Ese letrare: (1)
Nga Safet SADIKU
Sipas tyre, referendumi nuk përmbyste rendin me zhurmë, por e zhvendoste vetëdijen me qartësi të heshtur.
Shqiponja fluturonte lart, aq lart sa hija e saj nuk binte mbi një qytet të vetëm, por mbi një ndërgjegje të tërë. Krahët e saj hapeshin mbi male, fusha dhe qytete që për vite kishin jetuar me mite të vjetra si me gurë të rëndë në xhepa. Ndërsa ajo shpërndante fletëvotime nga qielli, jo si copë letre, por si simbol i përgjegjësisë, diçka nisi të lëvizte në ajrin e kohës. Mitet kishin mësuar të mbijetonin gjatë. Miti i përçarjes përsëritej si refren i lodhur. Miti i paaftësisë përhapej si hije e trashëguar. Miti i pritjes së pafund për një shpëtimtar ishte bërë pothuaj zakon mendimi. Të gjitha këto ishin thënë aq shpesh sa kishin filluar të tingëllonin si të vërteta. Por tani, nën fluturimin e Shqiponjës, ato dukeshin të zbehura dhe të plasaritura.
Në sheshin ku ishte mbledhur turma, Ciceroni qëndronte i drejtë. Fytyra e tij ishte e kthyer nga njerëzit dhe zëri i tij ishte i qëndrueshëm. Ai tha se miti më i rrezikshëm nuk është ai që sulmon nga jashtë, por ai që bind një popull se nuk është gati. Kur një shoqëri pranon se nuk është e aftë për vetëqeverisje, ajo dorëzon pa rezistencë atë që i takon. Fjalët e tij nuk ishin të ashpra, por kishin qartësi, e cila depërtonte kudo… Turma dëgjonte në heshtje. Nuk ishte heshtje frike. Ishte heshtje përqendrimi. Ciceroni vazhdoi duke theksuar se pjekuria nuk matet me madhësinë e territorit, por me thellësinë e ndërgjegjes kolektive. Referendumi, sipas tij, ishte prova më e pastër e kësaj thellësie. Ai nuk ishte thjesht proces teknik, por akt besimi në vetvete. Pak më tej, Roboti projektonte në ajër grafikë të ndritshëm. Shifra që lëviznin ngjanin me yje të vegjël në një qiell artificial.
Ai sqaroi se pjesëmarrja ishte në rritje dhe se transparenca e procesit ishte e verifikueshme. Çdo votë regjistrohej me saktësi. Çdo hap auditohej. Teknologjia, tha ai, nuk ishte mbi njeriun. Ajo ishte në shërbim të tij. Pas një pauze të shkurtër, ai shtoi se çdo votë është një njësi drite. Së bashku, ato formojnë murin simbolik që mbron të ardhmen. Nuk është mur ndarës, por mur vetëdijeje. Në horizont, Shkencëtari i Ri vështronte qiellin. Ai e dinte se muri i dritës që kishte projektuar nuk ishte vetëm sistem mbrojtës kundërajror. Ishte metaforë e asaj që po ndodhte në tokë. Rrezet e diellit, kur përqendrohen, krijojnë fuqi të madhe. Edhe vullneti qytetar, kur përqendrohet, bëhet forcë transformuese. Shqiponja u rrotullua mbi qytet. Për një çast, hija e saj përfshiu të gjithë sheshin. Ishte një hije e lehtë, që sillte kujtesë dhe jo kërcënim.
Njerëzit ngritën sytë lart dhe ndien se po jetonin një çast që nuk kishte nevojë për zhurmë. Mitet nisën të bien pa bujë. Nuk pati përplasje të forta. Vetëm një plasaritje të qetë, si akulli që shkrihet në pranverë. Bota po shihte një realitet që nuk përputhej me narrativat e vjetra. Një popull që ndërtonte teknologji që tërhiqte vëmendjen e fuqive të mëdha dhe që në të njëjtën kohë kërkonte drejtësi dhe rregull në tokën e vet. Nuk pati britma triumfi. Nuk pati retorikë të zbrazët. U ndje vetëm një lëvizje e qartë drejt pjekurisë. Dhe nën fluturimin e Shqiponjës, e cila vazhdonte të rrotullohej mbi horizont me qëndrueshmëri, u kuptua se miti i fundit që po thyhej ishte ai i vogëlsisë. Sepse drita, kur ngrihet në qiell, nuk pyet për përmasë. Ajo pyet për intensitet dhe për drejtimin që merr.
