MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË:
NGA: BEQIR SINA e GANI MEHMETI
Fotografitë janë nga takimi i Joseph e Shirley Cloyes DioGuardit me Mërgatën Shqiptare në Botë, në Nju Jork, SHBA. Bahri Ramadani, kryetari i MSHNB, duke i dorëzuar Mirënjohjen Xhozef Diogardit për veprimtzarinë e tij Kombëtare Shqiptare, në prani edhe të kryeministrit Albin Kurti..
Me rastin e 85-vjetorit të lindjes së Joseph DioGuardit, më 27 shtator 2025, në një ceremoni solemne në zemër të Nju Jorkut, “Mërgata Shqiptare në Botë” nderoi çiftin Joseph dhe Shirley Cloyes DioGuardi me një pllakë mirënjohjeje të veçantë, duke njohur 35 vjet angazhim të palodhur për çështjen shqiptare, veçanërisht për lirinë dhe pavarësinë e Dardanisë (Kosovës).
Ky aktivitet, i mbajtur gjatë festimit të 85-vjetorit të datëlindjes së Joseph DioGuardit (lindur më 20 shtator 1940) dhe 35-vjetorit të themelimit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL, themeluar në janar 1989), shënoi një urë të fortë mes së kaluarës heroike të diasporës dhe vizionit për të ardhmen.
Logoja e “Mërgatës”, shqiponja e zezë mbi globin e kuq, simbol i bashkimit global e bëri këtë event një manifestim të vlerave kombëtare.
Solidariteti, identiteti dhe lidhja e pashkëputur me vendlindjen, duke e shndërruar 35-vjetorin e lobit të parë dhe të vetëm shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një ditë të veçantë.
Ky dedikim nga “Mërgata Shqiptare në Botë” i cili nderoi çiftin Joseph dhe Shirley Cloyes DioGuardi me një pllakë mirënjohjeje të veçantëevent nuk ishte thjesht një nderim, por një reflektim mbi ndikimin e DioGuardëve dhe forcën e diasporës, që falënderon “përkushtimin e pashoq për promovimin e bashkimit kombëtar dhe drejtësinë”.
Dhe, përcolli një mirënjohjeje në Nju Jork, nga “Mërgata Shqiptare në Botë”, me një mesazh të qartë:
DioGuardët me lobin shqiptar për 35 vjet me kontributin e tyre dhe diaspora kanë ndërtuar një trashëgimi të pathyeshme për lirinë e Dardanisë dhe bashkimin kombëtar.
Lidhja Qytetare Shqiptaro-amerikane është një urë mes brezave, që frymëzon të rinjtë të mbrojnë vlerat tona në SHBA dhe botë, duke treguar se angazhimi personal i DioGuardve krijon histori të përjetshme dhe “peshë” për të ardhmen e kombit shqiptar.