NGA KALOSH ÇELIKU
Don Kishoti shqiptar emiton Sadam Huseinin. Fatkeqësisht, që, është larg tij me qindëra vite. Dhe, i dalldis shqiptarët me cingana (surlla), dhe lodra (tupana) në stadiumin kombëtar. Gara, ku mbahen fushëbeteja sportive, dhe jo politike nëpër institucionet e Shtetit Shqiptar. Edhe, kënaqet me ekipën e tij “sportive” për “fitore”, dhe simpatizuesit me brohoritje dhe flamuj partiak e “kombëtar”. E feston dy ditë radhazi “fitoren” me dy gishta përpjetë përpara fytyrës?! Dhe, jo: si Ҫerçili me dy gishta përmbrapa bythës, para kamerave televizive.
“Fitore”, e Don Kishotit shqiptar me Sanço Pançon hipur mbi gomar për Dylqinenë e Tiranës. “Heroin” mbi Rosinantin, dhe Sanço Pançon mbi samar, që luftojnë me “armikun”: Kopenë e dhenëve, dhe mullinjtë e erës. Identike, Sot: me Luftën e dikurshme të Sadam Huseinit, autorit të romanit “ZABIBA DHE MBRETI”, që është përkthyer edhe në gjuhën shqipe (2004). Roman, dashurie dhe humanistik, që pak autorë, Sot: mund t’i arrijnë vlerat e tij artistike, dhe humane për njerëzimin. Dhe, e vranë.
Po, këtë Don Kishotin tonë politik shqiptar me Sanço Pançon mbi gomar përmbrapa, që jeton i lirë në Tiranë, dhe nuk fshihet maleve, as nëpër shpella e nëpër libra: po, delë haptas në dyluftim në stadiumin sportiv të Tiranës me tifozët e tij politik përmbrapa, kush do ta vrasë Nesër?! Askush. Përveçse, Dylqineja e Tiranës me rruza përqafe e dajre, dhe valle në Lëmë.
Ose, “Kali i Rexhës” në grazhd të kalit:
KËNGA E REXHËS
(Variant i modernizuar)
Çou more Rexh’ e dil te talla,
n’Parlament njihet budalla.
Refreni: Ҫou Rexho, çou djalo
Sot më i mirë po m’dukesh, o!
More kali t’u këput jelja
janë harlisë tek ne shumë pela.
Refreni: Ҫou Rexho, çou djalo
Sot, më t’mira po m’dukeni, o!
Deputetë, o hani e pini
se, Kosovën n’dhe po e shtini.
Refreni: Ҫou Rexho, çou djalo
Sa shumë varre hapen- o!
Nusja e Rexhës n’parlament
Gjysma e popullit mbetë pa brekë.
Refreni: Ҫou Rexho, çou djalo
Sa shumë hajna kemi, o!
Po vijnë krushqit rrethit malit
Qeveria nën bisht të kalit.
Refreni: Ҫou Rexho, çou djalo
Milioneri, i nanës, o!…
Kompozoi vetë: Boksh Baruti
Variant i modernizuar, sipas këngës popullore “Kënga e Rexhës”, para se: në Lëmë, të zbresë nga koçia Nusja me duvak, dajre, valle e pushkë, përpara Shtëpisë…