LAHUTA NË UNESKO – LAJMI I VITIT 2025
Hysen S. Dizdari, Tiranë
Posta shqiptare në vitet 1978 dhe 2011 ka emetuar një emision të posaçëm kushtuar kësaj vegle muzikore, ku pulla me vlerë prej 25 dhe 120 lekësh paraqet Lahutën e lashtë origjinale shqiptare.
Emisioni i parë:
Emetuar më 20 janar 1978. Pulla me vlerë 25 lekësh e këtij emisioni paraqet lahutën origjinale shqiptare me kokën e dhisë.
Emisioni i dytë:
Emetuar më 31 mars 2011. Pulla me vlerë prej 120 lekësh e këtij emisioni paraqet lahutën shqiptare të Malësisë së Madhe mbi Shkodër me kokën e dhisë.

Prof. Ramadan SOKOLI (foto) dhe Prof. Dr. Pirro MISO në veprën e tyre madhore: “VEGLAT MUZIKORE TË POPULLIT SHQIPTAR”. Botim vitit 1991 sjell fakte historike të qëndrueshme, të cilat vërtetojnë në tërës se lahuta është një nga veglat muzikore më të lashta të popullit shqiptar.
Disa fakte historike të cilat dëshmojnë se lahuta është një nga veglat muzikore më të vjetra ilire-arbërore-shqiptare janë dhanë nga dy muzikologët e shquar shqiptarë: prof. Ramadan SOKOLI dhe Prof. Dr. Pirro MISO në librin e tyre me titull: «Veglat muzikore të popullit shqiptar» (Tiranë 1991).
Në faqen 219 thuhet: «Dëshminë më të vjetër të shkruar për këtë fjalë në shqipe e kemi të Pjetër Bogdanit në veprën Cuneus Prophetarum (shkalla-IV-ligjërata 1, kapitulli I- i cili thotë: «…Ata që kënduekshin ndë mjedis e vashëzave e rasa të laudeve» Duket se në gjuhën tonë do të këtë hyrë para ardhjes së osmanëve në Shqipëri me që e kane edhe arbëreshët e Kalabrisë (Lavud). Ky fakt rrëzon mendimin e albanologut F. Nopça sipas të cilit kjo vegël na paska ardhur nga Lindja pas pushtimit osman. Përveç këtij fakti kemi dhe kronologjinë e emrit në gjuhë të tjera të Evropës.»
Në faqen 217 te këtij libri shkruan:
«Përsa i përket përhapjes gjeografike të kësaj vegle në vendin tonë mund të thuhet se përkon me përhapjen e këngëve kreshnike duke filluar nga Kruja, dhe Ana e Malit në veriperëndim pastaj Malësia e Madhe, Hoti e Gruda, Kelmendi, Kastrati, Rrënzat e Shkodrës, Dukagjini, Postrripa, Shllaku, Nikaj Merturi, Malësia e Gjakovës, Krasniqja, Gashi, Berisha, Bytyci, Kosova, ku cikli vazhdon të bëjë jetën e vet.»
Këngët e eposit të kreshnikëve këndohen nga lahutarët, të cilët dallohen për zërin e tyre tërheqës, për mjeshtërinë e të kënduarit e të rënit të lahutës dhe për teknikën e mbajtjes mend të këngëve.
Koka e lahutë në krahinën e Nikaj-Merturit, Malsi të Gjakovës, Krasniqe, Gash, Berishë, Bytyç, Kosovë gdhendet në dru me pamje në formë të kokës së dhisë. Ka edhe lahuta qe kanë në kokë të gdhendur përkrenaren e Skënderbeut, shqiponjën dhe simbole të tjera shqiptare.
Me lahutë shqiptari është kënduar eposi i kreshnikeve, një nga dëshmitë më të rëndësishme të pasurisë shpirtërore dhe lashtësisë së tyre nga se ato shprehin periudhën e matriarkatit. Me lahutë janë kënduar edhe këngët me tematikë historike.
Koka e dhisë e gdhendur me mjeshtëri në Lahutën shqiptare sot është e vërtetuar botërisht nga shkencat e arkeologjisë, historisë, gjuhësisë se është një nga simbolet e lashta iliro-arbërore-shqiptare.
Posta shqiptare në vitin 1978 dhe në vitin 2011 emetoi nga një emision të posaçëm kushtuar kësaj vegle muzikore, ku pulla me vlerë 25 lekë 120 lekë paraqet Lahutën origjinale shqiptare.

Si simbol është përdorur që nga koha e Aleksandrit të Madh, Pirros së Epirit, por është dhe simbol i përkrenares së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeut.
Kush synon ta prekë Lahutën shqiptare, ka cenuar themelet e kulturës, të historinë ,dhe kujtesën tonë kombëtare.
Përfshirja në UNESCO është rrjedhojë e procesi të gjatë kërkimor.
Mirënjohje për grupin e studiuesve shqiptarë në fushën e trashëgimisë kulturore: Prof. Vaso Tole, Shaban Sinani, Rigers Halili, Armanda Hysa dhe Susane Ogge.
Në bashkëpunim me komunitetet lokale dhe me kërkimet edhe në terren ata arritën të përgatitin një dosje të standardeve më të larta, e cila u dorëzua zyrtarisht në UNESCO në mars të vitit 2024.
Biblografia
• Prof. Ramadan Sokoli, Prof. Dr. Pirro Miso:
“Veglat muzikore të popullit shqiptar” Botim, Tiranë 1991, f-216-220.
• “Vallet dhe muzika e të parëve tanë“, Tiranë 1971.
• Prof. Ramadan Sokoli:
• “Folklori muzikor shqiptar-organografia“, Tirane 1991.
• “Figura e Skënderbeut në muzikë“, Tiranë 1978.
• “Gjurmime folklorike“, Tiranë 1982.
• “Këngë patriotike“, Tiranë 1985.
• “Veglat muzikore të popullit shqiptar“, me bashkautor, Tiranë 1991.
• “16 shekuj“, Tiranë 1995.
• Prof. Dr. Pirro Miso:
• “Metodë për lahutë”. Botim mёsimor, botuar nga “Shtëpia qendrore e krijimtarisë popullore”, Tiranë 1965.
• “Muzike popullore instrumentale”. Antologji. Botim i Akademisë së shkencave, Instituti i kulturës popullore, sektori i etnomuzikologjisë. Tiranë 1990.
• “Veglat muzikore të popullit shqiptar”. Vëllimi integral (Me bashkautor R. Sokolin). Botim i Akademisë së shkencave. Tiranë 1991, f. 217 – 219.
• “Instrumentet kordofone të kulturës popullore shqiptare”, me bashkautor Prof. Achille Pellerano, katalog analitik, deskriptiv dhe ilustrativ, botim i realizuar në dy gjuhë, shqip dhe Italisht, ( “Gli strumenti cordofoni cordofoni della cultura popolare albanese”). Financuar në kuadrin projektit “REVALE” (Recupero e Valorizzazione di sculture del lignee), projekt i hartuar në bashkëpunim me Prof. Achille Pellerano, Bari, Itali 2008.