Ishte një përballje e padukshme, ku miti kërkonte të mbijetonte përmes rrëfimit. Në rrjete dhe studio diskutimesh qarkullonin teori të shumta. Disa thoshin se sistemi i dritës ishte mashtrim i stisur. Të tjerë pretendonin se referendumi ishte vetëm një humor i maskuar si proces demokratik. Kishte edhe zëra që e paraqisnin Shqiponjën si simbol të rrezikshëm, të aftë të ndizte emocione të pakontrolluara. Turma nisi të ndahej në mendime. Nuk ishte përçarje me britma, por një çarje e heshtur që ndihej në biseda të ulëta dhe në shikime të pasigurta. Dyshimi u fut si hije mes njerëzve. Shkencëtari i Ri e ndjeu peshën e kësaj vale. Ai pyeti veten nëse drita që kishte krijuar po bëhej shkak për thellimin e ndarjes.
Mendimi e tronditi tërë masan e njerëzve më shumë se çdo kritikë e drejtpërdrejtë. Ai u tërhoq për disa ditë në laborator. Atje, mes projeksioneve dhe formulave, kërkoi jo vetëm zgjidhje teknike, por qartësi morale. Kur doli, fytyra e tij nuk shfaqte më pasiguri, por vendim. Ai shpalli se do ta hapte arkitekturën bazë të sistemit për shqyrtim publik. Vendimi ishte i qetë dhe i prerë. Roboti paralajmëroi se transparenca e plotë rrit rrezikun e kopjimit dhe të keqpërdorimit. Ishte analizë e saktë, e mbështetur në probabilitete dhe precedentë. Shkencëtari u përgjigj se rreziku teknik është më i vogël se rreziku i frikës kolektive. Ai tha se drita që mbahet e fshehtë kthehet në hije, ndërsa drita e ndarë bëhet besim. Ciceroni e dëgjoi me vëmendje dhe vuri re se ky ishte momenti i pjekurisë.
Ai tha se miti nuk rrëzohet me zemërim, por me qartësi të qëndrueshme. Sipas tij, kur një ide i reziston dritës së shqyrtimit, ajo fiton legjitimitet. Në shesh u organizua një transmetim i drejtpërdrejtë. Nuk pati skenografi madhështore. Shkencëtari doli para njerëzve me thjeshtësi dhe foli me fjali të qarta. Ai deklaroi se drita nuk është armë sekrete, por dije. Dhe dija, kur është e ndershme, nuk mund të mbahet peng. Ai hapi strukturën e sistemit dhe ftoi ekspertë vendas e të huaj ta analizonin. Brenda pak orësh, rrjedha e debatit filloi të ndryshonte. Miti i rrezikut humbi forcën dramatike. Dyshimi nuk u zhduk menjëherë, por u zbeh përballë transparencës. Në mbrëmje, Shqiponja fluturoi më lart se zakonisht.
Nuk ishte një gjest triumfi, por një lëvizje e qetë në qiellin që tashmë dukej më i hapur. Referendumi hyri në fazën përfundimtare me ritëm të qëndrueshëm. Shkencëtari ndiente qetësi, jo entuziazëm të zjarrtë. Ai e kishte kuptuar se forca e vërtetë e dritës nuk qëndron në shkëlqim, por në besueshmëri. Ciceroni tha me zë të ulët se miti jeton nga frika, por vdes nga qartësia. Roboti konfirmoi se treguesit e besimit ishin stabilizuar dhe se procesi po ecte pa luhatje të rrezikshme. Kur Shqiponja u zhduk për një çast në errësirën e qiellit, askush nuk u tremb. Njerëzit kishin mësuar se drita nuk zhduket kur fshihet nga sytë. Ajo mbetet aty, e gatshme të rishfaqet. Dhe nën fluturimin e saj u kuptua se mitet nuk bien me zhurmë të madhe. Ato plasariten ngadalë, derisa drita depërton përmes tyre dhe i bën të panevojshme.
