Kosova dhe faza e tranzicionit

0
Skënder Mulliqi

Skënder MULLIQI

Vitët e tranzicionit në Kosovë, nuk sollën prosperitet dhe jetë të mirë për qytetarët, ashtu siç është pritur. Pseudoelitat politike e shfrytëzuan këtë fazë për tu pasuruar. Nuk u krijuan kushtet për vlera shoqërore e politike, por u krijuan kushtet për kategorinë e njerëzve të politikës dhe të biznesit. Institucionet e pa ndikuara në kushtet e funksionimit normal do të ishin mburoja karshi politikave dhe politikanëve hileqarë. Nuk patem aq sa duhet shtet ligjor dhe as ndarje të pushtetit në mënyrë meritore. Nuk u krijuan mekanizmat kompetentive për funksionim të ekonomise së tregut, që një shtet e bën të zhvilluar. Tretmani i shtetit si “gjah”, që ju bë pas luftës nga partitë shtetformuese, krijuan jo stabilitet politik e jo stabilitët ekonomik.

U akumuluan shumë probleme duke e pamundësuar edhe funksionimin e mirë të sistemeve. Institucionet e tilla inerte dhe ekonomia informale bënë që mos të kemi investime dhe as investitor të jashtëm. Ju mbyllën rrugët edhe inovacioneve të reja teknologjike. Nuk u zhvillua asnjë degë e ekonomisë dhe as industria e rëndë si duhet. Mbeti jashtë edhe turizimi si predispozitë e mirë e Kosovës. Të arriturat mbetën shumë të vogla. Si pasojë e gjithë këtyre erdh varfërimi, numri enorm i atyre të cilët po kërkojnë punë, pastaj si pasojë e punës së keqe të pushteteve ishte rritja jashtë çdo normaleje e krimit të organizuar dhe të korrupcionit .Duke kaluar koha edhe rritej mos besueshmëria në organët e shtetit.

Premitime patem gjatë këtyre viteve nga ata që e morën pushtetin sa të duash, e realizime pak. Pa funksionimin e shtetit ligjor , si garantues i sigurisë, nuk mund të flasim për zhvillim të ekonomisë, që mundëson një ambient, ku secili individ ti maksimalizon potencialet e veta ripodhuese. Paralelisht më instrumentalizimët e ndryshme politike, më institucione të dobëta, pamë së po rrënohen edhe sistemi i arsimit dhe shëndetësisë. Kemi pasur një qrregullim të arsimit, i cili sistematikisht është dobësuar. Nuk kë gjë më tragjike për një komb dhe shtet së kur arsimi dhe shëndetësia komercializohen duke u shëndrruar në biznes. Kan ardhë deri të diplomat secili që i ka pasur mundësitë materjale, pavarësisht nga dija. Shumë e kan humbur kuptimin univerzitetet dhe më këtë edhe fakultetet.

Me këtë gjë dija shumë është relativizuar, që ka ndikuar që shteti të jetë i dobët. Na erdhën shumë në shprehje përshtatshmëritë ideo -politikie si në komunizëm. Është brengosëse së si edhe ndryshimet post jugosllave në hapësirat ballkanike nuk sollën ndryshimet të logjikës nga sistemi socialist. Nuk sollën ndryshime përmbajtësore, të cilat do të kishin fuqizuar pushtetet e dobëta të pas luftës. Pushteti i ri duhet t’i rritë shpresat për një të ardhme më të ndritur. Shtyerja e qytetarëve qëllimisht në apstenim, ishte gjëja më e keqe për Kosovën. Ky tip i politikanëve nuk i solli këtij populli as për afër rezultatet e pritura. U mendua më shumë për ndërrim mandatësh pushtetare, duke e qitur krejt në margjina funksionimin e shtetit.

Keqpërdorimi i shtetit ishte tëpër i madh, duke iu dhën kah të kundërte edhe historike interesave të shqiptarëve. Të shpresojmë së forcat e reja politike do të kenë, përcepcione tjera politike karshi shtetndërtimit dhe mirëqenjës së përgjthshme. Ekzistojnë kapacitetet që gjërat të kthehën na kahun e tyre pozitiv. Qarku shumë vjeqar i tranzicionit duhet të përmbyllet më shumë punë në zvoglimin e krimit dhe të korrupcionit, të cilat që shumë kohë e gërryen Kosovën nga mbrenda. Vëtem duke bërë hapa konkret zhvillimor, edhe mund të bëhemi pjesë e strukturës të BE-së dhe NATO-s.

Mund t’i tregojmë botës edhe pse vend i vogël, së kemi mundësi të bëhemi shëmbul, i një shteti modern. Nuk ka vend më për pseudo elita në pushtet, të cilat na servuan modele të pushteteve autoritare, si përsonalizim i politikës të te fortit. Nuk dhanë alternativa të politikave profesionale, të shoqërive civile dhe të organizmave kualitativ shoqëroro- politike, si korrigjime të çdo pushteti demokratik .Dihet së funkcionimi i shtetit dhe proceseve demokratike është i pa mundur pa veprimtarinë e opozitarizmit, kur dihet së opozita është element konstituiv i shoqërisë, ndarjës të pushetit, kritikës publike, medieve dhe shoqërive civile…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.