Një mirënjohje dhe apel për ribotimin e gazetës “Benda”

1
Ibrahim Kabili

Ky apel nuk mund të filloi ndryshe, veçse duke shprehur mirnjohje të thellë për ideatorin dhe botuesin e kësaj gazete, të ndjerin Mehdi Elmaz Hoxha. Mirnjohja është vlerë mbi gjithë vlerat e tjera. Kjo merr vlera më të larta kur bëhet fjalë për njerëz që kanë bërë shumë për krahinën dhe komunitetin. I tillë qe intekektuali Mehdi Hoxha, i cili fatkeqësisht nuk jeton më. Mehdiu ka dhënë një kontribut të madh në fushën e arsimit dhe kulturës, në mbajtjen gjallë të traditës si kryetar i Shoqatës “Selita”, si shkrues në gazetën “Benda” dhe mbi të gjitha si botues i ssj.

Ky shkrim është i dyti për Mehdiun, është i shkurtër dhe me tematikë të caktuar, është një shkrim homazh për Të. Eshtë një apel për brezat! Mehdiu iku shpejt nga kjo jetë, sapo kishte dalë në pansion, iku në kulmin e arritjes së pjekurisë intelektuale, iku në një kohë kur kishte ide dhe projekte për ti realizuar. Libri i tij “Selita e Malit dhe selitasit” qe një vepër e arrirë, është një pasaportë “biometrike” për Selitën, selitasit dhe më gjerë. Edhe pas botimit me sukses të kësaj vepre, enciklopedike mund të them, ai mendjen e tij e kishte te ribotimi i gazetës “Benda”. Të jem i sinqertë gazeta u mbyll në të gjallë të tij.

Megjithë rëndimin e gjendjes së tij shëndetsore, ai përsëri donte që në një formë a tjetër të bëhej ribotimin e gazetës. Kjo detyrë qe e vështirë ndaj nuk u gjet një njeri tjetër që gazeta të rivazhdonte përsëri rrugëtimin e saj… Obligimi im për të shkruar disa rreshta për Mehdiun, është deytrim moral, është obligim ndaj kolegut të ndjerë, është dashamirësi, është vlerësim, është mirënjohje për çka ai bëri për krahinën dhe banorët e saj. Mbi të gjitha siç thashë më sipër, është edhe një apel për ribotimin e kësaj gazete. Ky qe edhe pengu i Mehdiut. Fakti që me vdekjen e Mehdiut nuk u botua më gazeta, është shumë kuptimplotë e domethënës. Kjo tregon më së miri vlerat e Mediut si intelektial, vlerat profesionale të tij, vlerat si njeri dhe idealist i spikatur. Ai këto vlera që mbarte i vuri gjithnjë në shërbim të komunitetit të zonës.

Gazeta “Benda doli në dhjetor të vitit 2013. Ajo vazhdojë veprimtarinë e saj deri në dhjetor të 2018. Gazeta pati gjithsej 18 numra. Editoriali i saj qe shumë i larmishëm. Ideatori, redaktori dhe shkruesi më kritik i gazetës, qe Mehdiu. Ai ka patur në çdo numër të gazetës një apo edhe dy shkrime. Mehdiu punonte në ekip me ne bashkëpuntorët, merrte mendimin e tonë, shtronte problematikat, dhe në ekip vendoseshin edhe tematikat për secilin numër. Mendoj se rrugëtimi pesë vjeçar i kësaj gazete ka qenë shumë i suksesshëm. Njohja e krahinës dhe e figurave të spikatura të saj nëpërmjet kësaj gazete ka patur një hop cilësor. Gazeta në shkrimet e saj ka promovoj vlera dhe arritje.

