Protestat e opozitës në Beograd, protestat e shqiptarëve në Luginë, Kosova dhe faktori ndërkombëtar

0
Borrell - Kurti - Vuiçq

Skënder MULLIQI

Në Serbi u mbajtën dy protesta, ajo e opozitës ne Beograd kunder regjimit autokratik të Vuqiqit, i cili regjim më gjithqka të keqe po e godet vetë shtetin serb , dhe në anën tjetër po e kërcënon rajonin më luftë. Protesta e shqiptarëve në Kosovën Lindore, ishin një ngjarje e arsyeshme dhe e pritshme, kur dihet së më çfarë diskriminimi po përballen nga regjimi fashist i Aleksander Vuqiqit. Nuk po i gëzojnë shqiptarët në Serbi, as të drejtat elementare njerëzore, dhe në anën tjetër Beogradi i frymëzuar moti më ide ekspansioniste, po kërkon për minoritetin serb në veri, që është më të drejtat më të mëdha të mundshme, përmës Asociacionit famoz, autonomi të gjerë territoriale, që është ndarje e Kosovës mbi baza etnike. Bashkësia ndërkombëtare po heshtë kur bëhët fjalë për të drejtat e shqiptarëve në Luginë, dhe po është shumë i zëshem për minoritetin serb, në veri duke përkrahur terthorazi idenë megalomane klero fashite për Serbi të Madhe, e cila ide e dërgon Ballkanin në një luftë të re shumë të rrezikshme edhe për paqën në Evropë.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuqiq, lidhur më protestat masive ne Beograd të opozitës, tha së shërbimet ruse të sigurisë i kanë dhënë informacione zyrtare së po përgatiten trazira masive më qëllim grusht shteti në Serbi. E në thëmi tjetra mos koftë.Kjo tregon gjithë varësinë ruse të Beogradit zyrtar, që ishte dashur të jetë këmbanë alarmi edhe për BE-në dhe Amerikën, të cilat nuk po fshehin përkrahjen karshi politikës kriminale dhe terroriste të presidentit serb në rajon.Vuqiq, Sheshel, Dodik, Vulin e Daciq janë të gjithë të njëzeri së duhet luftuar deri në fund për bashkimin e të gjithën serbëve në një shtet.Dhe, deri më tash nuk po ju mungon asnjë një fije floku. Ky radikalizim i politikës ndërkombëtare të shprehem ashtu, nuk është duke i shërbyer paqës dhe stabilitetit në rajon, që e kan plotë gojën.Kjo politikë gjoja për afrimin e Vuqiqit, nuk është duke u treguar aspak efikase. Serbia po qëndron afër më Rusinë e Putinit dhe më Kinën.

BE-ja dhe veqmas Amerika po e humbin ndikimin në Mal të Zi dhe në Bosnje.Me të paren është instaluar një regjim kukull i Beogradit, por edhe Moskës, edhe përkunder që Mali i Zi është në NATO.Në BH marrveshja e Dejtonit duket gjithnjë e pak pak funksionale, kur dihet për shumë ingerenca të Republika Serpska në këtë shtet, dhe për tendencën e hapur të Dodikut për shkëputje. Në veri të Kosovës gjendja politike po përshkallëzohet nga faktori ndërkombëtar, së fundi për mos hapjën e urës mbi Iber nga Kosova, duke frymëzuar në veprime ekspansioniste regjimin e Beogradit, për të ndarë Kosovën. Si të komentohet ndryshe, kur po dënohet çdo veprim i Kosovës për shtrirje të sovranitetit dhe integritetit në plotëni edhe në këtë pjesë të vendit, duke pasur parasysh se jemi shtet sovran dhe i pavaruar, i njohur ndërkombëterarisht pikërishtë nga shtetet më kualitative të botës, të cilat sikur kanë ndryshuar qëndrim, pasi që na ndihmuan të çlirohemi nga zgjedha shekullore serbe në vitin 1999.

Kur rusët paralajmërojnë se dikush do të përpiqet të largojë Vuçiqin, ata qartë nënkuptojnë se ata do të përpiqen ta largojnë nëse nuk kthehet rruga joruse, në të cilën rrugë Serbia moti është inkuadruar.Edhe një fakt më shumë për BE dheë Amerikën, së është gabim nese vazhdohet të mbeshtetet regjimi Antipërendimor dhe Antidemokratik në rajon, i Aleksander Vuqiqit. Ndoshta zgjedhjet e reja kombëtare në Amerikë në nëntor, do të shenojnë një kaptinë të re më pragmatike ndaj Serbisë dhe Rusisë ,të cilat shtete e kan vu seriozisht në pëshore paqën në Evropë dhe më gjerë, duke kërcënuar më përdorim të armëve bërthamore.Veqmas kjo duket në horizont pas debakliit që po pëson Rusia në frontet e luftës, e tash së fundi Putin po përballet më luftë në terrrenin e Rusisë.

Nëse aksioni i vendosur ukrainas vazhdon, nëse rusët fillojnë të humbasin në frontin lindor, shumë espertë dhe analistë ushtarakë mendojnë së kjo do të këtë ndikim edhe në Serbi, ku do të qohen peshë shumë rusë të cilat kan ardhur, dhe janë duke bërë politikën siq po dëshiron Vladimr Putin. Moska ishte dhe do të jetë qyteti kryesor politik dhe shpirtëror për shumicën serbe, edhe për një kohë të gjatë… Tragjedia e ideologëve të Serbisë së Madhe po troket më të madhe në dyert e Ballkanit dhe të Evropës.Kjo ide toksike për Serbi të Madhe urrenë popujtë jo sllavë në Ballkan, dhe po urren edhe Perëndimin.Serbët më ruset në krah po mendojnë së një ditë do ti gëzohen himnit të “botës serbe” dhe se flamuri i tyre do të valojnë në të gjithë Ballkanin. BE-së, dhe Amerikës si prijetare të demokracisë në glob, ju mbetet të bëjnë zgjidhjen e vet…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.