10.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Xhihad terrorist isislamik për Palestinë dhe kush janë “palestinezët”

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Agresioni i Terror-rusisë kundër Ukrainës i shkurtit 2022, nuk shkoi siç e kishte planifiku agresori, kjo bëri që të përpiqej të gjente vatra të reja krizash, e që i provoi t’i nxiste konfliktet në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovën Veriore, por falë institucioneve ndërkombëtare të sigurisë, u ruajt paqja dhe siguria. S’do mend që organizatat terroriste islamike edhe sot si edhe më parë, mbeten vegla të shkëlqyera të agjenturës ruse. Prandaj mund të thuhet që “ Terror-rusia më 7 tetor 2024, kreu agresion terrorist islamik, përmes terroristëve islamik të Palestinës, kundër Izraelit.”

Që nga 7 tetori me rastin e agresionit terrorist islamik të Hamasit, kundër Izraelit, në Trojet tona, menjëherë të njejtët hoxhallarë dhe të tjerë, kanë propaganduar në dobi të terrorizmit islamik palestinez, si dhe kanë shpreh urrejtje ekstreme anti-semite. Këto kanë qenë tejet të numërta, derisa asnjë rast institucionet e sigurisë, ndjekjes etj, nuk kanë reaguar a ndjekur penalisht. Kjo ka bërë që propaganda e tyre isislamike palestineze të radikalizohet në vazhdimësi.

Nuk janë vetëm hoxhallarët e njejtë që kanë propaganda terrorizmin isislamik për ISIS-in dhe organizatat të tjera terroriste gjatë viteve 2014-2017, por ka pasur edhe hoxhallarë më “liberal” a më “tradicional” që të influencuar nga Turqia, ashtu edhe teologe dhe teolog isislamik shi’it që nën influencën e Iranit, gjithashtu kanë propaganduar propaganda terroriste isislamike palestineze. Mjafton të kërkoni në internet dhe dalin me mijëra material, video incizime, fotografi etj të kësaj propaganda. Madje dalin edhe pamje dhe përmbajtje edhe më konkrete, qoftë për nxitjen dhe shtyrjen për terrorizëm isislamik.

Fatkeqësisht tashmë kemi pa a dëgju edhe për raste konkrete të rekrutimit, organizimit për pjesëmarrje në grupe terroriste isislamike në Palestinë. Këto vërehen më lehtë e më qartë në llogaritë e rrejshme në rrjetet sociale që nxitësit, organizatorët a shtytësit bëjnë me emra të rrejshëm. Sërish institucionet tona heshtin. Heshtja e tyre bëhet shkaku që në këto institucione ka persona që janë mbështetës të isislamizmit apo edhe të varur nga masa e elektoratit isislamik a edhe më së keqi, të blerë nga qarqet jomiqësore, që të jenë mbështetës të kauzave të tyre agjenturore.

Kjo heshtje do zgjasë, derisa reagimi dhe presioni i Perëndimit e në veçanti i SHBA-së, do detyroj Republikën e Kosovës, që sërish t’i ndjek penalisht Luftëtarët e huaj Terrorist isislamik që shkuan e do shkojnë në Palestinë. Personalisht aspak nuk besoj që institucionet tona, do ndërmarrin masa konkrete adekuate dhe efektive në kohë të duhur, për t’i parandalu këto rekrutime dhe pjesëmarrje në luftën terroriste isislamike palestineze.

Institucionet e vendeve tona, mbeten sot, përgjegjëse për çdo Luftëtar të huaj Terrorist isislamik që shkoi a do shkoj në Palestinë dhe për çdo terrorist isislamik që do kryej akte terroriste isislamike, pasiqë propaganda terroriste isislamike palestineze është edhe më e madhe në intenzitet sesa propaganda terroriste isislamike për ISIS-in. Nëse në herën e parë, zyrtarët e institucioneve tona u bënë sikur se dinin, s’ishin sprovuar më parë, tashmë këtë arsyetim nuk mund ta përdorin.

Shenjtërimi i Palestinës (gjegjësisht Jerusalemit) nga islami, filloi nga dinastia Umajade. Kjo u bë që në vazhdimësi, qëndrimi i islamit ndaj Jerusalemit të zgjerohet dhe thellohet në radikalitet, ekstremizëm, terrorizëm e deri në gjenocidizëm. Sot, as edhe në një rast të vetëm nuk mund të gjesh një predikues fetar islam, që nuk e lidh Jerusalemin, xhaminë al-aksa, Palestinën, me islamin. Mirëpo “palestina” si nocion kombëtar, etnik a gjuhë e veçantë, kurrë nuk ka ekzistuar, para viteve 1967, kur filloi lindja e “kombit” palestinez.

As sot, nuk ke popullatë palestineze, që etnikisht, kombëtarisht a edhe gjuhësisht a edhe në ndonjë element tjetër kombformues, nuk ka që t’i bashkoj muslimanët e Izraelit, në një komb “palestinez.”

