“Për dashurinë, në formën e saj më sublime”

2
Arben Çokaj - Frojdi - Vepra e plotë në shqip

[ Blej librin “Vepra e plotë në shqip” të Frojdit online ]

Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Ka një thënie fataliste për dashurinë:

Për dashurinë jap jetën,
Për lirinë jap edhe dashurinë!

Jo të gjithë njerëzit e dinë këtë dhe disa të rinj edhe e ngatërrojnë…

Por ka edhe një thënie tjetër, me të cilin fillon libri im i përkthyer “Vepra e plotë në shqip“, e Frojdit:

Për dashurinë, në formën e saj më sublime

Kush e lexon librin e Frojdit, e kupton edhe sublimimin, për të cilin flet Frojdi, të dashurisë në një produkt intelektual, apo punë të caktuar… Edhe ky një zbulim i Frojdit, dhe Frojdi e ilustron zbulimin e tij, me shembullin e Leonardo Da Vinçit. Ka një vepër prej rreth 60 faqesh për të.

Duke lexuar historinë greke të Narcisit nga Ovidi, Frojdi ka zbuluar edhe konceptin e Narcizmit, më pas doli edhe NDP (Narcissistic Personality Disorder) – Çrregullim i Personalitetit Narcistik, nga i cili duket se vuan edhe Rama, e shumë njerëz në këtë botë…

Por Frojdi përveç Psiko-analizës si metodë e thellë trajtimi psikologjik, me anë të saj e gjatë punës së tij, ai zbuloi disa gjëra të rëndësishme në këtë fushë, të cilat janë pika reference për kuptimin e njerëzimit në sjelljen e tij, si psh. Kompleksi i Edipit, duke u nisur nga Edipi mbret, i Sofokliut, e më gjerë.

Leximi me kujdes i librit “Vepra e plotë në shqip” i Frojdit, mendoj se ka aq informacion dhe dije të transmetuar për kuptueshmërinë e kësaj shoqërie, zhvillimin e saj psikik në histori, sa në varësi të dijes që ka një person, mund të arrijë ta ndryshojë botëkuptimin tuaj për gjërat nga 35-65%, në varësi të asaj që dini deri tani.

Librin e gjeni në Tiranë e Shkodër, në numër të kufizuar në libraritë:
1. Librari Adrion Ltd, Pallati i Kulturës, Tiranë
2. Librari Onufri, Rruga “Myslim Shyri”, nr. 10, Tiranë.
3. Librari Ora e Shkodrës, Altini, para Postës, Shkodër
4. Librari Universitare, Ariani, Pedonale, Shkodër

2 KOMENTE

  1. I nderuari z. Arben Çokaj!

    Êshtë kënaqësi e veçantë kur lexoj se Ju keni kryer përkthimin në gjuhën shqipe të ndonjërit nga librat e shumtë të Frojdit. Shkrimi i Juaj i shkurtër, por me vlerë, më bëri përshtypje të thellë, ndaj ndjeva obligim që të JU PËRGËZOJ për përkthimin.

    Veçova këtë fjali:
    “Leximi me kujdes i librit “Vepra e plotë në shqip” i Frojdit, mendoj se ka aq informacion dhe dije të transmetuar për kuptueshmërinë e kësaj shoqërie, zhvillimin e saj psikik në histori, sa në varësi të dijes që ka një person, mund të arrijë ta ndryshojë botëkuptimin tuaj për gjërat nga 35-65% të asaj që dini deri tani.”

    Gjëndemi shumë largë, kështuqë e kam vështire të “arrijë” tek libraritë që ju i adresoni, natyrisht për blerjën e librave. Ndaj dëshiroj të “gjejë mundësinë” e porositjës përmes postës dhe Ju mund të më ndihmoni shumë. Shpenzimet ua kisha kompenzuar plotësisht.

    Ju lutëm për mirëkuptim!

    PS!
    A ju kanë bërë përhtypje MENDIMET ETIKE E MORALE?
    Ju jam shumë mirënjohës për publikimin e të njejtave, si dhe për publikim e “85 vjetorit të kalimit në amshim të At’ Gjergj Fishtës (pjesa 1)”
    —–
    Shënim: Ismet, libri i Frojdit është 1152 faqe me kopertina të forta, e peshon rreth 2 kg. (Nuk e kam peshua). Kështu që posta mund të shkojë shtrenjtë nga Gjermania në Suedi. Libri vetë bën 50 Euro, plus posta. Por nëse e do e nuk e ke problem për çmimin, nga 20 janari jam në Frankfurt, e po e pyes postën sa kushton, e nëse biem dakord, po ta postoj. Sa për shkrimin për Fishtën, këtë punë bëj unë përditë. Mendimet etike e morale nuk i kam lexuar në detaje, për të dhënë një përshtypje, por me aq sa kam lexuar, kam parë se trajtojnë çështje me rëndësi shoqërore. /AÇ

  2. z. Arben,

    ju falëminderit për përgjigjën e shpejt rreth pyetjeve të mia!

    Po presim datën 20 janar. S’ka me pas’ kurrfarë problemi për pagesën e Librit dhe shpenzimeve postare. Ato mbesin në përgjegjësinë time.
    Pasi vini në Gjermani, JENI I MIRËSËARDHUR TE UNË NË SUEDI. Unë t’i barti shpenzimet e fluturimit: biletat kthyese – Frankfurt-Malmö dhe dal e e pres në Aeroportin e Malmös dhe të jesh mysafir i imi për disa ditë. MIRËSËVJEN!

    Respekt,
    Ismeti

    Shënim: Faleminderit Ismet. Në Suedi nuk kam qenë asnjëherë, por duhet me pa gjatë verës me kalua andej… 🙂 Në Kopenhagë kam jetuar unë nga 1993-2001, ku kam punuar si mësues Informatike. Po komunikojmë me email, për detajet tjera, në lidhje me librin. /AÇ

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.