Doktorët, Inxhinierët në Filateli, ASHAK

0
Nënë Tereza - pullë

Departmenti i pullave postale të PTK-së ka kryer punë shumë të mirë në emetimin e pullave postale të PTK-së, për personalitetet e merituara, dhe ngjarjet historike të kombit shqiptar në Kosovë, si dhe kombit Shqiptar në tërësi.

Besoj se edicionet duhet të pasurohen me një kategori të personaliteteve meritore të shkencave të mjekësisë dhe shkencave teknike, të cilët ishin dhe janë gjeneratorë të zhvillimeve pozitive në rrethanat negative okupuese komuniste të periudhës 1950-1990 (ish RSFJ), duke iu hapur shtigjet e reja për periudhën 1990-1997 si periudhë e mbijetesës kombëtare, dhe 1998-2025 si periudhë madhështore e luftës çlirimtare, lirisë dhe pavarësisë.

Këto dy kategori shkencëtarësh meritojnë kujtesë shumë më të madhe, në edicionet e pullave postale, dhe në format tjera të kujtesës historike.

Inxhinierët dhe doktorët nuk kërkuan mirënjohje, sepse ishin puntorë të mëdhej dhe modest çë i shtruan shtigjet për gjeneratat e ardhshme.

Inxhinierët e profileve të ndryshme:
Shaban Hashimi, Xhelal Orana, Afrim Vokshi, Nexhat Orana, Vehbi Orana, Zeqirija Berisha, Refik Mehmeti, Nexhmedin Jagxhiu, Fetah Jagxhiu, Bardhyl Gjinali, Mehmet Doberqani, Minir Dushi, Bashkim Fehmiu, Mehmed Bula, Idriz Ibrahimi, Vesaf Berisha, Xhevat Mekuli, Ismet Sejdiu, Fatmir Agolli, Hasan Hazbati, Nazmi Nela, Tomë Berisha, Hamdi Syla, Ahmet Drini, Ali Shala, Zeqir Rugova, Suade Doko Mekuli, Reshat Abrashi, Hamdi Lleshi, Qemal Buqinca, Xhafer Emini, Rifat Gjota, Nazmi Mustafa, Halit Maliqi, Fatmir Rizvanolli, Faik Nahi, Jusuf Gacaferri, Isa Haxhiu, Zeki Loxha, Mehdi Rraci, Abdurrahman Grapci, edhe dhjetëra inxhinierë tjerë ishin themeli i modernitetit inxhinierik të viteve 1955-1990 (Termocentralet, Elektrokosova, KOSTT, Trepqa, ndërtimtaria, autorrugët…etj).

Doktorët, dentistët dhe farmacistët:
Ali Sokoli, Xheladin Deda, Daut Mustafa, Rifat Ymeri, Shaban Geci, Musa Haxhiu, Bajram Gojani, Sami Haxhibeqiri, Simë Dobreci, Sami Mejzinolli, Reshat Opoja, Izedin Osmani, Abdylatif Fusha, Fehmi Henci, Adem Devaja, Talat Pallaska, Ymer Ramadani, Nysret Ramadani, Xhemail Ahmeti, Sahadete Mekuli, Hysen Ukmata, Talat Gorani, Ramiz Krasniqi, Shaban Merovci, Xhemail Hyseni, Hashim Maloku, Selim Krasniqi, Jusuf Rexhepi, Muazeze Jusufi Karahoda, Gani Efendia, Muharrem Gashi, Emine Gashi, Osman Imami, Orhan Kubati, Muharrem Kutllovci, Durmish Celina, Shefqet Berisha, Binak Kastrati, Riza Binishi, Zejnel Kelmendi, Mehmet Begraca, Gazmend Shaqiri, Nexhdet Kryeziu, Hajredin Ukelli, Izet Hima, Skender Karahoda , Irfan Spahiu, Qamil Haxhia, Sahit Maliqi, Zylfi Azizi, Asene Luci-Agaj, Xhelal Xhibo, Beqir Lupqi, Sherafedin Mustafa, Mentor Disha, Syhejl Salihu, Refik Ramku, Besim Sllamniku, Halim Prekadini, Ali Thaqi, Ali Zatriqi, edhe dhjetëra doktorë, dentistë, farmacistë tjerë, ishin themeli i mjekësisë moderne 1955-1990.

Doktorët me punën e tyre fantastike kontribuan në shëndetin, jetëgjatësinë, dhe në rritjen numerike të kombit Shqiptar.

Ka edhe shumë doktorë dhe inxhinier tjerë të lindur afërsisht në vitet 1920-1940…. që kontribuan jashtzakonisht shumë për kombin Shqiptar në Kosovë.

Doktorët dhe inxhinierët me punën e tyre të jashtzakonshme shkencore ishin ngadhnjimtarë ndaj rrethanave të sistemit okupues dhe komunist 1945-1999.

Të gjithë këta shkencëtar kanë pasë mundësinë dhe ofertat të punojnë jashtë Kosovës, dhe jashtë ish RSFJ-së, por vendimi i tyre ishte të punojnë në Kosovë, si gjenerata e parë e doktorëve dhe inxhinierëve të cilët e themeluan kosovën moderne.

Disa nga këto personalitete të doktorëve dhe inxhinierëve kam pasë nderin dhe fatin me i njohtë personalisht duke i falenderuar prindit tim, dhe punës time në adminstratën e universitetit të Prishtines, si dhe duke qenë pacient i disa prej këtyre doktorëve.
Ndërsa shumë nga këta emra i gjeta duke shfletuar dy vëllimet e fjalorit enciklopedik të ASHAK (2018).

Gjatë shfletimit të fjalorit vërejta se mungojnë qindra personalitete të shkëlqyeshme të kombit shqiptar në Kosovë.

Ndërsa ishte befasuese dhe dëshpruese çë ndër figurat e listuara të fjalorit enciklopedik kishte edhe personalitete sikurse kryetari i njësive qetnike serbe të luftës së dytë botërore Drazha Mihajlloviq, i cili absolutisht nuk ka kurfarë relevance në historinë e kombit Shqiptar në Kosovë.

Ndër personalitetet dhe ngjarjet e listuara kishte qindra figura tjera dhe fenomene çë absolutisht s’kanë rëndësi për kombin shqiptar në Kosovë, ose për kombin shqiptar në tërësi.

Enciklopedia e ASHAK duhet të mirret kryesisht me individë dhe ngjarjet të lidhura për kombin shqiptar në Kosovë, si dhe me personalitetet botërore çë kishin influence pozitive në kombin shqiptar në përgjithësi.

Ky fjalor enciklopedik i ASHAK, është i pasaktë, lajthitës dhe dezinformues ndaj lexuesit, sepse mungojnë personalitete të merituara, dhe ka figura të listuara pa asnjë relevancë historike për kombin Shqiptar në Kosovë dhe në përgjithësi për kombin Shqiptar.

Besim Prishtina
Gusht 2025

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.