Historia e identitetit kombëtar palestinez, është e diskutueshme mes studiuesëve.[1]  Arabët e Izraelit(“palestinezët”), kanë historinë që shpesh në etapa të ndryshme të historisë lidhet me arabët, e që nuk ekzistonte si term etno-nacional më parë, por vetëm si term gjeografik. Shumica e palestinezëve e shohin veten si pjesë të arabëve ose të komunitetit musliman,[2] madje në vitet 1920-1930, palestinezët e identifikonin veten me Sirinë.[3] Hebrejt në Izrael dhe në Bregun Perëndimor përgjithësisht identifikohen me Izraelitë, kurse qytetarët arab të Izraelit identifikojnë veten si izraelit, palestinez ose arab.[4]

Në fund të shekullit XVIII, pati lëvizje në dy drejtimet mes Egjiptit dhe Palestinës. Mes viteve 1829-1841, mijëra fellahin( fshatar) Egjiptian, arritën në Palestinë, pasiqë ikën nga rekrutimet e Mehmet Ali Pashës, e cila ishte casus belli që të pushtonte Palestinën në tetor 1831, për t’i riatdhesuar të arratisurit.[5] Duke i kthyer dhe rivendosur në Deltën e Nilit, mirëpo kjo çoi në Revoltën e Fshatarëve në Palestinë më 1834,[6] por edhe pas tërheqjes së Egjiptit më 1841, shumë punëtorë e dezertorë mbetën në Palestinë, shumica e të cilëve shumë shpejt u aasimiluan në qytetet e Jaffa-s, Gazës, Ultësirës Sharon dhe Nahal ‘Iron.

Sipas vlerësimeve migrantët Egjiptian në këtë periudhë ishin rreth 15.000-30.000, derisa popullata totale e Palestinës ishte rreth 350.000 njerëz. Pas Luftës së I Egjiptiano-Osmane në vitet 1831-1833, ku Mehmet Ali Pasha pushtoi gjithë Sirinë e Madhe. Mirëpo më 1839, Mehmet Ali Pasha diskutoi me Sir Moses Montefiore, për të regjeneruar Palestinën duke i kthy hebrenjët, por ky plan dështoi pasi Perandoria Osmane e ripushtoi Sirinë( përfshirë edhe territorin izraelit të Palestinës).[7]

Mirëpo edhe pas vitit 1878, kur Austro-Hungaria e pushtoi Bosnjën, një numër i vogël i muslimanëve u shpërngulën për në territoret izraelite të Palestinës.[8] Pastaj Perandoria Osmane edhe në Beershaba më 1914, vendosi rreth 55.000 popullatë beduinësh nga Hexhazi dhe Transjordania jugore.[9] Gjatë viteve 1922 derisa ishte Mandati Britanik mbi territoret izraelite të Palestinës, kishte 670.000 arab, kursë më 1948, emigruan duke u dyfishu numri në 1.2 milion banorë.

Prandaj Rripi i Gazës dhe Bregu Perëndimor, kanë karakteristika të dallueshme mes vete, të cilat dallime vërehen edhe në ditët e sotme.  Ka dallime mes “palestinezëve” të Gazës dhe atyre të Bregut Perëndimor, kjo edhe për faktin që me rastin e krijimit të shtetit Izraelit më 1948, Gaza administrohej nga Egjipti i cili e toleronte nacionalizmin palestinez, e që shumë lider të Gazës kishin studiuar në universitetet e Egjiptit dhe ishin influencuar nga Vëllazëria Muslimane.

Plani i ndarjes që ishte parapa nga OKB, parashihte opsionin e dy shteteve, atij izraelit dhe atij palestinezo-arab,[10] por mbreti i Jordanisë Abdullahu i kurorëzuar mbret i Jerusalemit nga peshkopi kopt më 15 nëntor 1948,[11] derisa palestinezëve arab, të Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit lindor, i garantonte shtetësinë jordaneze dhe gjysmën e ulseve të parlamentit jordanez.[12] Bregu Perëndimor dhe Jerusalemi Lindor, u pushtuan nga Izraeli në luftën gjashtë ditore të 1967, e që Bregu Perëndimor qëndroi nën administrimin ushtarak izraelit deri në vitin 1982.

Liga Arabe në samitin e vitit 1974, me rezolutë caktoi Organizatën për Çlirimin e Palestinës, si përfaqësuesen e vetme legjitime të qytetarëve palestinez, kurse Jordania vetëm në vitin 1988, do heq dorë nga pretendimi për këtë territor,[13] ku ndërpreu gjitha lidhjet administrative dhe ligjore me Bregun Perëndimor dhe u hoqi shtetësinë jordaneze palestinezëve të Bregut Perëndimor.[14] Bregu Perëndimor, prej vitit 1920-1947, ishte nën Mandatin Britanik, e që në vitin 1948 dhe me Marrëveshjen e armëpushimit të 1949,[15] ku u përcaktuan kufijt e saj e cila ishte nën pushtimin e Transjordanisë, gjegjësisht Jordanisë, të cilën e mbajti deri në vitin 1967.

