Vështrim
Skënder MULLIQI
Duket se botën e ka kapluar kriza e moralit, sikur Amerikën në vitet e 30-ta. Dhe, jo vetëm kriza e moralit por krizë e përgjithshme. Si përkufizohen krizat? Kuptimi i fjalës krizë definohet si një rikthim, kur një situatë kërkon vendime dramatike e cila dërgon në ndryshime përmbajtësore. Kriza është një situatë e vështirë e mbushur më probleme dhe vështirësi të mëdha. Në jetën e përditshme njeriu mund të përjeton kriza të ndryshme, si kriza në familje, kriza në kalimin e viteve apo kriza e moralit. Krizat ekonomike mund te vijne më etapa të ndryshme. Ekzistojnë edhe krizat psikologjike të cilat sjellin depresionin.
Kur bëhët fjalë për politikë, kemi kriza institucionale që edhe Kosova u ndesh shumë pas luftës. Secila krizë nese menagjohet na sjellë një fillim të ri, për ata edhe krizat konsiderohen si të përshtatshme dhe një rast i mirë për korrekcione thelbësore në shoqëri. Kriza kemi në politikë, ekonomi, shëndetësi, arsim, diploomaci dhe në jetën e përditshme. Krizat mund të janë shumë agresive, që mund të dërgojnë në shkatërrim. Krizën mund të prodhojnë në një shtet liderët e dobët, medietë e shkruara dhe elektronike që shërbëhën më dezinformata të ndryshme. Krizë të madhe solli edhe Covidi i pa pritur, i cili mori shumë jetëra njerëzish, deri kur erdhe të mengjimi më i mirë i situatës së krijuar.
Të kthehemi të kriza të cilat mund ti sjellin politikanët apo kauzipolitikanët, këtu e kam fjalën për Kosovën e pas luftës. Këta liderë që i patem më disa përjashtime nuk ishin të kohës dhe as të rrethanave të kërkuara. Nuk ishin të përgatitur për fazën e tranzicionit, e cila kërkon njerëz të përgatitur, njerëz më kredibilitet dhe më moral politikë. Disa nga këta liderë bënë gabime shumë të mëdha, duke i qitur interesat përsonale para interesave madhore për shtetndërtim dhe mirëqenje të përgjithshme. Të tillët jemi dëshmitarë së u ngritën mbi ligjin, duke u pasurua në mënyrë marramendëse, që solli deri të mjerimi social-varfërimi të një pjese të mëdhe të popullatës në Kosovë.
Na sollën probleme dhe kriza të mëdha shoqërore e politike, kriza ekonomike dhe krizë të moralit, ku u përballëm më largime masive të të rinjëve nga vendlindjët e tyre. Kjo situatë e përballjës më kriza të cilat ende nuk janë tejkalur në masë të duhur kërkojnë korrigjime, kërkojnë njerëz të gjakut të ri, të cilët i japin vrull proceseve. Është koha e korrigjimeve për ti përmirësuar gabimet 20 vjeqare. Krizat janë rast për modele të reja ekonomike, përshtatje karshi kapitalizmit liberal, demokracisë, lirisë, sistemit të drejtësisë, shëndetësisë, arsimit e kulturës…
Krizat na mundësojne të shtojmë përgjergjësinë dhe vlerat morale duke kthyer kohën e humbur dhe të kthimit të popullata besimin të liderët e rinj. Të largohen të gjithë ata të cilët janë përgjegjës, në duart e të cilëve është e koncentruar politika dhe ekonomia. Në të kundertën e meritojmë situatën të themi apokaliptike jo civilizuese ku askush nuk është fajtor veq të gjithë neve. Me ide të mira kalohen të gjitha krizat e paraqituara.
Krizat janë çmimi i përparimit dhe civilizimit. Të shohim së si do të mengjohen vatrat më krizave të luftës në botë, e veçmas krizat e luftës në Ukrainë dhe në Gaza, të cilat nese nuk menaxhohen si duhet mund të dërgojnë botën në një ferr… Sigurisht se do të jemi dëshmitarë të një bote më ndryshe…