XHINDET MË GJETËN EDHE NË PRISHTINË

0
1
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

(Udha nëse të bie
në Shkup
)

Udha, nëse të bie në Shkup:
mos më kërko në Parlament!
As, në ndonjë ministri, jugosllave,
As kabineteve Qeveririse mqedonase!
Udha, nëse të bie në Shkup
kërkom te Rrapi, nën hije.

Ose, në mesin e të marrëve
Te “Parku i Grave”! LIRI…

(Murosja e Nuseve)

Edhe sot, i varrosim të gjalla
nëpër këtë Qytet Nuset.
Po, nuk ua lënë nga një gji
jashtë për poetët…

(Vdis sonte)

Vdis sonte! Dhe, ngjallu përsëri
Gjithë liqenin do ta pi!

Trofta e ngjala do t’i nxjerr në breg
kot përpiqesh të ikësh nëpër Dri te Zi.
Gjithë liqenin do ta pi!

Vdis sonte!…

(Lutja e natës)

Dikush falet në kishë
dikush në xhami.

Unë me dy buta në duar
Falem, dhe lutem mbi Ty…

(Le të më hanë gratë)

U besoj grave të marra
kur natën lahen në liqen.
E, Unë me një shishe verë në breg
dëshiroj të bëhem grep.

E pres ta kafshojnë vargun
t’i hedh në shtrat:
më mirë le të më hanë gratë,
sesa qentë e ngratë!…

(Nëse vini në
varrimin tim
)

Mos harxhoni fjalë
mos derdhni lotë,
Mos më sillni lule!
Atë ditë kur të vdes!

Më sillni verë
ma sillni Miken Di:
Tri Cucat me dajre,
nëse doni të çohem
nga Varri, si burrat:
Dhe, t’ju përshëndes…

(Nuk ngihem me detin)

E piva qiellin
liqenin
detin.
E ju thoni se jam i dehur?!
Jo, këlyshë, Unë jam i etshëm
po ju që jeni të tredhur
o burra pushteti!

E piva krejt liqenin
Se, nuk më ngiu deti…

Kam jetuar si Poet

Nesër mund të thoni plot gojën: E shanë,
e ndoqën, i kurdisën linçe itelektuale.
E akuzuan si rebel, e përzunë nga puna.
E thirrën edhe në biseda informative,
e ndanë nga gruaja, e martuan pa dasëm
herë me Miken, e herë me një lavire.

Megjithatë, sot mos t’ju vijë keq për mua
Që, në këtë luftë heroike kam hyrë vetë.
E kam ditur moti: Kë ta urrej e kë ta dua,
Nuk kam jetuar si qyqe, por si një Poet…

Ringjallja në prehërin
e Cucës Boheme

Në shtëpinë tonë kurrë! Edhe sot
Nuk është mbajtur Zi. Heu!
Edhe, kur ramë në luftë. Jetë
Njëherë lindet. Njëherë vdiset.
Edhe pse: Unë linda dy herë
Dhe, njëherë vdiqa. Nuk e di Imzot!
Edhe, sa herë do të vdes. Ringjallem:
Në prehërin e Cucës Boheme. Nën Rrap
Me dy shtamaverë. E një qiri mbi kokë.

Unë nuk vdes. Nuk më mbyt helmi
Nuk më zë plumbi… Zjarri… Uji…
Cuca Boheme për mua është Vdekja
Që më jep gji. Verë nga ato dy shtama
Varrin ta ngarkoj në shpinë. Veten
Ditën e Mdhe. Natën pas Hënës plotë…

(Xhindet e natës më gjetën
edhe në Prishtinë
)

Xhindet, e di: më kishin në dorë si fëmij
Edhe, më hudhnin, vidhnin pasmesnate:
Shtrati i Nanës, Babait. Dorë më dorë?!

Pak, para Agimit: më këthenin mes tyre
Unë mes Nanës dhe Babait, vazhdoja gjumin.
Ditën e Nesërme, Unë ua rrëfeja ngjarjen
Ato, s’e besonin. Thoshin: ke parë ëndërr?!

Ika nga Kërcova. Mendova, e shpëtova Veten
Nga Rrospia Xhadi, duarmëdorët e tyre politike.
Shpëtova, majë lisave, rrëzë “Çuke”. Dhe, çative.
U arratisa, dhe dalldisa diskolubeve të Natës
Me Gratë e mia besnike. Muzikë: The Beatlles,
Rolling Sotenes, Janis Joplin, Led Zeppelin.

Ika, edhe nga Shkupi. U strehova në Paris
Po atë vit, nga Parisi, u arratisa në Prishtinë.
Përsëri, u ktheva në Shkup, Luftën me Penë.

Gjatë një manifestimi kulturor në Prishtinë
Herët në mengjes, e shoh Lindjen e Diellit.
Lindje, që nuk e kisha parë vite me radhë
Shtegëtimeve mia me poezi, Atdhe dhe Botë.
Që, nga fëmiëjria ime në shtëtpinë e Babait.

Ditën e Nesërme, e përfundoj në Prishtinë
Lindjen Time studentore, arsimore. Univesitet.
Edhe atë: me derën e mbyllur të dhomës Time.
Prsomale, me shtama verë, pa brekë, Lakuriq,
Po, Siç më kishte lindur Nana ime, rrëzë “Çuke”.

Padidur, Xhindet më kishn nxjerrë në korridor:
Unë kisha dalë përmejdis kufinjëve Atdheut.
Ose, këmbeduar pa armë në brez. Lauriq.

Edhe, kam, qenë pa brekë në bythë. Lakuriq
Megjithëatë: Kryengriëtsin e kisha me Vete.
Gjithë dyertë e hapura krah më krah atë Natë:
Vetëm, Dera e dhomës time mbyllur me Çelës.

Përkarshi, dhomës time, i pash dyert e hapaura
Pasmesnate. Edhe, shtruar gati miqëve.
Unë, emde lakuriq, jashtë dhomës time.
Ballëpërballë, xhindeve . Që, më ndiqnin Natën
Vetëm, Dera Ime e mbyllur me Çelës?!

I tthem Vetes: Kalosh Çeliku, dyertë e hapura
Po, Dhomën Tëde, ende e ke nën Dry?!
Futja, o burrre një sy gjumë dyerëve hapura:”?!

Shtrihem në shtrat. Dhomës, përkarshi Meje
Mesditë, më del gjumi. Pasdite. Kërkoj, ndihmë:
Këthemni, në Dhomën time përkarshi, 208 -të!

Xhindet, dorë më dorë më hudhën Natën
Siç duket, më gjetën edhe në Prishtinë?!…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.