Një dukuri që ndodhë me decenie te një pjesë e popullatës shqiptare në kosovë është vetë-urrejtja dhe vetë-poshtërsimi apo vetë-nënqmimi. Kjo dukuri me pasoja të rënda për identitetin kombëtar shqiptar dhe për individin duhet të luftohet fillimisht duke i gjetur shkaqet.
Një pjesë e madhe e fajit dhe pasojës, padyshim i takon rrethanave të jetesës nën okupim 500 vjeqar otoman dhe 87 vjeqar serb.
Në kohën e sotme nëse kërkohet shkaktari numër një i vetë-urrejtjes të kombit shqiptar, ai duhet të kërkohet te religjioni islam.
Fatkeqësisht BIK-u me imamët e tyre në mënyrë të paskruppullt lufton me të gjitha kapacitetet në poshtrimin dhe nën-vlerësimin e çdo cilësie dhe identiteti të shqiptarve.
Në çdo ligjerate në faltoret islame, në çdo prononcim medial, dhe në bisedat private, imamët me konotacion negativ flasin për shqiptar, duke krijuar parakushte çë njerëzit të mendojnë se të jeshë shqiptar është keq, negative, ndërsa të jeshë musliman është mirë dhe pozitive! Në islam të gjithë janë ta “barabartë” ndërsa te shqiptart ska barazi sociale.
Kryetari i BIK-ut, në çdo prononcim nuk e përmend kombin shqiptar por religjionin apo kombin islam si primar, njësoj sikur të gjithë vartësit e tij. Krye BIK-u nuk e uron asnjë festë shqiptare apo shtetrore.
Përveq ritualeve religjioze çë i kryen në gjuhë arabe, për të cilin mendoj se është qështje dhe e drejtë e tyrë religjioze, imamët edhe në biseda jo-religjioze imponojnë fjalët e huaja turke dhe arabe.
Në vend se të përdoren shprehjet në gjuhën shqipe ata promovojnë fjalët në gjuhët arabe ose turke. Ka qindra urdhëresa dhe kërkesa çë të thuhet vatan e jo atëdhe, selam e jo përshëndetje, populli i jonë ..e jo populli shqiptar!!
Islami ka qindra ndalesa të cilat iu bëhen muslimaneve me prejardhje shqiptare. Ndalohen festat kombëtare shqiptare sikurse dita e pavarësisë së shqipërisë, sepse pavarësia u fitua prej otomanise islamike, ndalohet flamuri shqiptar sepse ky flamur u përdor së pari nga Gjergj Kastrioti për të luftuar për lirinë e shqiptarve, e cila liri u privua nga otomanet islamik.
Ndalohet festimi i festave tjera siq janë: festimi i vitit të ri, pavarësia e kosovës, dita e kushtetutës, dita e europës dhe qdo festë tjetër që nuk është festë Islame.
Një prej klerikëve kryesor islamik nga kosova në pyetjen e një gazetari se : çka don të thotë fjala xhihad në gjuhën shqipe?, kleriku përgjigjet se: në aspektin gjuhësor fjala xhihad don të thotë….ndërsa intervistuesi ia përsëritë :në gjuhën shqipe? , por kleriku prap vazhdon : në aspektin gjuhësor!!!!
Pra kleriku shqiptarofob nuk don me e përdore nocionin : “në gjuhën shqipe”, si pasojë e urrejtjes patologjike ndaj kombit shqiptar.
Kleriku mbi dy decenie absolutisht asnjëhere nuk e përdor fjalën gjuha shqipe, ndërsa kur përmendë çkado qoft lidhur me nocionin shqiptar absolutisht duhet të jetë në kontekstin negativ, përçmues, ndërsa kur e përmend nocionin musliman absolutisht është në kontekstin pozitiv dhe lavdërues!!!
Në mënyre identike vepron edhe kryetari i organizatës joligjore islamike me emrin Bashkësia Islame e Kosovës(BIK).
Kleriku injorant nuk e prononcon termin shqiptar por shiptaaaar..me konotacion përçmues, dhe pa shkronjën-tingullin “q“ në emrin shqiptar!
Kryetari i BIK-ut në pyetjen e gazetarit se a ka rrezik për sulme terroriste në kosovë nga ekstremistët islamik , përgjegjet: nuk besoj se ka shqiptar që e bënë këtë veprim!!!!
Pra edhe nëse ndodhë sulmi terrorist islamik, atë eventualisht do të e bëjë një shqiptar e jo një musliman.
Ky është perfiditeti i anti-shqiptarizmit të secilit musliman në kosovë, çë gjithëçka negative çë ndodhë në shtet ti atribuohet të qenunit shqiptar!
Neveria më e madhe është kur politikanët primitiv shqiptarë të kosovës vrapojnë të arrijnë sa më parë në zyret ilegale të BIK-ut, dhe të urojnë festat islamike, ku i pret kryetari i BIK-ut, sikur të ishte ndonjë diktator i llojit të liderve suprem të iranit.
Këta politikanë primitiv çfaqin nivelin më të ulët të poshtërsimit kombëtar dhe shtetror shqiptarë duke shkuar të urojnë festat islamikut i cili: ndalon urimin e festave shqiptare, dhe i cili feston ditëlindjet e ish sulltanëve okupues.
Pastaj bëhet lavdërimi i emrave arab ose turk, që imamët i quajne emra të bukur musliman, dhe iu sugjerojnë muslimanëve me prejardhje shqiptare se nëse i emrojnë fëmijët me emra të bukur dhe të pranuar nga islami, fëmijët do të kenë jetë më të mirë dhe më të shëndetshme, se sa nëse i emrojnë fëmijët në gjuhë të huaj, që në rastin e tyre është në gjuhën shqipe.
Ky kërcënim malicioz me emra e luan rolin e poshtrimit të gjuhës shqipe.
Edhepse zyrtarisht nuk ka emra musliman, por ka emra në gjuhë të ndryshme, në rastin konkret emrat që përdoren te muslimanët janë në gjuhët arabe, turke dhe hebraike.
Emri i profetit Islamik nuk është emër islamik, por emër arab, sepse themeluesi i islamit u bë musliman në moshën 41 vjeqare, dhe emrin e kishte origjinal nga fëmijëria, që don të thotë se prej kohës kur profeti lindi, deri në moshën 41 vjeqare, nuk kishte religjion islam.
Konkludimi është së islami dhe veprimtaria e çdo kleriku islamik në kosovë është poshtërsimi dhe nënçmimi i secilit virtyt dhe secilës karakteristike të kombit shqiptar, dhe kjo veprimtari islamike është baza dhe shkakatari kryesor që shumë shqiptarë të e urrejnë vehten dhe të e nënçmojnë vehten, dhe pastaj konvertohen në musliman.
Bekim Berisha
Prishtinë











