Shkruan Abas Fejzullahi
Kosova kthehet mbarë, kur fjalët dhe premtimet e mira të kurvendarëve të Kuvendit të Kosovës dhe pushtshtetarëve në të gjitha postet dhe pozitatë, dëshmohen me vepra të mira.
Disa rrjedha dhe ngjarje të shëmtuara pas ndërhyrjes së NATO-së udhëhequr nga SHBA-së s‘bashku me UÇK-së liruan Kosovën nga pushtuesi shekullor serb dhe shpëtuan popullin shqiptarë nga shfarosja.
Pas hyrjes së forcave ushtarake të NATO-së në Kosovë dhe UÇK-së erdhi UNMIK-u si mbikqyrje civile*administrative* ndërkombëtare, ku përveq veprimeve të pakta pozitive, shumica e veprimeve ishin jo të drejta dhe në dëmin e Kosovës.
UNMIK-u vepronte kryesisht me Ligjet e ish Jugosllavis-Serbisë. Dëmet më të mdhja ndodhen në shumë drejtime si në arsim, kulturë e në ekonomi me veprimin e shtyllës së IV-të UNMIK-ut lidhur me Privatizimin e pasurive kombëtare të Kosovës, ku rrënuan bazën ekonomike dhe mundësuan keqpërdorimet
në të gjitha drejtimet bashkë me lakmiqarët vendor vendosen krimin e organizuar ekonomik dhe politikë në Kosovë, me pasoja të rënda e afatgjate sidomos në ekonomi, arsim, kulturë, shëndetësi e në veçanti në fushën e Drejtësisë etj.
Për fatin e keq të Kosovës, që nga Shpallja e Kosovës Republikë për herë të dytë më. 17.02.2008 nga kurvendarët e Kuvendit të Kosovës * pasi që nuk dëshmuan vullnetin e përbashkët e as vendosmëri për ta mbrojtur e jetësuar Republikën e Kosovës të Shpallur më 1990.09-07 në Kaçanik dhe Kushtetuten e saj të njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, me flamurin Dardan* dhe himnin:“Kur ka ra kushtrimi në Kosovë“, monedhen Dardani, si dhe shenjatë tjera shtetërore dhe institucionale etj.
Në vitin 2000 ndodhen shumë ngjarje dhe veprime të shëmtuara nga disa individ, grupe e organizata vendore që thirreshin e lavdroheshin për bamet e tyre atdhetare që kryen veprime të shëmtuara të bindur apo të urdhëruar nga urdhëdhënësit e tyre apo bindjet idelogjike ku pat vërasje me maska, tinez e pas shpines të atdhetarëve të dëshmuar anë e këndë Kosovës hallemadhe dhe në diten me diell në mes të Prishtines i dhanë flakën edhe Flamurit Dardan, aq më shëmtuar që ende sot e kësaj dite kryesit e ktij veprimi, arsyetojnë pa arsye këtë veprim të shëmtuar me arsyetimet e tyre demagogjike.
Faktori ndërkombëtar tue i vërejtur këto sjellje dhe veprime të shëmtuara, miqët e vërtetë u befasuan dhe në veten e tyre ndienin habin dhe zhgënimin e armiqët e Kosovës kënaqeshin…
Kështu që më 17.02. 2008 Faktori ndërkombëtar ua solli një Kushtetutë që sot e kësaj dite është në fuqi me shumë të meta e mngësi. Si pasoj e ndarjeve dhe përçarjeve brenda faktorit politik shqiptarë në kohë dhe hapësirë. Me këtë rast po i përmendim vetem disa prej tyre:
Më shumë të drejta kanë 1-2% serb ardhacak kolonizator të cilët kanë kryer krime gjatë luftës ndaj shqiptarëve dhe tani kanë vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës përmes Listes Serpska, dhuratë nga ish pushtetarët karrjerist të Kosovës dhe si kurvendarë zënë vend në Kuvend, sikur të ishin 20 apo 30 % dhe kurvendarët e tyre me vende të rezervuara haptas e mohojn dhe kundërshtojnë Pavarësinë e Kosovës, paguhen nga taksapaguesit shqiptarë e të tjerë, qe 25 vite shumica e tyre në veri s‘paguajn, rrymen, ujin dhe tatimin, këto borgje të tyre i kanë paguar deri tash qe 25 vite taksapaguesit tjerë të Kosovës dhe ata haptas veprojnë kundër Kosovës, kanë kryer sulme terroriste ndaj Kosovës në Banjskë, udhëhequr nga
kryekrimineli Mallan Radojqiçi që tani jetojnë në përkujdesjen dhe mbrojtjen e shtetit dhe udhëheqësisë serbe.
