12.5 C
Tirana
E hënë, 7 Prill 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

ETYD PËR DASHURINË

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Zymer Mehani

1. Fillimi
Nga sytë që takohen,
pa fjalë lind një dritë e butë —
trupi dridhet lehtë.

2. Prania
Nuk më flet me zë,
por fryma jote mjafton
që të marr frymë thellë.

3. Malli
Udhët janë bosh sot,
vetëm kujtimi yt flet —
zëri yt mungon.

4. Dhembja
Dashuria dhemb,
si një lule në acar —
por s’e këpusim dot.

5. Përjetësia
Shkruaj mbi ajër: “Ti,”
dhe çdo erë që më prek
më kujton tënden prani.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit