Mu lodhën këto dy sy
Po tretëm për ty
Fati është i lodhur me mua
Të kam dashur dhe të dua
Kaq kohë pa ty në vetmi
Si një fyell i lënë pa melodi
Ndjehem i lodhur i këputur në bel
Pa ty as dielli më nuk del
Ndoshta për mua po vajton
Shpirti nga dhimbja po më rënkon
E kam një pyetje për perendinë
Pse e shpike dashurinë
Dal dhe ulem në breg të detit
Veç prej dhimbjes dhe sikletit
Ditë e natë të kam në mënd
Kam gdhëndur varsen me emrin tënd
Me kohën do më besosh
Kur si mua të dashurosh
Të lutem më thua qëj të dua
Do ti sjellë yjet në këmbët e tua
Për ty po çmëndem fare
Të dashuroj si në kohërat mesjetare
Pa kushte dhe pretendime
Dëgjoj veç të rrahurat e zemrës sime
Të betohem në këto dy sy
Nuk e harroj rrugën që më sjellë tek ty
Ajo rrugë që s’ka të sosur
Më këtë shpirtë të brengosur
Për ty ndjej dashuri
Ndaj të lutem si një fëmi
Me fjalë të thjeshta po të shkruaj
Ti e ke në dorë që të mos vuaj
(Autori i poezisë)
(Leo Nika)
(Datë 3 mars 2026)











