Koment Editorial nga Fjala e Lirë
Muslimanët shqiptarë thonë: ‘mirë ua bëjnë’. Se shqiptarët deri tani, në përmasa disi më të vogla sillen si muslimanë, më shumë se sa si shqiptarë europianë. Dhe nuk kanë si bëjnë ndryshe, sepse nuk dinë ndryshe. Shikoni ngjashmëritë historike.
Vendet islame bëjnë diktatura, që në kohën e Herodotit – ata nuk dinë se çfarë është demokracia – e rrinë ashtu derisa rrëzohen me dhunë, si Libia, e tani Siria. Nëse i vini re, të gjithë liderët e tyre pasurohen. U pasurua Gadaffi e deri te Bashar-al-Assadi. Dhe tani këtij të fundit iu desh të ikte nga vendi i tij, me miliardat e tij. A ju kujtohet, a iku edhe Zogu ynë ashtu?
Me një demokraci të brishtë, edhe liderët e sotëm shqiptarë fryhen ashtu, po fryhet edhe Rama ashtu. A e shihni Saliun, që nuk din të ikë? Jozefina gjithashtu, edhe pse katolike si shën Pal Gjatoja. I mban shami aty, hajnia. Rama nuk bie derisa ta rrëzojnë. Sepse e vjedh votën, vjedh shtetin, i falin apo shesin pasuritë kombëtare si pasuri të tyre, e përfitojnë personalisht prej tyre. Do të ikë edhe Erion Veliaj si Arben Ahmetaj, sa ta shohin rrezikun real t’i afrohet, merr me vete, nëse e lënë, edhe milionat e vjedhura nga pasuria e përbashkët.
Ky është mentaliteti islamik i të mos bërit shtet, që muslimanët e dashurojnë, është mënyra e të jetuarit, u duket mirë ashtu, se nuk dinë ndryshe. Dhe ne si shqiptarë, kurrë shtet të fortë e demokratik nuk mund të bëjmë, e as eZanin kurrë nuk e ndalim. Pa bukë rrimë si në kohën e turkut, e islamin aty do e kemi, për të zezën tonë, se nuk dimë ndryshe. E dimë se nuk na shërben, e dimë se po na rrënon, por jo, si me duhanin e alkoolin, që nuk i lënë thuajse kurrë ata që i pijnë… ‘Vesi del me shpirtin’ – thonë.
Pavarësisht se çfarë duam ta gënjejmë ne veten si shqiptarë, ne duhet të synojmë ta shohim historinë ashtu siç është, me të vërtetat e saj. Dhe kur ta kuptojmë se kështu nuk ecën, në atë moment, ne duhet të ndryshojmë, për veten, pastaj për shoqërinë tonë. Gjithmonë nëse mundemi. Pasi psiko-analistët sqarojnë se një popull ka një gjendje të caktuar dhe nuk di të dalë nga ajo gjendje, derisa një forcë e jashtme të vijë dhe ta nxjerrë nga ajo gjendje. E për shkak të mentalitetit turqeliko-islamik, që flen në shoqërinë tonë shqiptare, ne sillemi si të tillë. Jemi vendi me kriminalitetin më të lartë në Ballkan, me korrupsionin më të lartë, me poshtërsitë më të mëdha – e të gjitha këto janë huqet tona të sjelljes, janë veset, që nuk ikin ndryshe kur nuk di, vetëm me vdekjen.
Por rrimë duke sharë tjerët, edhe pse nga ana shtetërore jemi më keq se ata, më të paorganizuar se ata, shajmë grekët e serbët… nuk shohim të rregullojmë veten, se nuk mundemi. Do shkollim e dije, punë e zhvillimi e durim, se ndryshimi vjen pastaj ngadalë. Por ne nuk i kemi hyrë ndopak kësaj pune. S’i kemi hyrë ende.
Kështu që gradualisht në Shqipëri do të mbesin, pensionistët, që derisa të vdesin nuk kanë nga ia mbajnë. Qeveritarët që e mjelin atë vend deri në pikën e fundit të gjakut e nuk ngopan kurrë. Islamikët që rrinë të tillë – jo komunistët – deri në vdekje. E Shqipëria do të thahet ashtu gradualisht, si toka në vendet e Lindjes, se orientimi shoqëror – e për rrjedhojë shtetëror, është i ttillë, i gabuar. Shumë i gabuar. Shqiptarët si thotë Oriana Fallaci janë, mosmirënjohës, edhe kur shkojnë në Perëndim, duan të mbjellin xhamia atje, kudo ku shkojnë – se nuk dinë ndryshe. Janë fatkeqësia e vetvetes, i shkeli turku e mbesin një popull i shkelur i turkut gjithë jetën, se nuk dinë të ngrihen. Nuk dinë ndryshe!