Arben Çokaj
Politikanët shqiptarë si me qenë alkoolikë!
A e keni parë Ramën, vjedh paret e shqiptarëve, nuk bën asgjë për vendin, por si alkoolik i dështuar vuan të tregojë se ka shokë shumë?!
Flogert Muça thotë: “A e patë “bishën” amerikane si i erdhi nga Athina? E në cilën ditë? Në ditën kur Rama injoroi drejtësinë e mbrojti korrupsionin e Belindës në kuvend, dhe i kërcënoi anëtarët e familjes së tij politike: “unë u shkatërroj, po guxuat të çilni zërin kundër meje! Qepeni, u bëri me veprime duke mbyllur gojën si psiko, derrkuca!”
E deputetët heshtën…
Ky është PR (Public Relations = Relacionet publike) i Ramës. Rrjep shqiptarët e varfër dhe u jep para, prona e pasuri nga Shqipëria të huajve, e oligarkëve, si një alkoolik i avancuar, për të treguar:
“Shikoni sa miq të fortë kam.” 😞
E disa nga mbështetësit e tij ende ngazëllehen: “Rama ka bole të mëdha e të forta” – thonë, sikur ai është porno-star. Po tru a ka?! E masin tjetrin me bole!
Kokëbostanin… një copë drogaxhi!
Politika në Shqipëri ngjan sikur po diskuton për një familje të rrënuar, ku kryefamiljari është një njeri i alkoolizuar, daji i madh me tjerët e familjen e vet e lë pa bukë!
A e patë “bishën” amerikane? Kjo ka rëndësi për ta, jo problemet e këtij vendi?! A u rregullua alkooliku ynë me Erdoganin?! Kjo po, ka rëndësi! Se hani bukë ju apo jo! Kjo nuk ka rëndësi!
13 vjet më pushtet e nuk e ka bërë një punë për ta lavdëruar! Dhe është rënduar gjithnjë e më shumë me moshën…











