REPUBLIKË E ÇAMËRISË

0
Atdhe Geci - Iliada shqiptare

Atdhe Geci

Nga unë e ke librin “Iliada Shqiptare”, ty
ti kushtoj të gjitha këto poezi dhe poema
të dhashë të pa gjumtën e natës dhe t´jetës
vargun më të bukur të qenies dhe t´shpirtit

Nga zemër e Atdheut merr frymë Kosova
merr frymë Shqipëria, Ilirida dhe Çamëria
merr frymë Krahina Mollës së Kuqe, merr
frymë, Shqipëria më e madhe se Shqipëria.

Atdhe, të gjithë të kemi borxh të mbrojmë
Kosova do të dijë ta jetoj lirinë e fituar
Serbisë ia do qejfi që t ´i hajë kufijtë tanë
por, sa të ketë jetë toka ne do të jemi këtu.

Në bashkësinë e krijuesve të atdheut tonë
rapsodët janë poetët gjeni të kombit, ata
që me zërin e tyre i shtojnë frymë atdheut
Shqipëria është më e madhe se Shqipëria

Çame është e dashuria ime, Çamëri quhet
dhe e folmja saj shqipe, të thuash Çamëri
ke thënë Kosovë, po the Çamëri ke thënë
Shqipëri dhe, po the Çamëri ke thënë Iliri!…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.