Dyshimi që lind në dritë: Mbrëmja ra më shpejt se zakonisht atë ditë. Qyteti humbi ngjyrat ngadalë, ndërsa në laborator mbeti vetëm reflektimi i fundit i diellit mbi panelet e qelqta. Shkencëtari i Ri qëndronte i vetëm përballë projeksioneve holografike. Modelet e murit të dritës rrotulloheshin në heshtje, të sakta dhe të bindura ndaj formulave që i kishin krijuar. Për herë të parë, ai nuk i shikonte me krenari. Ai po dyshonte. Në ekranet anësore kalonin lajme nga qendra të mëdha mediatike. Disa e quanin gjeni. Të tjerë e paraqisnin si rrezik strategjik. Kishte edhe zëra që thoshin se një teknologji e tillë nuk duhej të ishte në duart e një vendi të vogël. Fjalët lëviznin shpejt, por pesha e tyre mbetej. Ai e mbylli ekranin me një lëvizje të qetë.
Ai pyeti veten nëse po ndërtonte mburojë apo po krijonte frikë. Mendimi nuk ishte teknik. Ishte i thellë dhe i brendshëm. Dera u hap pa zhurmë dhe Roboti hyri me hapat e tij të matur. Sensorët e tij pasqyronin dritën e zbehtë të sallës. Ai njoftoi se analiza e reagimeve globale tregonte polarizim të thellë. Një pjesë e konsiderueshme e komenteve strategjike e shihnin sistemin si destabilizues. Pjesa tjetër e cilësonte si revolucion mbrojtës. Shkencëtari dëgjoi pa reaguar menjëherë. Heshtja mes tyre nuk ishte bosh. Ishte e mbushur me mendim. Ai tha se statistikat nuk ia hiqnin peshën nga kraharori. Roboti e vështroi me vëmendje dhe u përgjigj se pesha që ndiente nuk ishte teknike, por morale. Në ballkonin e lartë të ndërtesës qëndronte Ciceroni. Qyteti poshtë vazhdonte të gumëzhinte. Turmat mblidheshin për debatet përfundimtare dhe referendumi kishte hyrë në fazën vendimtare.
Lart në qiell, Shqiponja rrotullohej me qetësi, si një vulë e gjallë mbi procesin. Shkencëtari iu afrua. Ai pranoi se po fillonte të kuptonte frikën e të tjerëve. Çdo epokë kishte ndëshkuar ata që sillnin dritë të re. Historia nuk kishte qenë gjithmonë e mëshirshme me risinë. Ciceroni vazhdoi të shikonte qytetin për disa çaste para se të fliste. Ai tha se problemi nuk ishte drita, por kontrolli mbi të. Fuqia pa ligj krijon pasiguri, edhe kur synimi është mbrojtja. Pastaj u kthye dhe e pyeti drejtpërdrejt nëse e ndiente se po e përdornin si simbol. Shkencëtari nuk u përgjigj menjëherë, sepse e dinte se kjo ishte e vërtetë. Emri i tij ishte bërë flamur për disa dhe kërcënim për të tjerë. Ishte bërë argument në debate dhe mjet retorike në studio televizive. Ai vetë kishte dashur vetëm të mbronte. Ai tha se qëllimi i tij kishte qenë mbrojtja dhe asgjë më shumë.
Ciceroni u përgjigj se pikërisht për këtë arsye ai duhej të vazhdonte. Por duhej të vendoste kufij të qartë. Drita duhej të ishte nën ligj dhe jo nën entuziazëm të pakontrolluar. Në horizont u shfaq një re e errët që lëvizi ngadalë mbi qytet. Shqiponja ndaloi për një çast rrotullimin e saj të rregullt, sikur të kishte ndier ndryshimin e ajrit. Roboti ndërhyri dhe njoftoi se kishte përpjekje për sabotim dixhital. Sistemi po testohej nga jashtë me metoda të sofistikuara. Ciceroni e priti lajmin me qetësi. Ai tha se kundërshtari i parë real kishte mbërritur. Shkencëtari pyeti nga cili drejtim vinte kjo sfidë. Ciceroni u përgjigj se vinte nga frika. Jo nga teknologjia, por nga pasiguria që lind kur rendi i vjetër ndien se po zëvendësohet. Mbrëmja u thellua. Në laborator dhe mbi qytet u ndje një tension i ri, por jo paralizues. Ishte tensioni i një prove që duhej kaluar. Drita nuk ishte më vetëm projekt teknik. Ajo ishte bërë provë karakteri.
