13.2 C
Tirana
E premte, 10 Prill 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj IKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË

IKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË

0
Xhezo Cana - Mustafa Maksut Shehu

Rreth veprës së Xhezo Canajt “Mustafa Maksut Shehu…” Tiranë 2026, me një vështrim vlerësues prej prof. dr. Bardhosh Gaçes

Nga Enver Lepenica

Talenti, mosha dhe bukuritë e Tepelenës kishin ndikuar që profesor Xhezo Canën ende në moshë të re ti kushtohej poezisë duke dalë para lexuesit me dy libra në vitin 1999 dhe 2003.

Në vitin 2007 ai zbriti në Tiranë, ambienti intelektual këtu dhe dokumenti historik me të cilat ra në kontakt e frymëzuan për t’iu përkushtuar studimit të historisë, profesori matematikes këtej e tutje do te bëhej studiues serioz i historisë.

Është edhe një fakt kryesor që e zhyten Xhezon në studimet historike: ai gjeti në dokumente se historia e vërtetë nuk ishte ashtu si ai e kishte mësuar në shkollë dhe arrin në përfundimin se historia që ai kish mësuar në shkollë ishte falsifikuar dhe ai i vihet punës jo pa sukses të hedhë dritë e të ndriçojë ngjarje dhe personalitete historike.

Xhezo Cana – Mustafa Maksut Shehu, kop. 2.

Vepra e tij e parë s’kish si të mos ishte historia e vendlindjes, Vajari i Tepelenës dhe pas tij ai i kthen historisë Veli Vasjarin dhe kështu do të vazhdonte të botonte pothuajse një vepër historike në vit, me plotë 16 vepra të tilla, e fundit sapo ka dalë në qarkullim: “Mustafa Maksut Shehu”

* * *

Një lexues i zakonshëm kur lexon monografinë e Xhezo Canajt për Mustafa Maksutin, do të habitej e do të thoshte se si ky personalitet që paska qenë shqiptar, kur nuk kishte Shqipëri e paska qenë pothuajse i pa njohur për lexuesin e gjerë?

Pasi ashtu siç thotë edhe autori i librit “Historia e Mustafa Maksutit nuk është thjeshtë historia e një njeriu por edhe historia e Shqipërisë që nga viti 1912, kur u shpall Pavarësia, deri në vitin 1936, kur ai u nda nga jeta”.

Mustafa Maksuti kishte lindur në Gjirokastër në vitin 1881 dhe kreu studimet e larta në Stamboll e u titullua oficer. Ai si shumë oficerë patriotë do të arratisej nga trupat turke dhe do të ishte në krah të Ismail Qemalit për formimin dhe konsolidimin e shtetit shqiptar, do të ishte në mbrojtje në tokës shqiptare nga andartët grekë në Jug dhe atyre serbë në Veri si dhe do jepte kontribut të madhe në udhëheqjen e Luftës së Vlorës më 1920, në krah të Komandantit të Përgjithshëm major Ahmet Lepenicës.

Në vitet 1921 – 1924 ai do ishte deputet dhe si Ministër i Luftës ne vitin 1921. “ai pati fatin të ishte deputet në parlament me personalitete të njohura të historisë shqiptare, si me Fan S. Nolin, At Gjergj Fishta, Hasan Prishtina, Ali Këlcyra, Ahmet Zogu, Hil Mosi, Sulejman Delvina, Luigj Gurakuqi etj.”, thotë autori i librit.

Mustafa Maksutin do ta rrëmbenin dallgët e trazuar të jetës shqiptare, duke qenë në komandë të kryengritjes antiqeveritare të vitit 1924 dhe duke vuajtur edhe pasojat e saj, ku emigroi në Itali e u kthye në Berat ku edhe i dha fund jetës së tij heroike në vitin 1936.

* * *

Kjo është jeta e këtij patrioti të madhe të cilën autori ka ditur ta japë në këtë vepër jo si është bërë zakon sot me tregimet e gjyshes, por mbi bazën e dokumenteve historike shumë prej të cilave dalin në drite për herë të parë.

Autori e tregon veprimtarinë e heroit të librit krahas ngjarje historike duke bërë analiza mbi bazën e dokumenteve dhe duke nxjerrë konkluzione.
Asgjë që ka lidhje me jetën e veprimtarinë e Mustafa Maksutit nuk i shpëton syrit të studiuesit që nga origjina e prindërve prej familje shehlerësh tarikatit Halveti, nëna e tij, fëmijët etj. e çka bën që libri të lexohet me kënaqësi, intrigues dhe emocionues.

Libri është hartuar sipas kritereve shkencore, me renditje kronologjike të jetës dhe veprimtarisë së Mustafa Maksutit e lidhur dhe në harmoni me
ngjarjet historike, prej të cilave autori nxjerr konkluzionet e duhura.

Dokumenti historik është analizuar në harmoni me kohën dhe duke nxjerrë konkluzione.
Në fund libri është plotësuar me kapitullin e dokumenteve, bibliografinë, përfshi edhe shtypin e kohës. Indeksi i emrave të njerëzve e lehtëson përdorimin e veprës po ashtu pasqyrohen dhe emrat e vendeve.

Rëndësia e këtij libri qëndron në faktin se historisë i kthehet një personalitet i madhe i lënë në harresë dhe vlerësimin e ndriçimin e shumë ngjarjeve historike si dhe personaliteteve historike me kontribute që kanë vepruar e luftuar në mbrojtje të interesave të popullit shqiptar në krah të Mustafa Maksur Shehu.

Vlerësime të larta për Arte Prit e Artemisa Nako Tiranë për cilësinë e lartë të botimit.
E urojmë autorin dhe e vlerësojmë lartë që na dha këtë vepër dinjitoze, duke shpresuar për vepra të tjera, pasi Xhezua nuk di të bëjë pushim. Kohën e pushimit ai e kalon në arkiva e biblioteka.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.