Koment
— Është e kuptueshme se elitat e caktuara dinake po manipulojnë më popullsin në mënyrë të paskurpullt. Është çuditshme si edhe njerëzit integjentë, po arrihen të manipulohen. Këtë botë më shumë po e kontrollojnë idiotët, të cilët mendojnë se janë të zgjuar, duke na ushqyer çdo ditë më gënjeshtra të pakuptimta? Dhe, gënjështra nuk ishte dashur më vazhduar me dominuar mbi të vërtetën…
Skënder MULLIQI
Ne jetë pos shumë gjerash ndëshemi më të vertetën dhe genjështrën. Ne të gjithë kemi endërruar demokracinë se ishim në komunizëm. Idealistët e shekullit të kaluar ata që janë ende gjallë ndihen të zhgënjyer në epokën e domkracisë tonë. Se kjo demokraci që kemi sot, është bërë një mish-mash dhe nuk është ajo demokraci e ëndërruar prej kohesh.Në këtë shekullin e ri, sikur kemi demokraci të vonuar, apo demokraci e cila nuk po përfillet, e zakonisht nga pushtetet. Po shohim së çfarë debatesh tona politike po shohim. Hiç kurrfare, që pak kan lidhje për demokracinë. Me shumë kemi të bëjmë më hapësira publike të mbushura më mashtrime dhe gënjeshtra. Pak kush po e përfillë demokracinë në kuptimin e plotë të fjalës – demokraci.
Pak kush sot po hyn në arenën politike më qëllimin të nxjerrë në pah problemete kruciale më të cilat po përballët shoqëria jonë e pas luftës. Nuk po kemi qëllimete të sinqerta politike dhe mediatike për t’i avansuar proceset zhvillimore dhe demokracinë e mirëfilltë. Sikur u harruan idealet dhe idealistet që bën shumë për të ardhur liria. Gjithçka është vu në shërbim të interesave përsonale dhe në shërbim për ti kënaqur secili audiencën e tij të zgjedhur. Politika më shumë është shëndrruar në performancë dhe argëtim, ende larg seriozitetit. Shumë është zhdukur thënja të vërtetës në gjuhën tonë politike.
Kjo për shkakun së për shumë vite më radhë dominojë gjuha e urrejtjës, shantazhit, manipulimit dhe të rrenës. Kjo ishte sigurishtë gjëja më irituese dhe e dëmshme për të krijuar përspektiva të reja në jetën shoqërore dhe politike ne Kosovën e pas luftës. Është e dhimbshme kur vendin e demokracisë e zënë dekadenca politike. Mashtrimi është fenomen i keq, që po preferohet në kohën tonë. Nuk ka gjë më të dëmshme që të gënjejmë veten, e pastaj të tjerët, dhe edhe kur flasim të vërtetën nuk e beson askush. Gënjeshta sikur është bërë realitetei ynë i hidhur, kurse e vërteta ka mbetur në margjina, larg publikut. Në teatrin e absurdit, kalojnë vetëm absurditetet, të cilat nuk mund t’i shqiptosh me fytyrë serioze.
Gënjeshtrat janë më argëtuese. Askush me mendje të shëndoshë nuk mund ta marrë si të mirëqenë asgjë që na serviret nga gënjeshtrat. Shumë çka në përdorimin e fjalorit politik është shëndrruar në përsonale. Madje, gënjshtarët fillojnë të mos e njohim më as veten. Sikur po bëhët garë në opinion public kush të gënjen më shumë, sikur të ishte ndonjë konkurs gënjeshtre. Dhe, askush nuk ka frikën demit që po i shkaktohet kësaj shoqërie. Mund të pyesim nëse kjo gjendje e mjerueshme është rezultat i mashtrimeve me të cilat na mbulojnë elitat politike, natyrisht jo të gjithë. Gënjeshtrat dhe mashtrimet sikur janë bërë një treg i zakonshem.
Është evidente se sot jetojmë në një cirk të ndërtuar nga gënjeshtrat dhe mashtrimet. Disa do të thonë se një gjendje e tillë nuk mund të zgjasë shumë dhe se e vërteta përfundimisht do të triumfojë. Të besojmë së neser do të jetë shumë ndryshe, ku do të dominon më shumë e vërteta, se rrenat nuk janë zhdukur kurrë. Është e kuptueshme se elitat e caktuara dinake po manipulojnë më popullsin në mënyrë të paskurpulltë. Është e çuditshme se si njerëzit integjentë, po arrihen të manipulohen. Këtë botë më shumë po e kontrollojnë idiotët, të cilët mendojnë se janë të zgjuar, duke na ushqyer çdo ditë më gënjeshtra të pakuptimta? Dhe, gënjështra nuk ishte dashur më vazhduar më dominuar mbi të vërtetën…











