JO VETËM ARTIST, POR EDHE NJERI, ME BUTËSINË E VENDLINDJES

3
Ndini Bardhi - libra

Rreth librit të Ndini Bardhi “274 portrete grafike të shkrimtarve shqiptarë”, Tiranë 2022

Nga Enver Memishaj

Këto ditë, piktori i njohur Ndini Bardhi ka nxjerrë në qarkullim veprën e tij të gjashtëmbëdhjetë me 274 portrete shkrimtarësh nga Shqipëria, Kosava dhe Mali i Zi , po kështu titullohet edhe libri “274 portrete grafike të shkrimtarve shqiptarë”.

Ndini Bardhi ka lindur në Bubullimë të Lushnjës në vitin 1950 ku u rrit dhe u bë burrë, u diplomua si artist në Akademinë e Arteve të Bukura, në Rumani, por mbeti baltë e butë shqiptare e Bubullimës, siç thoshte Agolli.

Ëndërrat e tij lindën në Bubulimë, u përseritën në Rumani ku u diplomua dhe të përsëritura e rispësëritura në proçesin e kujtimeve gjejnë së fundi shprehjen dhe pasqyrimin në 16 vepra të botuara dhe në pikturë.

Me një egoizëm prej artisti të lindur, me një dashuri për Shqipërinë dhe shqiptarët ai ka arritur kulmet e ëndërruara. “Piktori, shkruan Ndini Bardhi, është në kërkim të përhershëm dhe ambicioz për të arritur në kulmin e gjinisë portretiste si shkalla më e lartë e artit figurative”
Në 16 librat e botuar, veçanërisht në pikturë Ndini Bardhi ka shkrirë jetën e tij, shpirtin human të tij.

Krijimtaria e tij artistike është shfaqur për publikun shqiptar dhe të huaj në 26 ekspozita personale, por ai është bërë i njohur dhe është vlerësuar edhe si artist i portretit. Portretet e Ndini Bardhit janë shprehje e gjallë e botës së brendshme të personazhit që ai pikturon, portreti duket sikur bisedon sikur të flet, sikur të pyet, sikur është njeriu i gjallë, që qëndron para teje, kjo shpreh artin dhe talentin e piktorit.

Kështu piktori krahas veprës së tij në pikturë dhe veprave të botuara ai shpesh i kthehet portretit dhe portretet e tij janë vepra që mbi të gjitha të kujtojnë ndjenjat njerzore. E tillë është edhe vepra e tij e fundit që sapo ka dalë në qarkullim: “274 portrete grafike të shkrimtarve shqiptarë”. Në këtë vepër piktori ka përfshirë shkrimtarë dhe personalitete të territoreve të banuara nga shqiptarët.

Në portretet e tij e shohim herë me ndjenja nacioanliste e herë me ndjenja qytetare e njerzore.

”Në numurin e madh të portreteve të realizuara me shumë dashuri në fondin e krijimtarisë sime zë vend portreti i njerëzve me vlera individuale e shoqërore të tij. Në të kam derdhur dashurinë për ta, pasionin dhe punën e madhe, të cilët duke i takuar drejtpërdrejt në çdo moment, janë bërë pjesë e jetës sime.

Portretet e tyre, janë tepër individual në tip, karaktere, botën dhe psikologjinë e veçantë që ata kanë. Ata refelektojnë intimitet, dashuri, vlera artistike dhe shoqërore duke konfirmuar veten e tyre si një personalitet njerëzor”, shkruan Ndini Bardhi, f. 23

Me veprën e tij ai ashtu siç ka mbiemrin ka zbardhur e zbukuruar veten dhe artin e pikturën shqiptare. Me veprën e tij ai i ka dhënë udhë të mirës së njeriut që i duhet kaq shumë shoqërisë shqiptare. Ndini Bardhi në pikturën shqiptare është një shkëmb i lartë, por për shoqërinë një vend ku mund të mbështetesh.

Në ditët e sotme për arsye historike por edhe shoqërore e qeveritare na ka ndarë emigracioni, por Ndini Bardhi me vepën e autoritetin e tij ka punuar gjithë kohën për të bashkuar njerëzit me artin e tij.

Në qënien e piktorit dallohet lehtë humanizmi, humanizën që nëprmjet veprës tij të botuar dhe pikturës e ka përcjellë tek shoqëria. Arti jonë ka nevojë për personalitete si Ndini Bardhi.

Falnderime të pa fundme që në veprën e tij prej 274 portretesh ka përfshirë dhe të nënshkruarin dhe vëllanë e tij Luan Memishaj.
Me respekt e nderime e urojmë të vazhdojë udhën e suksesit dhe lavdisë.

3 KOMENTE

  1. ARBEN COKAJ me ata siglen *admin*, në neshkrimet tuaja, më eklipson’, sa lexoj, më *ngrin* mwndien në ato shkrime; po ky i sotmi, JO VETEM ARTIST po; SE PARI NJERI*, që bën fjalë për KOMSHIUN tim të rrallë mes Lagjes Ali Demi* (duke qene tej Oqeanit në Toronto të Kanadasë, jetoj, pikërist aty, tek shkolla *Kushtrimi Lirise* – mëngjezet nisur sa mbrëmjve, tek lokali me emrin *ADLI* – të Adem dhe Linda-Kulmakut, më bëni të jetoj me Ju. Sillni shkrimin e, të rrallin të Madhin – Enver Memishaj,

    Sot mes Torontos 19 Dhjetor në prag të VITIT të Ri 2023… më SHOKOI… mua 86 vjçari, lexuar e me Ju, komunikoj si t’iu kem pranë. Ju priftë e mira. Ai eshtë një libër-ENCILKOPDI* – për të 274 portretet, që Penë ARTI Ndini Bardhi na sjellë. Prag vitit Ri-2023, që unë po e lexoj këtë shkrim, është *DHURATE* e RALLE – Falminderit dhe gëzuar Vitin e RI mbarë ATDHTARET tanë, të kudo ndodhur.

    Shënim: Përshëndetje Dhimitër, jetë të gjatë e mos vdeksh kurrë! 🙂 Ai ‘admin’ është emri si standard, i atij që bën publikimet, mund edhe ta kisha ndërruar në një emër tjetër, por aplikacioni që përdori për publikimet, e jep ‘admin’ si opsion kryesor. Dhe e kam lënë ashtu. Të uroj më të mirat dhe vazhdo kështu, jeto me ne, me Shqipërinë! Gëzuar festat e Vitin e Ri 2023!

  2. Faleminderit i nderuar i të NDERUARVE *admir* Dita NJËWMIJË – Gëzuar viti Ri 2023. Mua më sjelltë në atdhe – ESHTËRAT të më PREHEN… sa mujta- BËRA – si Biri i *Dangëllisë Naimjane*

    Shënim: Gëzuar Dhimitër e mos u dorëzo, kalo 100 një herë, e pastaj flasim… 🙂 /AÇ

  3. S’kam si te DOREZOHEM sa U kam JU KAPEDANE te *Fjales Lire* sa koleget mbare qe i Falenderoj dhe me ndieni po me JU dhe Atdheun – JETOJ. Nga Toronto kete Mars mes Atdheut, bileten prerë, me lente shendeti *88 vjetorin e indjes* mes Dangellise Naimjane* dhe Ju te *Fjales Lire* ta festoj. Gezuar Vitin e Ri 2024-ter. Me falni ne ju ngarkoj…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.