E VËRTETA TRAGJIKE E NJË QYTETI

0
Korça

KRISTAQ TURTULLI

Korçës po i shkatërrohen diamantet e kurorës së madhështisë do mbetet një palavinë e gjorë.

Po o bashkëqytetarë, indiferentë, të përgjumur korçarë, shkunduni nga apatia dhe vështroni sy çelët ç’po ndodh me dinjitetin dhe krenarinë e qytetit tonë: Korçës sonë po i shkatërrohen vlerat më të rëndësishme, të trashëgimisë kulturore korçare dhe Shqiptare.

Familja e madhe fisnike, patriote qytetare korçare Turtulli, si asnjë familje tjetër në Shqipëri dhe Ballkan; ndërtoi dhe i dhuroi Korçës dhe Shqipërisë vlera unikale Evropiane, nga bamirësia dhe arkitektura, ndërsa tani dora vrastare po i shkatërron pa mëshirë këto vlera të pakrahasueshme, të cilat janë krenaria dhe dinjiteti i qytetit të Korçës dhe Shqipërisë.

Pas prishjes dhe shkatërrimit të spitalit të madhe, ndërtuar dhe dhuruar nga filantropi Thoma Turtulli. Diamantit të parë të kurorës së qytetit të Korçës; Qytetarët dhe qeveritarët e Korçës u dergjën në mendësinë e tyre apatike, indiferencë të plotë dhe antishqiptari. Zhdukjen dhe shkatërrimin e spitalit e mbuloi perdja e rëndë e errësirës dhe harresës.

Tani i erdhi më në fund radha të prishet dhe biblioteka ndërtuar dhe dhuruar nga bamirësit të madh fisniku Thoma Turtulli.

Në mesin e viteve 30 bashkia e qytetit të Korçës në emër të qytetarëve të qytetit iu lut bamirësit të madh Thoma Turtulli për të ndërtuar dhe dhuruar Spitalin e qytetit për shëndetin e popullit, ‘Qoftë bërë’ u përgjigj i Madhi fisniku zemërartë Thoma Turtulli. E ndërtoi me florinjtë e tij të grumbulluar me djersë një godinë të bukur neoklasike, simbolike, nga më të bukur të qytetit dhe e dhuroi me dashuri e shpirtmadhësi. Spitali u bë shpresa, shërimi i popullit dhe bekimi i Zotit.

Bashkia iu lut Bamirësit të madh të ndërtonte bibliotekë të mos dergjej rinia e qytetit klube, bixhozhit dhe veseve.

‘Qoftë e bërë,’ u përgjigj, humanisti, njerëzori, i pakrahasueshmi Thoma Turtulli. Ai e ndërtoi Bibliotekën të bukur, neoklasike si rrallë në qytet e në Shqipëri dhe e dhuroi për rininë dhe qytetin e Korçës që rinia të merrte dije dhe kulturë. Kushëriri i parë Mihal Turtulli intelektuali dhe patrioti I madh dhuroi Bibliotekës së re mijëra libra nga biblioteka e tij personale.

Bashkia iu lut Thoma Turtullit për një lice madhështoi si rrallë gjetkë me karakter evropian:
‘Qoftë e bërë,’ u përgjigj fisniku, i madhi, qytetari I Botës së qytetëruar. Liceun e ndërtoi madhështoi siç ju a premtoi klasik dhe ja dhuroi me mirësi dhe dashuri Korçës dhe Shqipërisë. Liceu u bë fanar ndriçues dhe krenari jo vetëm për Korçën po për gjithë Shqipërinë.

Thoma Turtulli ndërtoi dhe dhuroi shtëpinë e jetimores dhe shumë bamirësi të tjera. Pra këto janë një nga arsyet që dikur Korça u quajt Paris i vogël. Thoma Turtulli krijoi qëndrat më të rëndësishme të qytetit me fizionominë e një qyteti me fytyrë evropiane.

Komunizmi familjen e madhe Turtulli e shpronësoi, përndoqi, luftoi me zjarr e me hekur, urrejtja kafshërore arriti deri aty sa ja prishi varrin të madhit Thoma Turtulli, dhe sot e kësaj dite e kanë lënë Krenarinë e qytetit, madhështorin, fisnikun qytetarin Evropian pa varr.

Shumë nga pjesëtarët e kësaj famije të madhe, krenarinë e qytetit dhe sot e kësaj dite akoma nuk i gëzojnë pronat e të parëve të tyre. Ja kjo është e vërteta tragjike e një qyteti.

Kur ju qytetarë apatikë korçarë, në shenjë nderimi dhe respekti duhet të kishit bërë për filantropin e madh një përmendore në qëndër të qytetit. ‘Duhet ta dini mirë çdo qytet dhe vend i botës së qytetëruar do mburrej me këtë familje të madhe, bamirëse, fisnike, qytetare dhe Thoma Turtullin.

Sepse te ne mendësia, dashakeqësia, urrejtja komuniste e shkatërrimit vazhdon të jetë ngulur në mendje dhe në zemër. Ndërkohë me servilizëm dhe antishqiptari u ngenë përmendoreve shqiptaro-turkoshakëve fanatikë.

Po tani, më thoni o bashkëqytetarë, hëm! E di shumë mirë që nuk ka dalë asnjë qytetar pasunar, të ndërtojë e të dhurojë për të varfrin e gjorë qoftë dhe një kacidhe dhe jo më të dhurojë e ndërtojë për Korçën tonë.

O qytetarë shkunduni, mbrojini, mos lejoni me të gjithë forcën e shpirtit të prishen këto vlera të pakrahasueshme, godina të bukura, neoklasike që janë krenaria, dinjiteti dhe simbolike të qytetit.

KRISTAQ TURTULLI
AMBASADOR I KOMBIT

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.