KURVENDARËT E Listës serbe themelu nga ish pushtetarët e Kosovës, paguhen nga taksapaguesit e Kosovës vazhdimisht shkojnë për këshillime dhe veprime në Serbi me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiqin apo institucionet e Serbisë, dhe kanë të drejten e pengimit të vendimeve me rëndësi kambëtare për
Kosovën siç u pa edhe tani mungesa e tyre si zakonisht në Kuvend kur kërkohen shumica e votave për ndonjë votim me rëndësi për Kosovën.
Tue pa lëshimet e gabimet e vendorëve karrjerista e lakmiçarç për pushtet e pozita, të ndarë e përçarë, ndërkombëtarët ua sollën në Kuvend një flamur që është sot simbol i Kosovës, dhe askush nga ata atdhetarët me za e me nam që propogandonin atdhetarizmin e tyre, se çeli kush gojën për Flamurin kombëtarë që e bartnin kudo e kahdo e vend e pa vend e lere ma me pyet për Flamurin Dardan që e dogjen për diten me diell në Prishtinë dhe krenoheshin e festoni kur digjej flakë..!
Ndërkombëtarët, ua sollën në Kuvend, Himnin me muzik pa tekst « sikur që shqiptarët jan memec e nuk mund të këndojnë himnin“ askush s’bëni pyetje apo kërkesë për:“ Himnin Dardan: KUR KA RA KUSHTRIMI NË KOSOVË“ me muzikë e tekst mjaft përmbajtësor!
Me Kushtetuten në fuqi Kosova s‘ka të drejtë REFERENDUMI, për çështje me rëndësi kombëtare.
Për të ndryshuar gjendja e rëndë e rrjedhave politike në Kosovë duhet ndërruar dhe plotësuar të metat në Kushtetutë dhe ligjet me dy apo më shumë kuptimsi:
Dhe si përfundim duhet bërë këto ndryshime në Kushtetutë:
1. E drejta e votimit gjithëpopullor Referendumit për çështje të rëndësisë kombëtare.
2. Kryetari-ja e shtetit të zgjidhet me vota nga populli, me Referendum.
3. Të ndërrohet Ligji Zgjedhor që është kërkuar edhe nga BE që partitë politke se kanë bërë me qëllim që vetë të zgjedhin kandidatët për kuuvend atyre që u duhen dhe të jenë vazhdimisht në pozita dhe pushtet pothuajse të njejtit vite me rradhë.
4. Të vendosen Zonat zgjedhore dhe kandidatët e paraqitur për kuvend secila zonë që i njef i paraqet dhe i voton, sepse kandidati-ja që merr vota nga e tërë Kosova në emer të ndonjë familjari me zë apo të ndonjë dëshmori a heroi-ne është e pa drejtë apo edhe nga një familje dy apo më shumë
kandidat apo pas babait apo nënës të vie i bri apo e bija siç po ndodh në Kosovë e ndodhë që në vendlindje nga është kandidati-ja, që e njohin se kush është si merr votat as nga fqinjet e ndoshta as nga familjarët.
5. Që Kurvendarët-et që nuk marrin pjesë në votime në Kuvend, lëshojnë Kuvendin të dënohen me të holla dhe në përsëritjen e veprimeve të tilla dy apo tri herë t’i mirret e drejta si kurvendar-e.
6. Për fyerje, sharje, shpifje,në Kuvend mes kurvendarëve të ndëshkohen materilisht me rregullore dhe nëse përsëriten sjelljet e tilla t’i mirret mandati për shpifje nëse nuk dëshmon me të dhëna për rëndimet dhe shpifjet e bëra.
7. Për secilin-en kurvendar-re të hulumtohet pasuria e luajtshme dhe e pa luajtshme në vend dhe jashtë vendi dhe vërtetimi se nga është prejardhja e pasurisë në mënyrë ligjore apo jo ligjore pasuria t’i mirret e të ndjekt penalisht dhe t’i mirret mandati.
8. Çdo kurvendar-re brenda javës duhet me shkrim të paraqet punën se çfarë ka bërë dhe ajo të vërtetohet nga komisioni i veçantë.
9. Çdo kurvendar-re që thenn rregullat e mirësjelljes në Kuvend të dënohet nëse tri herë përsëritë të njejtat veprime t’i mirret mandati.
10. Pa ndryshime në Gjyqësor dhe Prokurori që e mbrojnë Drejtësin e lufton krimin e organizuar politik dhe ekonomik s’ka me pasur as përparim e as Drejtësi në Kosovë në asnjë drejtim.











