Rusia (antare e OKB-së, dhe këshillit të sigurimit me të drejtë të vetos), çdo ditë në 48 muajt e fundit vrau mesatarisht rreth 100 banorë të Ukrainës, antare e OKB-së.
Kur Kosova ishte në OKB, si pjesë e federatës RFJ, iu vranë 14 000 banorë, dhe iu dhunuan shumë gra, e ndër to edhe ato që ishin prezente në mbledhjen vajtuese të OKB-së për dhunimet në Kosovë.
Kosova arriti lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin më të madhë ekonomik në histori, për 27 vite pa qenë antar i OKB-së.
Kjo u arritë nën protektoratin-mbrojtjen nga NATO(Amerika).
Siria si antare e OKB-së, vrau mbi 350 000 banorë, dhe i përjashtoi mbi 6 milion.
D.R. Congo si antare e OKB-së, për 5 vite lufte(1998-2003), vrau mbi 3 milion banorë.
Yemeni, si antar i OKB-së, për 15 vite të luftës civile (2009-2025), vrau mbi 380 000 banorë.
Irani për disa ditë të vitit 2026 i vrau së paku 16 000 shtetas Iranian si antar i OKB-së.
OKB të vajton, NATO të mbronë.
OKB e miratoi një rezolutë çë konfirmon gjenocidin në Srebrenicë, Bosnje, të cilin gjenocid e bëri kombi Serb i religjionit ortodoks, ndaj kombit Serb të religjionit Islam.
OKB-ja e kishte nën protektorat Srebrenicën, dhe ishte bashkë-fajtore për gjenocid.
Në këtë rezolutë thuhet se ka ndodhë gjenocidi duke u bazuar në gjykimet ndaj 3 liderve Serbë nga Bosnja. Nuk theksohet si fajtore RFJ si antar i OKB-së, që ishte ideator dhe ekzekutorë real i 4 luftave 1991-1999.
Jo-toleranca religjioze në mënyrën më të egër është çfaqë te kombi Sërb në Bosnje, ku mbrenda një kombi me dy religjione, ndodhën masakra të tmerrshme mbi baza religjioze.
Pastaj lufta religjioze mbrenda të njejtit religjion, ku religjioni agresiv Rus po e shkatrron kombin dhe shtetin Ukrainas, sepse Ukraina e fitoi auto-qefalietin për kishën Ortodokse Ukrainase.
OKB nuk e trajton gjenocidin ndaj afërsisht 240 000 Ukrainasve të vrarë nga antari i OKB-së Rusia.
OKB klub vajtimi dhe kotësie, me rezoluta koti.
Besim Prishtina











