Ismet M. Hasani
Kush gabon pëson, pastaj, në ndërkohë mëson ose me të vjetrën vazhdon…!?
Mendoj se gabimi më i madh ështe, të gjithë thonë që e ke gabim, dikur e pranon (gabimin) po nuk pranon ta korrigjosh.
Bukuria është dukuri e çmuar dhe admiruar, por si dukuri, mund të zbehet dhe rrëshqas.
Femra e bukur, vërtetë është mbretëreshë e bukurisë, ama është edhe skllave e dëshirave…!
*
Përtacia (dembelija), pritesa, janë armiqtë më të mëdhënj të përspektivës, suksesit dhe (përgjithësisht) ardhmërisë…
Njeriu pa motiv, vullnet, iniciativë, pa plane e pa ambicje, është si makina pa vajra (motori i së cilës bllokon dhe shkatërrohet).
*
Njeriu me karakter të fortë, dinjitet, mirëkuptim, tolerancë, vetëpërmbajtje, durim dhe maturi, posedon edhe tiparet se është edhe i vyrtytshëm.
Individi me karakter të fortë, stabilitet, vendoshmëri dhe këmngulësi për sukses dhe përparim, sa bjen e rrëzohet, goditët e lëndohet, deri në sfilitje, por, me forcë e vullnet, me shumë e shumë kurajo ngritet (çohet) e hapëron.
Edhe nëse rrëzohësh 99 herë, jepi forcë e vullnet dhe ngritu! Po nëse rrëzohesh edhe për të 100-tën herë, prapë jepi dhe ngritu (çohu)!
Baticat e zbaticat, rënjët e ngritjet, gëzimet dhe zemrimet, inkurajimet dhe dekurajimet, janë pjesë e jetës, të sukseseve, të probleme serioze , fitorevee dhe humbjeve, është vetë jeta e vërtetë. Eh, kështu e ka jeta!
*
Njeriu, i cili nuk interesohet të gjëjë punë e angazhim, përkatësisht nuk zhvillon aktivitete të dobishme për veten e tij, familjën dhe shoqërinë, në kohën e duhur dhe mënyrën me të mirë, mund të ketë probleme serioze në jetën e tij. Ai konsiderohet njeri i përgjumur- gjumosur*, kështu që lypset sa më parë të është e mundur të zgjohet, të këndellet shpejt e shpejt, të planifikon mbarë e mirë sjelljën e vet, me gjithë potencialin e tij psikofizik në dispozicion të vet.
*Mendoj se ai që ju beson andrrave, thue se krejt kohën e ka kaluar në gjumë! Mos ju besoni as jetoni prej andrrave!
*
URREJTJA
Urrejtja është ushqimi më helmues i mundshëm për njeriun. Është kulminacioni dhe qëndrimi anti-etik, anti-moral; është piramida e të gjitha mizantropive, që mund t’i ketë njeriu ndaj të tjerëve. Është prelud (hyrje), paralojë kobsjellëse e së keqës midis njerëzve.
Prania e urrejtjës flet më se shumti për ekzistencën e problemeve serioze, si bazë për urrejtjën ndaj të tjerëve, është aleate më e keqe e njeriut në kontakte me marrëdhënie me të tjerët në ambientin e caktuar.
Edhe pak fjalë për urrejtjën:
Urrejtja është hyrje, paralojë kobsjellëse e së keqës midis njerëzve, është helmuese dhe e dëmshme. Lirimi nga doza helmuese e urrejtjës së individit – do të thotë kurim (mjekim) shpirtëror. Përndryshe edhe doza më e vogël e urrejtjës është helmuese (infektuese) më shumë se sa helmi i anakondës.
Urrejtja paraqet aleatin më të keq të njeriut në kontakte të marrëdhënieve me të tjerët në ambijentin e caktuar.
Për të qenë urrejtja më pak apo më shumë në mendjen tonë, apo të mos jetë fare, ndikojnë një seri faktorësh dhe rrethana, ndër të cilat:
a) Edukata e gabuar, ose mungesa e ssaj totale, bashkërrqitja dhe bashkëjetesa e individit me të – me urrjtjën, me injorancën dhe primitivizmin, që nga fëmijërria e këndej, është një ndër faktorët relevant, ndikues në procesin e “ushqimit” të urrejtjës dhe të shtresëzimit të saj në psikën dhe egon tonë:
b) Mungesa e shkallës së caktuar të arsimimit: superior, shkallë-shkallë.
Është për të mbajtur në mendje këto mendime, dhe merreni si këshillë:
1. Mos urrerni askë, sepse ndjenja e urrejtjës nuk i bën askujt më keq sesa vetes tuaj; dhe
2. Urrejtja kurrë nuk largohet, nuk zhduket me urrejtje, vetëm mirësia e flakë (shlyen, fshinë) urrejtjën!
( V i j o n )











