10.5 C
Tirana
E premte, 13 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi LINDJET E NJË NËNE

LINDJET E NJË NËNE

0
Feti Tunuzliu

Feti TUNUZLIU

Poezi

Në valën e gjakut t’tyre, në një kohë t’tretur fare,
rrezet e diellit ngrohnin dy zemra bujare,
të cilat nëpër shtigje vitesh tre sytha dhuruan,
me yje n’ballë mrekullisht i zbukuruan.

N’ditët e veta – si thonë, n’mes të tridhjetave t’saj,
lindësja solli n’jetë vajzën e ëndërrave n’muajin maj.
Po – foshnjen e parë virgjine dhe të çiltër – oh, ç’bukuri !
që dehu t’tjerët me buzëqeshje, gëzim dhe dashuri.

Foshnja e radhës u trand shumë. Strukej n’bark të nënës
teksa kalonte rrëshqitas i shtati muaj i shtatzënës
e cila lindi foshnjen pa vakt – djalin e parë, po shtatanik,
por, ani, s’ka gjë – qe i shëndoshë, i zgjuar, energjik…

Ndërsa n’motet e hienave rastisi t’perëndoi barra e tretë,
lindësen vërshuan tok: gjaku, djersët dhe lotët e nxehtë –
llahtari dhe alarm i trishtë rreziku për dy jetëra t’lënduara,
ndaj, si e ëma dhe i biri – vallë, qysh shpëtuan përhera ?

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.