12.5 C
Tirana
E shtunë, 7 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Përçarjet politike po e ngulfatin shtetndërtimin e Kosovës

Përçarjet politike po e ngulfatin shtetndërtimin e Kosovës

0
Kuvendi i Kosovës

Skënder Karaçica - logo Për aktualitetin politik në Kosovë, zgjedhjet e shkurtit dhe të dhjetorit të vitit të kaluar, frymën e votës së lirë të sovranit, nuk e vuan në lëvizje përmes përgjegjësisë kushtetuese, që të kemi me kohë e pa vonesë në krijimin e institucioneve të parlamentit dhe qeverisë në Prishtinë. Përkitazi me frymën e dy palë zgjedhjeve me shënjën politike të jashtëzakonshme, na erdhi vlerësimi politik nga Skënder Karaçica, veprimtar nga Çikago e Amerikës.

Po bëhet tashmë një vit që në Kosovë, kemi qeverinë në detyrë sipas ligjeve kushtetues. Pse po ndodh kjo dhe kujt i shërben, pyet z. Karaçica, duke shtuar se ka ardhur koha të rishikohet e të ndryshohet Ligji zgjedhor për të tejkaluar ngulfatjen e votës së lirë të sovranit. Për aktualitzetin politik, ligji aktual zgjedhor ka mëngësi e paqartësi, që, deshëm apo nuk deshëm,na ka sjellë para aktit të kohës me vonesë të krijimit të institucioneve të shtetit. Tërë debatet publike, ndonëse partitë politike po heshtin, po bëhen me përplasje të mëdha, thotë z. Karaçica, e fajtori gjithherë po mbetët para dyerve të partive politike në Kosovë.

Po të kishim bërë me kohë ndryshmin e Ligjit zgjedhor, nuk do të kishim kaq shumë përplasje deri të shembja e vlerës së votës së sovranit, thotë Karaçica në vlerësimin politik nga Çikago, për të hedh dritë për mirëvajtje kushtetuese të zgjedhjeve parlamentare, ku,përmes votës së sovranit do të bëhej shënja kushtetuese për udhëheqjen e shtetit. Deri tash, fryma e Ligjit zgjedhor me lista të mybllura dhe një zonë elektorale, ka krijuar thyerje të rregullave për kanditatët e nominuar nga të gjitha partitë politike për deputet, nënvizon Karaçica.

Pëse të lejojmë ketë dukuri “ligjore” kur një kanditat mund të votohej në tërë Kosovën, pa e njohur të tjerët pos qytetit dhe fshatit të tij(!) dhe, bartësit e listës zgjedhore në adresë të partive politike. Kjo platformë e Ligjit zgjedhor, me këto parime të vjetruara dhe jo për kohën, do të duhej mos të jenë në parim për të ardhmen e zgjedhjeve parlamentare, ndonëse do të na paraqitej përseri “gripi politik”(!) i përqarjeve dhe shembja e frymës së ligjeve kushtetuese, sepse të dy krahët politik pozitë-opozitë janë përgjegjëse për shtetndërtimin e Kosovës.

Për të tejkaluar e “shëruar gripin politik”(!), Karaçica vë në spikamë ndryshimet në Kushtetutë dhe brenda kodeve të kemi Ligjin zgjedhor me parime të reja të demokracisë dhe shtetit ligjor. Për kohën na duhet të mendojmë të kemi vijën e qartë për zgjedhjet paralamntare dhe të zgjedhjes së të parit të shtetit(prtesidentit). Në kornizë të ndryshimit të Ligjit zgjedhor, Karaçica hedh dritë me disa propozime parimore, që e freskojnë me shënjën dalluese të demokracisë,se si do të votojmë me lista të hapura jo në një zonë, por në shumë zona dhe, tevona një kaditat-një votë, që, sipas Karaçicës,më nuk do të kemi shembje të votës lirë të sovranit.

Po me këtë ndryshim të Kushtetutës, do të propozoja që të parin e shtetit të Kosovës (Presidenti) të zgjidhet nga vota e popullit e jo përmes votës parlamentare të partive politike. Ndonëse e kemi sistemin politik të jetës parlamentare, do të ishte demokratike, nënvizon Karaçica, në fushatën zgjedhore të frymës pluraliste të kemi shumë kaditatë për të parin e shetit dhe, vota e popullit do të zgjedhë në mënyrë solemne, me frymë të unifikimit të ligjeve kushtetguese të parin e shtetit të Kosovës, thuhet në vlerësimet e Skënder Karaçica nga Çikago.

Skënder Karaçica

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.