A po hodhën poshtë vlerat shoqërore politike në konflikt të gjeneratave?

0
Prishtina by night

Vështrim

Skënder MULLIQI

Duket së në Kosovë, pos tjerash kemi edhe konflikt gjeneratash, që dikush mund të cilëson si normale, e të tjerë si paraqitje të apokalipsës. Nese njeriu futët në konflikt më tjetrin, sigurishtë së do të bisedojnë më një gjuhë të përbashkët. Të vjetrit dhe të rinjët për shumë çka nuk mund të kuptohen, se gjuha e komunikimit është qmontuar. Kjo vlenë në përgjithësi për jetën dhe në veqanti për gjeneratat e politikës që kan filluar të ndërrohen, dhe nuk po ndërrohen shumë në mënyrë paqësore. Ne jemi një vend i vogël që nuk mund të krahasohemi më shtetet e mëdha, të cilat problemet e paraqitura i zgjedhin në mënyrën e vet, shumë më demokratike.

Kjo shoqëri duket së nuk është në gjendje që problemet ti kapërcejë ashtu si duhet. Orekset për pushtet po shëmbin dialogun politikë, dhe po rrënojnë atë pak demokraci që kemi.Gjithmonë po gjendemi në ngerqe politike dhe lëshim të gjerave stihisë, pa planifikuar paraprakisht. Kur nuk kemi projekte afatgjate zhvillimore dhe plane politike nuk ka së si të jetë gjendja e mirë në shoqëri. Nuk po jemi në gjendje të krijojmë identitetin, sipas interesave shtetërore. Kemi pasur dhe kemi hapësirë të veprojmë ashtu siç duhet, por nuk po e bëjmë mirë. Vlerat shoqërore politike sikur po hudhën poshtë në konfliktin politik të gjeneratave. Fleksibilitetin politik e ka zvetnuar logjika autoritare e sundimit mbi masat. Nuk ka mendime të shëndetshme.

Nuk po hapën përspektiva të reja. Nuk ka përgjegjësi. Nuk ka përspektivë më gjeneratën që është mësuar më pushtet, e cila po e tërheqë kohën mbrapa, dhe nga kjo logjikë imponuese nuk po tërheqen. Nuk dëshirojnë më kuptuar së sistemi shumpartiak pluralist është vlerë. Nuk dëshirojnë më kuptuar së represioni politik ka marrë fund. Gjenerata e re besojnë në bindjet dhe lirinë e vetë, pa imponime nga askush. E “vërteta” nga e kaluara komuniste është e rrezikshme për një shtet dhe për një komb. Dhe, disa më qëllim edhe pa dije nuk po e kuptojnë këtë. Nuk po kuptohet gjithashtu as filozofia e jetës. Kriteret e vertëtës dhe cilivizimit janë praktika të dobishme për një shoqëri të shëndosh në pikëpamje morale dhe kombëtare.

Po mungojnë gjithashtu vlerat e dialogut të mbredshem. Po dominojnë ofendimet dhe po përdorën metodat brutale së cili më dalë “fitues” nga lojërat e dëmshme politike që po i shohim dhe po i përjetojmë. Një pjesë e madhe të njerëzve të politikës e kan humbur kontrollin mbi emocionet, duke preferuar logjikën e dominimit. Po gjëjnë arsyetime aspurde dhe banale, sepse nuk kan mësuar së si konstruktohet dialogu, duke i dhënë përparësi logjikës agresive, para logjikës të argumentimit. Ekzistojnë shumë arsyetime, por ekziston një e vërtetë…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.