Prej librave në gjuhën shqipe nuk ka bukë…!

0
Libër me qiri

Frymë reagimi

Skënder Karaçica - logo Skënder Karaçica

Profesori me gradë shkencore (dr) nga Kërçova: Leni librat shqip se prej tyre nuk ka bukë, e mësojeni gjuhën angleze…!

Para do kohe, erdhi në Çikago, profesori i shtyer në moshë, me gradën shkencore (prof. dr) dhe me mërgimtarët shqiptarë mbajti ders se jo mahi… Hyri e doli, nëpër udhë e (pa)udhë duke mos kursyer “rrafshin e tij shkencor”(sic!) tash e sa vjet nëpër dyert e universitetit në Shkup e Tetovë, para brezave të rinj shqiptarë…

Duke biseduar me mërgimtarët, aty kishte të moshuar që, koha e mërgimit ua kishte shembur kurrizin e jetës dhe, profesorë të fushave të ndryshme. Foli e foli, pajada, profesori nga Kërçova e, përmes fjalës nuk ngurroj të thotë zëshëm:

Leni librat e gjuhës shqipe se prej tyre nuk ka bukë e, mësojeni gjuhën angleze, – u thoshte (p)rofesori nga Kërçova, mërgimtarëve në Çikago.

Në frymën e reagimit: A thua i kujtohet (p)rofesorit fjala e tij kutrrum dhe e pa matur mirë në Çikago, duke denigruar gjuhën e lashtë shqipe indo-evropiane, tiparët e saj gramatikore kanë vënë gurët e qytetërimit në Evropë dhe më gjërë në botë?!

(P)rofesor me gradë të lartë shkencore (prof.dr) ne nuk harrojmë, ne gjykojmë se si dikush pa na zë diellin e shenjës dalluese kombëtare të shqipes…!

Ne nuk harrojmë në Çikago…!

(Nga notesi im)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.