nga Gjon Marku
- poezi
U drodh trupi im nëpër stuhitë,
por shpirti s’u dorëzua kurrë.
Nga hiri u ngrita në dritë, përsëri,
se unë s’u rrëzova të bëhem urë.
Rilind si feniksi nga zjarri;
vallë dola nga ndonjë apokalips i zi?
Po si mund të ngjallet nga varri,
pyesin njerëzit edhe një herë përsëri.
Shqelmoj sulmet, fjalët prapa shpine;
hijet më ndjekin si shtriga në natë pa yje.
Vështrimin ua hedh me përçmim, si minjve
I shoh të lënë zhytur në llum e marrëzi.
Nuk më marrin dot me vete,
se unë bëhem erë që ndez flakën.
Më pyesin forcën ku e gjeta
-tek e drejta pa përbuzur askënd.
Sërish ngrihem – si deti para agimit.
Tek Zoti gjej forcën, bekimin tim
E ëndrrës i kthehem si mit,
Fitues mbetet përherë emri im.