Kur edhe miti kundërshton: Sulmi nuk erdhi me zhurmë armësh dhe as me përplasje fizike. Ai u përhap si fjali, si titull, si dyshim i mbjellë me kujdes. Ishte një sulm i menduar, i ndërtuar mbi fjalë që synonin të krijonin mjegull. Në rrjete dhe studio diskutimesh qarkullonin teori të shumta. Disa pretendonin se sistemi i dritës ishte mashtrim i stisur për propagandë. Të tjerë këmbëngulnin se referendumi ishte revulucion i sofistikuar për shoqërinë shqiptare, që e nxorri atë nga duart e mjegullave të errta historike. Sipas tyre, ai nuk përmbyste rendin me zhurmë, por e zhvendoste vetëdijen me qartësi të heshtur. Ishte një lëvizje që nuk kërkonte heronj të vetëm, por përgjegjësi të përbashkët. Për herë të parë, vendimi nuk pritej nga lart, por ngrihej nga poshtë, si dritë që depërton përmes mjegullës. Dhe pikërisht në këtë përqendrim vullneti ata shihnin daljen nga mjegullat e errëta historike, jo si shkëputje nga e kaluara, por si kapërcim i saj me vetëdije të re.
Kështu kishte ndodhur edhe me zërat, që e paraqisnin Shqiponjën si simbol të rrezikshëm, të ngarkuar me kuptime përçarëse. Turma nisi të ndahej në mendime. Nuk ishte ndarje e dukshme në rrugë, por një çarje e brendshme që ndihej në biseda dhe komente. Disa filluan të dyshonin. Të tjerë u tërhoqën në heshtje. Shkencëtari i Ri e ndjeu për herë të parë një peshë që i ngjante fajit. Ai pyeti veten nëse drita që kishte krijuar po e thellonte ndarjen që kishte dashur ta mbronte. Mendimi nuk e linte të qetë. Ai u mbyll për dy ditë në laborator. Orët kalonin mes analizave, simulimeve dhe reflektimit të gjatë. Nuk kërkonte vetëm zgjidhje teknike. Kërkonte drejtim moral. Kur doli, fytyra e tij ishte më e qetë. Ai njoftoi se do ta publikonte kodin bazë të sistemit. Vendimi erdhi i qartë dhe pa dramatizim. Roboti reagoi menjëherë. Ai paralajmëroi se transparenca totale rrit rrezikun e kopjimit dhe të përdorimit të pakontrolluar. Ishte një analizë e ftohtë dhe e saktë. Shkencëtari u përgjigj se transparenca ul frikën. Ai tha se dyshimi ushqehet nga errësira, ndërsa besimi ndërtohet në dritë. Ciceroni buzëqeshi lehtë. Ai vuri re se ky vendim nuk ishte thjesht teknik. Ishte politik në kuptimin më të lartë të fjalës. Ai tha se tani Shkencëtari po fliste si burrë shteti dhe jo vetëm si shpikës. Në shesh u organizua një transmetim i drejtpërdrejtë. Nuk pati podium madhështor dhe as muzikë dramatike.
