(Mikut Penës: Skënder Rusi)
NGA KALOSH ҪELIKU
Ehu, miku im Poet erotik. Lirik
I armatosur me vargje në brez!
Korçën me poezi mbajte gjallë
Me Netët e Poezisë Korçare.
Vështirë pate t’shpëtosh Veten
Nga Zonja Vdekje, në pusi.
Tinëz, që të vodhi nga Poezia
Dhe, e la Korçën veshur në zi.
Po Miku im, mjeshër i vargut
Lirik i lindur. Ashik, në Dashuri.
Që, më shpëtove në Voskopojë
Nga vdekja klinike në vitin 2000
Pa shenja jete. I vdekur. Jo, Veten.
Rrugës për në spital, në Korçë
Aksident komunikacioni. Shkundje
Thirra: Luftë! Pavetëdije, në gjumë:
Tek, atëherë e patë se, jam gjallë.
Ringjallja. Vendlindja e dytë, Korça
Ku, parashikova Luftën e 2001 –shit:
Zgjimin. Linda për së dytiherë në jetë.
Ditën e nesërme, i hapa sytë
Mbi mua qante një Mike poete.
Mjeku, dhe miqtë e mi poetë
I pyeta: ku jam, në Cilin vend,
Ҫka po ngjan me mua në jetë?!
Pano Taçi shkrepi fotoaparatin
Heshtë! Kësaj here u Ringjalle.
Ndoshta, të Ringjalli Poetja Mike
Që, po qanë me lotët shi mbi Ty?!
Punemadhe. Zonja Vdekje moti
Edhe mua më kishte vënë pusi:
Nën Rrap, në Shkupin Historik.
E mashtrova. Nuk rash nga xhamia.
Por, pas “Ҫuke”. Dhiareve. Larg.
Mik, Ti rae në luftë Poet dëshmor
Sot, qanë Rrapi për ty, në Shkup:
Lotët i shkojnë ende rrëke. Lumë.
Shkaku, se: vrave Veten me poezi…