Habia: Prej dy ditësh flet si ekspert i pavarur për grabitjet e Rezarta Dobit, por Ervin Karamuço është edhe viktimë e saj, pasi e kishte pastruese

0
Ervin Karamuço

TEMA, 10 JANAR 2023

Grabitja e bujshme e shtëpisë së Alda Klosit, ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt, ka zbuluar edhe një aspekt tjetër interesant me konfliktin arbitrar të interesit të personave, që paraqiten në studiot televizive si ekspertë të pavarur.

Rasti ndoshta më flagrant është ai i ekspertit Ervin Karamuço (foto), i cili rezulton lidhje krushqie me Arben Ahmetajn (bashkëshortja e tij me bashkëshorten e Ahmetajt janë vajza tezesh) dhe për me tepër policia ka verifikuar se Karamuço ka pasur të njëjtën pastruese me Alda Klosin, të famshmen Rozeta Dobi.

Hashtag.al ka mësuar se çifti Karamuço është marrë në pyetje nga policia dhe ka pranuar vetëm grabitjen e disa bizhuve të personalizuara, ndërkohë që ka mohuar kategorikisht vjedhje parash.

Ndërkohë Karamuço ka bërë të paktën dy dalje televizive, në Euronews dhe Top News, ku ka folur, dhe me të vetën edhe ka analizuar nga pozitat e një eksperti dhe profesionisti të paanashëm grabitësen e shtëpisë së vet dhe të sekretares së Përgjithshme të krushkut.

Nuk ka asgjë të keqe, që zoti Karamuço të analizojë edhe grabitësen e shtëpisë së vet apo të analizojë edhe pozicionin ligjor të sekretares së Përgjithshme të krushkut, por ai ka detyrimin absolut të bëjë të ditur botërisht rrethanat personale, që e lidhin me këtë ngjarje dhe me këtë histori, për t’u çliruar nga çdo konflikt interesi në raport me publikun.

Kjo situatë e çuditshme e zotit Karamuço të kujton pakëz episodin e detektivit të famshëm Sherlok Holmes, i cili konstatoi se qeni nuk kishte lehur, pasi kishte ndodhur një ngjarje. Detektivi Sherlok Holmes arsyetoi se derisa qeni nuk kishte lehur gjatë natës, atëherë autori i ngjarjes duhet të ishte i zoti i qenit.

Duket se z. Karamuço, e ka tejkaluar fabulën e Sherlok Holmsit, pasi në polici ai ka deklaruar sendet e grabitura, ndërsa në studio televizive ai shfaqet sikur nuk e njeh personalisht autoren e grabitjes. /Hashtag.al


Ervinit me dashuri”, Karamuço: Si ma vodhi Rozeta Dobi unazën me dedikim

TEMA, 10 JANAR 2023

Vijimi i hetimeve dhe këqyrja e sendeve të vjedhura në shtëpina e Rozeta Dobit ka nxjerrë detaje të tjera interesante për “operacionet” e saja të bujshme.

Mësohet se një ndër unazat e vjedhura që u gjet në shtëpinë e Dobit i përket pikërisht profesorit të Kriminalistikës, Ervis Karamuço.

I kontaktuar nga AlbEu.com, Karamuço konfirmoi se unaza me një dedikim të veçantë nga bashkëshortja i përket atij duke shpjeguar edhe rrethanat e pranisë së Donit në banesën e tij, ku duket se ka kryer edhe vjedhjen e këtij sendi.

Unaza në fjalë më përket mua. Ka një dedikim: Ervinit me dashuri! Gruaja në fjalë ka qenë njëherë në shtëpinë tonë kur kemi lyer dhe duket se në atë moment ka kryer vjedhjen”, tha Karamuço për Albeu.com, duke shtuar se e kishte denoncuar humbjen e unazës, ndërsa pas arrestimit të Dobit është telefonuar nga policia, të cilët u kanë konfirmuar gjetjen e sendit.

E njohën për shkak të dedikimit. Më morën në telefon dhe më thanë që unaza u gjet”, theksoi ai.

Rozeta Dobi është në qendër të vëmendjes së mediave dhe opinionit publik këto ditë për shkak të “goditjes” së bërë në shtëpinë e funksionares së lartë të shtetit Alda Klosi.

Dobit iu gjetën gati 500 mijë euro në shtëpi, ndërsa Klosi në prokurori pretendon vetëm 120 mijë prej tyre duke bërë që pjesa tjetër të mbetet pa pronar.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.