Shkencëtari doli para publikut me qëndrueshmëri të thjeshtë. Ai deklaroi se drita nuk është armë sekrete. Ajo është dije dhe dija nuk mbahet peng. Fjalët e tij u përcollën pa patos të tepërt, por me bindje të qartë. Ai hapi arkitekturën bazë të sistemit dhe ftoi ekspertë ndërkombëtarë ta shqyrtonin. Procesi u bë i hapur dhe i verifikueshëm. Transparenca filloi të zëvendësonte spekulimin. Brenda pak orësh, rrjedha e diskutimit ndryshoi. Narrativi i rrezikut filloi të zbehej. Dyshimi nuk u zhduk menjëherë, por humbi intensitetin e tij dramatik. Në mbrëmje, Shqiponja fluturoi më lart se zakonisht. Referendumi hyri në fazën përfundimtare me ritëm të qëndrueshëm. Shkencëtari nuk ndiente më zjarr krenarie. Ai ndiente qetësi, një qetësi që vinte nga pajtimi me vendimin e tij. Ciceroni vështroi turmën dhe tha me zë të ulët se miti nuk thyhet me britmë. Ai thyhet me qartësi dhe me durim. Roboti konfirmoi se procesi ishte stabilizuar dhe se niveli i besimit kishte shënuar rritje të ndjeshme. Shifrat nuk ishin triumf, por tregues i një drejtimi të ri. Shqiponja u zhduk për një çast në errësirën e qiellit. Këtë herë askush nuk u shqetësua. Njerëzit nuk panë në zhdukje rrezik, por ritëm natyror të fluturimit. Sepse tashmë ishte kuptuar një e vërtetë e thjeshtë. Muret e dritës nuk ndërtohen për të ndarë botën. Ato ndërtohen për të mbrojtur dinjitetin dhe për ta vendosur fuqinë nën kontrollin e ndërgjegjes.
Nën hijen që nuk errëson: Mbi sheshin e mbushur me njerëz, ekranet ndriçonin fytyra të përqendruara dhe qielli dukej më i afërt se zakonisht. Në atë hapësirë të hapur, shumëkush ndiente sikur mbi procesin po qëndronte një prani e qetë. Hija e Gjergj Kastrioti nuk shihej, por përjetohej si kujtesë e gjallë. Ajo nuk rëndonte mbi askënd. Përkundrazi, dukej sikur mbante ekuilibrin mes emocionit dhe arsyes. Shqiponja fluturonte në lartësi të qëndrueshme. Lëvizjet e saj ishin të ngadalta, pothuaj ceremoniale. Ajo kishte kaluar mbi shumë qytete dhe kishte parë nga afër entuziazmin, por edhe tensionin. Në disa vende kishte regjistruar përpjekje për prishje të rendit. Ishin grupe të vogla, por zhurma e tyre kërkonte vëmendje. Në tubimin më të ndjekur të javës, Ciceroni doli përpara turmës me një qetësi që impononte dëgjim.
– Çdo shoqëri që ndryshon, tha ai, do të përballet me rezistencë. Kjo është e natyrshme. Por dallimi mes turmës dhe popullit qëndron te vetëkontrolli. Ai ndaloi për një çast dhe vështroi njerëzit. Kur mungon argumenti, shfaqet dhuna. Kur mungon vizioni, lind provokimi. Por, referendumi është shenjë e vetëdijes, ndërsa debati është shenja e forcës. Fjalët e tij nuk nxitën brohoritje të zhurmshme. Ato sollën një heshtje të vetëdijshme. Më pas, Roboti projektoi në ekran pamje të regjistruara nga fluturimet e Shqiponjës mbi Iliridë, Kosovë, Shqipëri, çamëri, Kosovë Lindore, Sanxhak dhe Malësi të Plavës e Gucisë. Në disa fragmente shiheshin tentativa për të krijuar incidente të vogla. Një pankartë e grisur. Një objekt i hedhur. Një përplasje e nxitur me qëllim. Këto veprime, tha Roboti me ton të baraspeshuar, nuk përfaqësojnë shumicën. Ato janë përpjekje për të manipuluar perceptimin përmes frikës dhe zhurmës. Ai ndryshoi pamjen dhe shfaqi statistikat e pjesëmarrjes.
Pjesëmarrja qytetare mbetet e lartë. Procesi është transparent. Mekanizmat e sigurisë janë aktivë. Aktet destruktive izolohen pa cenuar lirinë e shprehjes. Shkencëtari i Ri u afrua pranë mikrofonit. Fytyra e tij tregonte përqendrim, jo zemërim. Sistemi që po ndërtojmë, tha ai, – nuk ka frikë nga kritika. Ai ka frikë vetëm nga manipulimi. Protesta paqësore është pjesë e demokracisë. Por dhuna është shenjë e mungesës së besimit në argument. Ai ngriti sytë nga qielli. Drita që përqendrojmë në lartësi është simbol. Ajo na kujton se energjia, kur drejtohet me përgjegjësi, bëhet mburojë. Po ashtu edhe vullneti qytetar. Shqiponja bëri një rreth të gjerë mbi turmë. Lëvizja e saj krijoi një ndjenjë sigurie të heshtur. Njerëzit filluan të kuptonin se tensioni ishte pjesë e procesit, por jo thelbi i tij. Ciceroni e mbylli fjalën me një ton të prerë, por të qetë.