Në gazetë janë trajtuar: Shkrime që promovonin vlera në fushën e arsimit, kulturës, shëndetësisë; editoriale të redaksisë të cilët shtronin problematikat e kohës; artikuj që promovojnë figura historike të krahinës, intelektualë, kuadro dhe specialistë të afirmuar; artikuj historikë, shkencor, nga krijimtaria letrare e krijuesve të rinj dhe jo vetëm, artikuj me tematikë nga mjekësia alternative, artikuj mbi përhapjen e përvojës së përparuar, mbi arritjet në bujqësi dhe blegtori; shkrime që promovojnë kulturën, traditat dhe trashëgiminë tonë kulturore të ruajtur e transmetuar në breza, shkrime për ceremonitë në dasma dhe ritualet e tjera; shkrime dhe intervista me specialistë të ndryshëm, akadamikë, biznesmenë të sukseshëm, drejtues të pushtetit lokal, shkrime për njerëz të punës, për artistë, për grupe artistike, instrumentistë; shkrime për luftërat dhe kontributin e banorëve të Bendës në to, për kontributin e Bendës në ngjarjet kryesore të historisë të Shqipërisë, për dëshmorët e rënë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, për njerëz me kontribute të spikatura; shkrime për teologë të shquar, bejtexhiun me përmasa kombëtare Zenel Bastari, për figura me kontribute të larta, etj. Gazeta rrezatoi vlera dhe vetëm vlera, ndaj duhet ngritur! Fatkeqësisht gazeta u mbyll në vitin 2018. Natyrshëm shtrohet disa pyetja retorike: A mos vallë koha ndalon këtu, sepse u mbyll gazeta? Abdolutisht, Jo.

Jeta dhe veprimtaritë në Krahinë vazhdojnë normalisht, me larmicitet të madh dhe me intensitet të shtuar. Mjeti që mungon për pasqyrimin me realizëm të problematikave të ndryshme është gazeta. Duhet vazhduar patjetër tradita e krijuar në vite me botimin e gazetës “Benda”. Unë si një nga pjesëtarët e grupit nismëtar të saj, APELOJ: Të ribotihet me çdo kusht gazeta “Benda”! Kjo është një punë tepër e vështirë por plotësisht e mundshme. Që të arrihet kjo kërkohet angazhimi i pushtetit vendor, i intelektualëve, biznesmenëve dhe specialistëve të fushës. Ne, do të vazhdojmë të kontribojmë në këtë drejtim, por gjithçka ka një kufi… Para se të jetë vonë, ftojmë në skenë aktorët e brezit të ri! Stafeta kalon në fushën e tyre…

Ibrahim Kabili
Zall-Bastar më 13.08.2022.

1 KOMENT

  1. Nje lexim i vonuar sa laj te dhemshem mare.. Faleminderit i nderuar Ibrahim Kabili, qe si gjithnje; e ven PIKEN mbi *I* .Me ju jam sa trajtoni ju ne kete Shkrim,e per me teper dhimbie vazhdoj te ndiej per humbjen e jates te te MIRENJOHIT mbreselenes te ndieriit Mehdi Elmaz Hoxha,une njohur familiarisht qe nxenes,sa babain e tij te ndiere nje nga Punonjesit e pare aktivizuar ne ndertimin e Hidrocentalit te Selites,qe ne vite 1950-51. e mbi 10 Vjet drejtor shkole ne ate zone nga Zal-Mneri ne Zaldajt(1966-73). Mbesa te pa haruara mare nga i ndieri Mehdi qe dhe kam kontribuar ne dalien e tij si mesues ato vite qe Ai,si nxenes shkelqeu. E nhoh dhe perpjekit e Ti per ate Gazeten Nxjere,sa ecurine e tij shendetesore… ju i nderuar Ibrahim keni shume te drejte sa shkruani dhe do te ju mbeshtes sa te nxirni ate gazete, qe fliste shume per tere krahinen,Deri per kryevepren e vite 50t; Hidrocentrali Selites ndertuar.Selitaesi si mbare banoret e *Bende*e*Tamadhe*.Me gjithse ne *perendim te jetes* si 87 vjecar,dua tiu ndohmos qe ajo gazete te RIBOTOHET, sic po bejne Djemte e Shenmerise- Shegjergjit me gazeten e tyre …Juve ju faleminderit, nga Toronto ju shkruaj,ne pritie per t’u kthyer ne Atdhe.me prifte shendeti dhe Ju tiu takoj.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.