RAMAZAN MISLIM DAUTI (1917-1944)

0
Shqipëri etnike - map

DËSHMORË PËR SHQIPËRI ETNIKE

NGA BAJRAM ҪELIKU – BALI

Ramazan Mislim Dauti, rrjedh nga familja Spahiu e fshatit Cërvicë të Kërçovës. Ishte djali i Mislim Dautit. E, Mislimi kishte vëlla Bexhetin. Mislim Dauti dhe vëllai i tij Bexheti, prejardhjen e kanë nga fshati Zajaz. E, të parët e tyre për arsye të kushteve më të mira për jetë e sidomos tokës pjellore, vendosen në fshatin Cërvicë.

Mislimi ka pasur tre djem: Ramazanin, Isufin dhe Islamin. Ndërsa, Bexhet Dauti: Demirin dhe Abdullaun ( Dulin ), si dhe tri motra: Habiben, Zenën dhe Safijen.

Babai i Mislimit dhe Bexhetit është quajtur Asan, e ai ka pasur vëlla Feton dhe Zenelin. Këto tre vëllezër kanë jetuar në lagjen “Zajas Teçe”, dhe pasi shpërngulen nga Zajazi, në fillim vendosen në një shtëpi pas xhamisë së fshatit Cërvicë, te shtëpia e Xhemës Zylfit, e cila një kohë të gjatë përdorej edhe si shitore, e ditëve të sotshme. Aty është ndërtuar shtëpia e Hamit Spahiut, dikur “spiker” (folës) i Radio Kërçovës.

Më vonë tre vëllezër nga kjo shtëpi Asani, Fetoja dhe Zeneli, vendosen në vendin para xhamisë së fshatit. Vend, ku para tyre jetonin familja Bisere, poashtu të shpërngulur nga Zajasi, të cilët e shesin vendin dhe ndërtojnë shtëpi afër shkollës, ku edhe sot e kësaj dite banojnë aty me shtëpi.

Lufta e dytë botërore u solli telashe të mëdha shqiptarëve, kudo që jetonin ata në Trojet e tyre Etnike. Nuk mbeti pa telashe edhe familja Dauti, nga fshati Cërvicë. Ishte viti 1944, rrëfente gjyshi im Emin Çeliku, forca të mëdha sllave sulmonin të gjitha Trojet Etnike Shqiptare. Edhe viti 1943 nuk ishte më i mirë për shqiptarët, kapitulloi Italia fashiste, e bullgarët të parët u hodhën nga lindja për të okupuar trojet shqiptare, sulmi i parë u bë nga ana e Orllancës dhe Krushicës.

Shqiptarët e Kërçovës, pasi hetuan rrezikun zunë prita mbi fshatin Garanë, ku u zhvillua një betejë e ashpër, ku si komandant lufte ishte zgjedhur Dervish Llokaçi. Bullgarët përveç armëve të lehta rrëfente gjyshi posedonin edhe minahedhës. Dervish Llokaçi rrëfente gjyshi, duke parë rrezikun nga mortajat që përdorte bullgari, jep urdhër që shqiptarët të tërhiqen pak më poshtë, e më vonë në pritë të shkatrrojnë ushtrinë bullgare. Në mes të ushtarëve shqiptarë ndodhej edhe trimi sypatrembur nga Cërvica Nefruz Çeliku, i cili nuk pranoi urdhërin e komandantit të tij duke thënë, se: nuk i jap asnjë pëllëmbë toke shqiptare bullgarit.

Qëndroi si burrë në majë të kodrës duke vrarë mbi 80 bullgarë, por trimit iu mbaruan fishekët, i mbeti në fund vetëm një bombë dore të cilën e përdori së fundmi kur iu ofruan bullgarët. E shpërtheu edhe atë së fundi, duke vrarë veten e disa bullgarë që e kishin rrethuar me pushkë e bajoneta. Komandanti bullgar, kur e sheh këte gjendje të përgjakshme, urdhëron që ushtria bullgare të këthehet prapë nga kishte ardhë, sepse kësi trimash mund të hasë edhe më tutje viseve shqiptaare.