Kurse Bregu Perëndimor, ishte i bllokuar dhe ishte shoqëri kryesisht agrokulturale e aneksuar nga Jordania, e që palestinezët e këtij rajoni që kishin studiuar a bënin biznes në Jordani, Siri a Liban, ishin të influencuar nga sekularizmi i këtyre shoqërive. Pra Gaza me Bregun Perëndimor, janë dy bota të ndryshme, e që këto diferenca vërehen edhe në strukturat e Hamasit dhe liderët e saj.[16]

Si përfundim, agresioni terrorist isislamik i Terror-rusisë, përmes terroristëve isislamik Palestinez kundër Izraelit, në Atdheun tonë reflektohet në propagandimin pro-palestinës, rrjedhimisht propagandë kjo në dobi të Terror-rusisë, e padyshim edhe në dobi të Serbisë dhe kundër Atdheut tonë dhe Aleatëve tonë perëndimor. Në këtë rast Terror-rusia është përfituesi kryesor, pastaj pan-islamizmi( si suni ashtu edhe shi’it), pan-arabizmi (vende të ndryshme arabe) gjithashtu edhe neo-osmanizmi (Turqia).

Si në rastin e ISIS-it, ashtu edhe më parë, në rastin e Luftërave të viteve 1878-1913( në Trojet tona), Serbia përfitoi përmes isislamit. Prandaj largimi dhe çlirimi nga ndikimi dhe robëria isislamike, mbetet Shpëtimi i Kombit dhe Atdheut tonë. E kjo mund të arrihet vetëm përmes ndjekjes së Rrugës së Gjergj Kastriotit, i cili në të kthyer në 3-4 nëntor 1443, nëpër Luginë të Preshevës për në Krujë, kishte thirrur në “Kthimin e Shqiptarëve në Fenë e të Parëve,” pra në largimin nga ideologjia isislamike.

Më: 08.09.2024

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin, komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e  marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


[1] Law and identity in mandate Palestine, Assaf Likhovski, The University of North Carolina Press, 2006, faqe 174; The Israel-Palestine Conflict: One Hundred Years of War, James L. Gelvin, Cambridge University Press, (13 Januar 2014), faqe 93.

[2] The Colonial and Postcolonial Middle East, Bailet Maxim, 2016, faqe 153.

[3] The Human Record: Sources of Global History, Volume II: Since 1500, Alfred J. Andrea, James H. Overfield, Cengage Learning, 2011, Edicioni i  7të, faqe 437.

[4] “Noted Arab citizens call on Israel to shed Jewish identity”, Isabel Kershner, (8 shkurt 2007), International Herald Tribune.

[5] Haifa in the Late Ottoman Period, 1864-1914: A Muslim Town in Transition, Mahmoud Yazbak, Maḥmūd Yazbak, 1998, faqe 18; The Egyptian Question, 1831-1841, The Expansionist Policy of Mehmed Ali Paşa in Syria and Asia Minor and the Reaction of the Sublime Porte, Muhammed H. Kutluoğlu,1998, faqe 58; The Royal Archives of Egypt and the Origins of the Egyptian Expedition to Syria, 1831-1841, Ǎsad Gibrā’īl Rustum, 1936, faqe 78.

[6] Transformed Landscapes: Essays on Palestine and the Middle East in Honor of Walid Khalidi, Walid Khalidi, Kamīl Manṣūr, Leila Tarazi Fawaz, American Univ in Cairo Press, 2009, faqe 83-87.

[7] Battleground, Fact and Fantasy in Palestine, Shmuel Katz, 1985, faqe 106; Jews in Nineteenth-Century Egypt, Jacob M. Landau, 2016, faqe 17; The Judaic Tradition, Texts,Nahum Norbert Glatzer, 1969, faqe 659.

[8] “The Arab Bosnians?: The Middle East and the Security of the Balkans” Ibrahim al-Marashi. (PDF), faqe 4.

[9] https://users.cecs.anu.edu.au/~bdm/yabber/census/PalestineCensus1922.pdf, (qasur më 20.08.2024), faqe 4; The Rise of Israel Practical Zionism, 1920-1939, Contributor:Aaron S. Klieman, 1987, faqe 28; Census of Palestine 1931, Volume 1, Eric Mills, Palestine Census Office, 1933, faqe 329.

[10] Palestine and the Palestinians in the 21st Century, Rochelle Davis, Mimi Kirk , Indiana University Press, 2013 faqe 192.

[11] The Holy Places of Jerusalem in Middle East Peace Agreements: The Conflict Between Global and State Identities, Enrico Molinari, Sussex Academic Press, 2010, faqe 92.

[12]Jerusalem: One City, Three Faiths. Armstrong, Karen, New York: Ballantine Books, 1996, faqe 387.

[13] The Palestine Yearbook of International Law 1987-1988, Anis F. Kassim, (1988), faqe 247.

[14] Israel, the Hashemites, and the Palestinians: The fateful triangle, Efraim Karsh, P. R. Kumaraswamy, (2003), faqe 196.

[15] https://unispal.un.org/UNISPAL.NSF/0/F03D55E48F77AB698525643B00608D34 (qasur më 20.08.2024).

[16] From Bullets to Ballots, Violent Muslim Movements in Transition, David L. Phillips, 2011, faqe 77.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit