Nga KALOSH ÇELIKU
Lagja e Shkupit “Serova”, komuna e “Çairit”, me Shkupin Historik Shqiptar, i disa kryengritjeve shqiptare kundra Perandorisë osmane. Kryeqendra e Rumelisë, Sot: ende bythëprapë?! Fëmijët në rrugë pa nënë, dhe babë Edhe, pa mësuese. Kopshte të fëmijëve. Nuk kanë cerdhe të fëmjëve, nuk kanë shkolla. Po, kanë parqe të mbuluara me ndërtime të egëra, pallate biznesi mes gjelbërimit e ferrave dhe telave me gjemba. Hapësira, ku sot fëmijët nuk mund të marrin as frymë dhe lojëra për Ditën e Nesërme.
Nuk janë më të mira as lagjet tjera të “Çairit” Shkupit në këtë anë të lumit Vardar, që i ndërtoi sistmi komunist, dhe i shkatërrosi sistemi Neokomunist. Vite, .kur gjatë sistemit komunist kanë qenë mbi nivelin e këtij sistemi Neokomunist me gjithë, këto parti politike me thasë “maqedonase” dhe shqiptare, arnë përmbi arnë në pushtet e opozitë, që ato themele trusakate komuniste i shkatëruan me themele. Dhe, ende bëjnë luftë për pushtet në emër të popullit shqiptar?!.
Edhe, për çdo ditë një fëmij në kopshtin e para shtëpisë më pengonte me atë thirrjen e tij të përditshme: “Oj Nanë”! Pamarrë, parasysh atyre provokimeve të fëmijëve tjerë në grupe për çdo diët para derës të shëtpisë time me porosi të partive politike. Mos, e them edhe gjatë ditëve të festave fetare të “Kurban Bajramit”, duke trokitur derë më derë për lëmoshë: para me atë thënjen e tyre fetare islame: “a, doni Bajram”?! Unë, nuk u jepja para, por librin tim me pjesë teatrore: “Shtriga, doli nga perralla”. Hë, për hë: ende, nuk kam vndosur ta shes shtëpine e Gruas time besnke në Shkup. Edhe pse, kam shumë myshternjë me para në dorë.
Dihet, përditë ma prishnin rehatinë, qetësinë krijuese letrare. Edhe, ajo thirrja e vogëlushit shqiptar: “Oj, Nanë”! Edhe pse, thirrja e tij, “Oj Nanë” në fillim më dukeshte si provokuese. Edhe, i pëgjigjesha nga veramda: mos thirrë nga rruga, hipë shkallëve lartë te Nana! Ai, nga rruga më përgjigjej: më fal! E, pabesueshme?!
Vonë, e kuptova, se: ai kishte zënka me moshatarët e tij të lagjes, fëmijtë e partive politike. Ngjarje, të cilën e pash edhe vetë me sy nga veranda, duke u zënë fyt për fyti me fëmijët e partive politike. Fushëbetejë, në të cilën ai kërkonte edhe ndihmën e Nanës. Jo, që partitë politike i kanë politizuar institucionet arsimore të Shtetit “përbashkët”, por edhe ato kulturore. Pëmkeq, edhe fëmijtë.
Edhe, ai vogëlush ende vazhdon të thirrë Nanën për ndihmë para shëtpisë time nga rruga. Partitë politike, nuk kanë veshë. Janë, larg. Nuk e dëgjojnë zërin e tij për ndihmë. Mendjen e kanë te zgjedhjet lokale, se kush do të fitojë më shumë komuna mes bërllokut.
Unë, kët vogëlush vetëm e shikoj me sy nga veranda duke e përshendetur me gishtin e madh përpjetë. Matanë, edhe ai ma kthen përgjigjen me zë: më fal.
Në fund, i thash: ti mund të thërrasësh sa herë të duash para shtëpisë time: “Oj, Nanë”!…