1.5 C
Tirana
E premte, 27 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj PËR TY ÇAM, JENI VËLLAI I VOGËL

PËR TY ÇAM, JENI VËLLAI I VOGËL

0
Harta e Çamërisë

Skënder Karaçica - logo Fletëza jete

Në sallën e bukur në Çikago, me shije të frymës kulturore të rrethuar me këndin e librave, priti me ngrohtësi dashamirët e artit të poezisë në manifestimin ,,Dita e Lirisë,,i pari i këtij lloji dhe,bashkëbisedim me poetin e burgologjisë Visar Zhiti.Mërgimtarët nga të gjitha trevat etnike shqiptare,manifestimi kulturor i kishte bërë bashkë dhe,ata flisnin me tiparet e traditës për familjen,punën,për fëmijët e,tevona me sy e zemër kah Shqipëria zyrtare dhe Shqipëria tjetër Kosovë(term Dritëro Agolli,-shënim im).Ndërsa në sallë djemë e vajza të rinjë shqiptarë,në krye të manifestimit kulturor,Edon Shaqiri,një preshevar i dashur për të gjithë,bëheshin gati për fillimin e frymës ,,Dita e Lirisë dhe me temën boshtë,,Poezia është Liri,,për bashkëbisedim me poetin e burgosur në pranverat e rinisë,vetëm pse shkruante poezi dhe i dëgjonte valët matanë kufirit me gjemba,duke folur shqip në Kosovë(Radio-Prishtina)!

Në hyrje të sallës,në një kënd i kishin vënë librat e poeti Visar Zhiti,,Këpuca e Aktorit,,dhe libri me poezi,,The Condemned Apple,,të përkthyer nga albanologu kanadez dhe miku i shqiptarëve,Robert Elsie nga një titull i një poezie,,Molla e denimit,,!Me libra në dorë,takime e kujtime për kohën kur regjimi i dorës së fortë na zinte diellin dhe,kishim mbetur të izoluar në vetminë e ,,parajses,,siç thonë në Drenicë,vetëm me Zotin..!

Fryma e manifestimit me tipare shqiptare,këndej detit(term De Rada,-shënim im)në Amerikën e largë,niste porosinë se,arti i poezisë dhe poetët janë pasapora e qytetërimit dhe,sipas teorive të lettërsisë,ndërgjja e kombit.Në dritën e artit,poetët gjithherë kanë biseduar dhe kanë vënë pikën referuese se si duhet të marrë frymë kombi dhe,ndërtimet e themeleve të atdheut të lirë.Po në këtë udhë kemi bashkëbisedimet të poetëve me përmasën e planetit,Jorge L.Burges dhe Ernesto Sabato si dhe shkrimtarët në rrafshin shqiptar,Dritëro Agolli,Ismail Kadare,Fredrik Rreshpja me shkrimatrët në Shqipërinë tjetër Kosovë,Ali Podrimja,Azem Shkreli,Rexhep Qosja,Din Mehmeti,Agim Vinca e të tjerë e të tjerë.

Poezia është t`u flasë të gjithëve,thuhet në teoritë letrare!

Nisi manifestimi dhe qetësi në sallën me frymë kulturore,e rrallë në kësi rrafshi letrar në qytetin tonë të mërgimtarëve.Folën dhe lexuan punimet me shije të artit letrar,për veprimtarin Taip Beshiri u nderua me mirënjohje të KSHA-së.Përmes atmosferës për temën liria në krah të poezisë,Xhabir Alili lexoi poezinë kushtuar poetit Visar Zhiti.Për të mbuluar me shijen artistike,poetikën e peozive të poetit Zhiti,aktori i skenës Pajazit Murtishi,bëri një kolazh të bukur përmes recimit të poezisë ,,Si shkohet në Kosovë,,.

Koha shkonte shpejt,hisja e artit të poezisë,me shekuj është konsideruar mbretëreshë e arteve(Profesor Agim Vinca),që, niste mesazhin se nuk ka poet në botë që nuk ka shkruar për lirinë.Manifestimi kulturo,,Dita e Lirisë,,e përmbylli kohën e programit me një bashkëbisedim të ngrohtë me poetin Visar Zhiti.

Në sallë ishte një atmosferë e ngrohtë,aty pranë meje parakalon dhe ndalet e,në shënjë nderimi me përqafon si vëlla,Elton Ademi,një djalë i ri të tokës së Çamerisë shqiptare.Kishte kogja kohë të gjatë që nuk e kisha takuar djalmeninë me shpirt çame.E pyes si e do rendi,për familjen,punën dhe,koha kur e kur ai shkon për vizitë në Shqipërinë tonë.Djalmenia çame me Elton Ademi,e kemi në rreshtat e parë të veprimtarisë kulturore,arsimore dhe kombëtare në Çikago.

Pëderisa bisedoja me Elton Ademi,seç me erdhën në kujtesë,fjala e madhe kombëtare e Adem Demaqi,i cili pas daljes nga burgjet e ferrit të ish regjimit vrastar serbo-jugosllav,thoshte zëshëm:Shqipëria është vëllai i madh i Kosovës…!Dhe,në këtë takim sy me sy me djalin çam Eltin Ademi,në shumësinë e fjalës e të porosisë së motit kombëtar të Dem Demaqi(,,Gjarpërinjët e gjakut),i them me gjithë zemër Eltinit të Çamerisë tonë:Për ty çam,jeni vëllai më i vogël i Shqipërisë dhe Kosovës…!U gëzua shumë Eltoni dhe,në ndarje me tha se kjo fjalë me ngjyrat të atdheut e të kombi shqiptar,do t`i mbajë si testament në udhët e jetës!

Prof. Skënder KARAÇICA

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.