Grue, djali i ka ga rragtarit

0
Sinan Kastrati - Vlorë

Dy anekdota për gratë

Familjet e pasuna, që jetonin në katune, e kishin shumë tokë të punës, gjâ e pakë mashkuj të punës, merrnin rragtarë që ti ndihmonin në punët e përditshme, me mjellë grun e kallamoq, me korr e me kasit, me shkue në mal për dru, në mulli, me i qit gjâjen në bjeshkë, mi qeth dhetë e punë tjera. I zoti i shpisë, shkonte mysafirë e pritëte miq në odë, shkonte në pazare e nuk i dilte kohë me i kqyrë qysh i ka ka punët e shtëpisë e as me i pa fëmijët e gruen e vetë. Prandaj rragtari kishte një rrol me rëndësi. Ai ishte i lirë me hi në sh`pi te gratë, në odë të burrat por, ai kishte përgjegjësinë kryesore për të gjitha punët mrena shtëpisë e në jasht saj. Kur e shihnin gratë rragtarin e lutshin me iu shkurtue edhe drutë për me i pjekë bukët, me zi pasul por, me i kallë kaftorrët në sobë ku flenin zonjat.

Njëherë, tuj hânger bukë bashkë, burri, grueja e fëmija burri pi kqyr fëmijët e nuk pa han bukë. Grueja pi thotë:

– Njeri, pse s’pa hanë bukë?
– Grue, pi kqyri f’mitë.
– Ani, mirë boll, qysh pat doken?
– Maj grue, qiky djali vogël i ka ga rragtarit krejt, kryt ja ka k’put, rragtar n’ven.
– Uh njeri, neri, ha bukë e mas u lodh me k`so menime. F’mija ju gajnë dajve edhe pse janë larg e jo mâ na qi e kemi rragtarin n’shpi.

Hajde djali jem, lene baben se me pas prit atâ, unë nuk ju kisha as juve

Ishte kohë e drekës. Burri punonte në aborr, thurke gardhin, e fshinte lâmen, punë burrash e grueja e kishte bâ bukën gati. Nâna i thot djalit t’madh:

– Shko djali i jem e bâni zâ babes tun me hânger bukë se sofrën e kam k’thye.
Djali e thirr babën por ai nuk i kish gati, kish edhe pakë punë e nuk shkon me hânger.
Grueja, e qon edhe djalin tjetër me e thirr baben por ai prap nuk shkon. Kur e sheh gruja qi burri nuk pa vjen iu thotë djemve:

– Hani djemtë ju se mi se e pas prit unë babën e juj, as juve nuk ju kisha.

Fjalorth i fjalëve të rralla dhe shprehjeve popullore në të folmen e Turjakës.

(I ka) ga, i ngjashëm
rragtar, rrogëtar
i pasun, i pasur (pasuri)
katun, katund, vendbanim kodrinor malor
kasit, kosit (livadhet)
gjâ, bagëti
mashkuj, (i gjinisë mashkullore) këtu ka kuptimin fuqi punëtore
mrena, brenda
kallamoq, kallamboq, misër
nuk i dilte kohë (me dekë), nuk kishte kohë (me vdekur)
sh’pi, shtëpi
me hi mrena, me hyrë, hyri brenda
kaftorr, stufë për ngrohje
tuj, duke (pj.)
(me) hânger, (me) ngrënë bukë, drekë
kqyri, shikoj
njeri, grueja nuk e thirrte burrin në emër por “njeri
mirë boll, shumë mirë (boll, mjaft)
qysh pat doken (fëmija), qysh po të duken, a i (ngjeh) njeh?
kryt ja ka k’put, shprehje shumë e shpeshtë në të folmen e Kosovës
është i ngjashëm,
bâni zâ, thirre, lajmëroje
e qon edhe djalin tjetër, e detyron me shkua djalin, me e kry një punë, një porosi etj.

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 8 janar 2024
siankastrati09@hotmail.com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.