8.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Edhe kafshët i mbrojnë pasardhësit e vet…

Edhe kafshët i mbrojnë pasardhësit e vet…

0
Mikel Ndoj

56-vjeçari M.N, deklaroi se kishte shkuar te vendi i punës së vajzës pasi ajo nuk po i përgjigjej në telefon. Ai donte të ribashkohej me familjen. E reja nuk pranonte më asnjë kontakt me të. Ai ka pohuar se ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit. Dëshmitari okular i prononcuar në emisionin me “Zemër të hapur”, të gazetares së NEWS24, Evis Ahmeti, bëri dëshmi tronditëse. – Ai akuzoi babanë, e vajzës, se e kishte planifikuar të vriste vajzën e tij prej 1 muaj. E ka pasur plan që të dëmtonte vajzën dhe shoqen e vet.

Çifti ishin prej 6 vitesh të divorcuar. Kishte një muaj që kishte dalë nga burgu dhe e kishte planifikuar prej 1 vit vrasjen, erdhi me biçak, dhe ia vuri në fyt. Plaga qe 8 cm dhe djali ishte gati për të vdekur. Vajza ka 14 qepje. Kolegun e vajzës për fatin e mirë, vetëm 2 mm e ndante nga damari kryesor, kjo mund ishte fatale. Çarja qe e thellë prej 6-7cm, më në rrezik ishte djali, vajza rrezikoi syrin, – vazhdon më tej dëshmitari…

Dy të rinjtë falë zotit dhe mjekëve shpëtuan. Po vrasja, mbeti në tentativë, gjesti makabër u krye… Krimineli, “baba” e bëri “punën” e tij. Duke e trajtuar ngjarjen në aspektin social, natyrshëm lindin disa pyetje që e kanë përgjigjen brenda tyre, si:

1-Çfarë krimi makabër tenton të bësh o njeri?!!!
2-Si mund të veprosh në këtë formë, të tentosh të vrasësh krijesën tënde, o kriminel ordiner?!!
3-Çfarë mund të themi për “sojin” tënd kur veprimin tënd nuk e bëjnë edhe gjallesat e tjera?!!
4-A nuk mësove gjë nga jeta gjatë vuajtjes së dënimit tënd në burg?!!
5-Kur do të mësosh nga pësimi o njeri i “mirë”?!!
6-Kush mendon ti, se mund t’i zgjidhë problemet në çift?!!
7-Kush duhet ta edukojë dhe mbroj parasëgjithash, fëmijën tënd o njeri ?!!

Pyetjet janë retorike dhe e kanë përgjigjen vetë. Këto pyetje nuk i drejtohen vetë këtij, njeriu, por gjithë prindërve. Ky dhe të tjerë si ky, janë prototipa. Po fatkeqësisht njerëz dhe prindër të tillë, janë shtuar së tepërmi në këto kohë të trazuara. Zgjidhja, para së gjithash vjen nga familja, pastaj nga shkolla dhe edukimi…

Ibrahim Kabili
Tiranë, më 26.01.2026

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.