Në Prishtinë si maja e lisit del prej kullës Mark Krasniqi

0
Nue Oroshi - Mark Krasniqi - Muhamet Shatri

Nue Oroshi

Këto ishin vargjet që i këndonin studentët e Universitetit të Prishtinës për profesorin e tyre Akademik Mark Krasniqin. Sot e shtatë vjet më parë u nda nga ne atdhetari, studiuesi, etnologu, shkrimtari e politikani Akademik Mark Krasniqi. Akademik Mark Krasniqi një jetë të tërë ia kushtoj shkencës dhe kulturës shqiptare dhe që në moshë të re ra ndesh me politikën shoviniste serbe.

Ishte i vetmi, i cili kishte kundërshtuar Vasa Qubrilloviqin, shfarosesit të shqiptarëve, i cili kishte bërë projektet për shfarosjen e popullit shqiptar. E Akademik Mark Krasniqi ju pat drejtuar më këto fjalë Qubrilloviqit: “Këtë dizertacion të doktoraturës jepja djalit tënd dhe jo mua. Unë nuk shkruaj kundër popullit tim shqiptar.” Për këtë edhe ju ndalua doktoratura dhe e mbrojti shumë me pas në Slloveni. Profesor Marku ishte atdhetar por shumë kokëfortë në realizimin e qendrimeve. Shpeshherë më të dhe profesorin Muhamet Shatrin bisedonim për aktivitetët e Shoqatës “Trojet e Arbrit”, se e kishim edhe Kryetar nderi të shoqatës që ishte propozuar nga profesor Muhamet Shatri.

Kishte rast që edhe mahitemi kohë pas kohe por me një rast u ndal dhe m’i tha këto fjalë: “Nue kam shumë deshirë që te nguci si më i riu që je, por në gjeneratën tënde asnjë studiues nuk e kemi më aktiv se ti dhe që është duke i dhënë shkencës dhe kulturës shqiptare më tepër se ti.”

Këto fjalë vërtetë me motivuan që të angazhohem dhe te punoj ma shumë. Mbaj mend një rast të veçantë, kur i bëra një takim një delegacioni të lartë të PSHDK-së në Berlin, që te takoheshin me CDU-në. Derisa zhvillohej takimi, profesor Marku duke folur për tolerancën ndërfetare tek shqiptarët i tha politikanit gjerman këto fjalë: “Shqiptarët janë shumë tolerantë në aspektin fetar. Në një krahinë në Kosovë që quhet Rugovë, janë pesëmbëdhjetë fshatra të besimit islam, por që në shenjë nderimi për fenë e të parve të tyre e kanë ndërtuar kishën…

Por politikani gjerman më një përvojë të madhe në politikë i tha profesorit: “I nderuar profesor Krasniqi po kush lutet në atë kishë?” Profesor Marku u zu ngushtë por nuk u dorëzua – ai u përgjigj kështu: “arushat e bardha.” Dhe në këtë shtatë vjetor të kalimit në amshim të akademik Mark Krasniqit, e kujtojmë këtë atdhetar, i cili shkoi në botën e amshuar me porosinë: Mos hiqni dorë kurrë nga Bashkimi Kombëtar !

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.