Nëse i përgjigjemi provokimit me provokim, ne ushqejmë mitin e përçarjes. Nëse i përgjigjemi me ligj dhe me votë, miti bie vetë.
… Re të lehta kaluan mbi qiell, por fluturimi i Shqiponjës nuk u lëkund. Procesi vazhdoi me ritëm të qëndrueshëm. Pengesat mbetën të dukshme, por nuk ishin më kërcënim real. Nën hijen që nuk errësonte, por orientonte… Populli vazhdoi të ecte përpara. Muret e dritës në qiell dhe vullneti në tokë po formonin të njëjtën strukturë: një rend që nuk mbështetej në frikë, por në vetëdije.
Por, mbi turmat që herë pas here trazoheshin nga thirrje të ashpra, dukej sikur lëvizte hija e Gjergj Kastriotit. Ajo nuk sillte frikë dhe as imponim. Ishte një kujtesë e heshtur se forca e vërtetë nuk qëndron në shkatërrim, por në qëndrueshmëri. Shumë prej atyre që ndodheshin në shesh rrëfenin se, në çastet kur situata rrezikonte të përshkallëzohej, përhapej një qetësi e pashpjegueshme. Ishte sikur një dorë e padukshme që vendoste mbi supet e njerëzve peshën e historisë dhe përgjegjësinë për të mos e turpëruar atë. Shqiponja vazhdonte fluturimin e saj të lartë dhe të qartë. Ajo nuk u ndal nga përpjekjet për të ndriçuar tërë këtë errësim. Përkundrazi, ngrihej edhe më lart, duke shpërndarë fletëvotime si shenjë të barazisë dhe përgjegjësisë qytetare. Prania e saj simbolizonte se procesi demokratik nuk mund të ndalet nga britmat e një pakice të zhurmshme. Në atë qiell të hapur, çdo rrotullim i krahëve të saj dukej si pohim se vullneti i shumicës është më i fortë se çdo provokim i çastit. Shkencëtari i Ri e përforconte këtë ndjesi me fjalë të qeta.
Ai theksonte se energjia e dritës bëhet më e dukshme pikërisht kur dikush përpiqet ta mbulojë me hije. Ashtu ndodh edhe me energjinë qytetare. Sa më shumë përpiqen ta errësojnë, aq më shumë ajo reflekton. Ai fliste jo si triumfator, por si njeri që e kupton brishtësinë dhe forcën njëkohësisht. Ligjëratat e Ciceronit dhe analizat e Robotit nuk ushqyen frikë. Ato e zhveshën atë nga misteri dhe e vendosën në dritë të arsyes. U bë e qartë se tensionet pa norma janë shpesh simptoma të një tranzicioni të thellë dhe jo një fat i pashmangshëm. Kur një popull zgjedh votën mbi gurin, argumentin mbi britmën dhe institucionin mbi kaosin, përpjekjet për të nxirë gjithçka fillojnë të humbin forcën e tyre. Kështu, nën hijen vigjilente të Gjergj Kastriotit dhe nën fluturimin e pandalur të Shqiponjës, mrekullia nuk ishte zhdukja e menjëhershme e pengesave. Mrekullia ishte shndërrimi i tyre në prova të pjekurisë kombëtare. Çdo tentativë për tension u kthye në dëshmi se dinjiteti, kur është i ndërgjegjshëm dhe i organizuar, nuk thyhet. Ai forcohet dhe ecën përpara me një qetësi që nuk ka nevojë për zhurmë…Mbarësi proceseve demokratike në gjithë shoqërinë shqiptare!
(Nga dorëshkrimet, sirtari 160)