Viti 1944, ishte edhe më i zi se ai një vit më parë, re të zeza mbuluan Kërçovën me rrethinë. Forca të mëdha partizane sulmuan së pari Kërçovën, duke shfrytëzuar rastin kur Mefailat i kishin shkuar në ndihmë Xhemë Hasë Gostivarit në një luftë për të çliruar Dibrën. Partizanët ishin vendosur në Kala të Kërçovës, dhe kishin shpallë se e kanë marrë Kërçovën, e se ajo tani është qytet i çliruar nga partizanët.

Kur dëgjojnë shqiptarët se, partizanët janë vendosur në majë të Kalasë, në krye me udhëheqësit e Ballit Kombëtarë, rrëmbejnë armët, kush me mitrolozë kush me pushkë dhe sulmojnë Kalanë. Në këte luftë të ashpër nga shqiptarët u dalluan mitrolozgjinjtë legjendarë: Habib Kaleshi, Medin Zenku, Shefki Jagodini, Begzat Vuli, Halim Mangupi dhe Ramazan Mislim Dauti nga Cërvica.

Në një luftë të ashpër e me humbje nga të dy palët, partizanët lëshojnë Kalanë, rrëfente gjyshi duke ikur në drejtim të Krushinës dhe Knezhinës. Në afërsi të Kalasë së qytetit, na ranë dëshmorë mitrolozgjinjtë: Medin Zenku, Shefki Jagodini, Habib Kaleshi, Begzat Vuli… E, luftën nëpër qytet e vazhdoi trimi nga Cërvica Ramazan Mislim Dauti, i ndihmuar nga ne që luftonim me pushkë.

Trimi nga Cërvica, rrëfente gjyshi me mitrolozin e tij, bënte kërdi mbi partizanë, e rrugët e qytetit ishin të mbushura me partizanë, të vrarë e të plagosur që ofshanin në gjuhën serbo- malazeze, e ne që vinim pas, me nga një plumb në kokë i përcillnim në botën tjetër, sepse kishim frikë, se mos të na vrisnin pas shpine. Të paktë ishin ato partizanë që mbetën gjallë rrëfente gjyshi, duke ikur në drejtim të Krushinës e Knezhinës.

Lufta pothuaj kishte marrë fund, por papritmas u dëgjua një krismë e një pushke, që erdhi nga dritarja e një shtëpie maqedonase në afërsi të stacionit të sotëm policor të Kërçovës. Ai plumb i zi vdekjeprurës, rrëfente gjyshi mbaroi në shpinën e trimit sypatrembur nga Cërvica, Ramazan Mislim Dautit. Trimi ende mbante në dorë mitrolozin e tij, por e lëshoi fuqija dhe ra mbi një gurë, në afërsi të stacionit të sotëm të hekurudhës dhe autobusëve në Kërçovë.

Ende sa ishte gjallë dha kushtrimin: ,,Bini burra, vrisni të pabesët, mos leni asnjë të gjallë! Lëshoi “mashingerrin” (mitralozin) e tij besnik nga dora për tokë, e ndërroi jetë aty mbi gurin që e kishte aty pranë. Na ra keq për këte trim, sepse i kishte vetëm 27 vjet, i fejuar por ende pa martuar. Të fejuarën e tij, rrëfen nipi i tij Bashkim Dauti nga Cërvica, familja e këthen për vëllain e tij, sepse ashtu ishte zakoni aso kohe, nusja nga dera e mirë nuk qitet prej shtëpie.

Trupi i pajetë i trimit sypatrembur me nderime ushtarake të shokëve të luftës, dhe fshatarëve varroset te varrezat e fshatit Cërvicë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.