Paraqitja e kërkesave për status të avancuar politik të KS, në tavolinë, respektivisht bartja e aktivitetit politik prej rrugës në tryezë negociatash.
Në rrugë-protesta, përveç kërkesave legjitime, njerëzore të protestuesve patriot, bashkangjiteshin edhe shërbime sekrete, që e devijonin kërkesën për liri dhe status politik, në kahje që i konvenonin okupatorit.
Arritje madhështore është miqësia fantastike, bashkpunimi dhe mirëbesimi i plotë në shtetin më të mirë në historinë e njerëzimit AMERIKA.
Krijimi i raporteve të shkëlqyeshme me Britaninë e Madhe, shtetin e dytë për kah rëndësia politike në botë.
Krijimi i miqësisë me Francën, ku specializoi si kritik letrar.
Krijimi i miqësisë me Italinë, shtet me rëndësi të madhe politike, çë shumë here i doli në ndihmë shqiptarve.
Miqësia personale me liderin shpirtëror katolik, kreun e vatikanit Papa Pali II, me të cilin kishte raporte të mrekullueshme, dhe e lidhte lufta kund komunizmit.
Në politikën e mbrendshme, unifikoi forcat politike, dhe me zemërgjërësi i pranonte kritikat nga disa politikanë dhe shkrimtarë, që lakmonin në popullaritetin dhe respektin çë e gëzonte .
Në kongresin amerikan, dhe në biseda me personalitetet relevante politike amerikane përdorte fjalor të thjeshtë, të spjegimit për atë se çka po ndodhë në KS.
Dr. Rugova nuk humbte kohë në spjegime të historisë, por mirrej me kohën prezente, dhe propozonte zgjidhje të së ardhmes politike të kosovës, e cila ndodhi siq e projektonte.
Për dallim prej politikanëve tjerë, i kushtonte tërë qenjen ekskluzivisht kosovës. Nuk mirrej me shtetet të ish RSFJ, me lindjen e mesme, apo cilin do problem tjetër në botë.
Evitoi kurthat nga : M. Kuqan, A. Izetbegoviq, S. Millosheviq, K. Gligorov të cilët donin çë çmimin më të madh të shpërbërjes të RSFJ-së, të paguajnë shqiptart, si popullata më e pa-armatosur në ish RSFJ.
Dr. Rugova me politikanët e bashkuar (LDK & UÇK) , arritën të bindin forcën më të madhe ushtarake në histori NATO, të intervenojë për herë të parë prej themelimit (1949).
NATO e shpëtoi kombin shqiptar në kosovë, maqedoni, mal të zi, dhe sërbi, sepse pa NATO-n, këto shtete do të mbeteshin pa shqiptarë.
Me arritjet mahnitëse Dr. Ibrahim Rugova pozicionohet ndër figurat madhore politike Shqiptare të shekullit 20, krahas Ismail Qemalit, Gjergj Fishtës (Kongresi i Manastirit), Ahmet Zogut, Hasan Prishtinës, Mithat Frashërit, Ernest Koliqit, ndërsa me rezultate politike i tejkalon politikanët Shqiptarë të shekullit 20.
Rezultatet kryesore politike dhe shtetrore:
Kosova e lirë, e pavarur, nën përkujdesjen e NATO-s, amerikës & britanisë së madhe, Shqipëria në NATO, Maqedonia në NATO me shqiptarë të barabart, Mali i Zi në NATO me shqiptarë në Malin e Zi. Sërbia me Shqiptarë në Sërbi.
Rrethanat e themelimit të shtetit të Kosovës ishin më të vështira se të Shqipërisë. Dallimi 1912-2008, ishte se: Amerika & Britania e shpëtuan KS nga Rusia, Kina dhe aleatët.
Besim Prishtina











