Ne dhe ata jemi ne

0
Milazim Zeqiraj

Milazim Zeqiraj

Me dëshirën ngritëm prap,
për ti dhënë vendit dritë,
e fjalës së heshtur zë.

Dhembja e jonë,
është plaget e brezave
që s´sherohet si plagë,
zhvillimi e qëtson.

Kur dielli lindi për ne,
qielli ishte i errët nga retë e zeza
Për dritë e ngrohtësi,
rrezet e tij i çanin ato për mes.

Ne ishim aty,
me copa vendi nën sqetull.
Zogjet na sollën lirinë nga qielli,
që sot e gëzojmë.

Ne sot për fjalë, si jepim pesë pare.
E kuptuam se nuk e koptoni fajin,
por ne e dimë kush mban përgjegjësi.

Hajgaret s´merren seriozisht.
Me vullnet reagojmë,
që mos të mbetemi fajtorë,
se koha di të na dënojë.

Jetojmë me pak,
shumë nuk kemi pasur kurrë.
S´kemi falje për vete,
nëse gabojmë,
fajtorë do të jemi.

12.12.25

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.