7.5 C
Tirana
E hënë, 26 Janar 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj DËSHMI TË VITALITETIT TE FOLKLORIT TONË

DËSHMI TË VITALITETIT TE FOLKLORIT TONË

0
Mirdash Pupa

Mirdash Pupa, studiues

(Meditim për librin “Bukurzana dhe Vajzat e Qytetit”, përralla dhe ndodhi gazmore nga shkrimtari H. Kobellari.)

Çdo shkrimtar i mirëfilltë është përrallëtar. Shkrimtari i
vërtetë vetvetiu është përrallëtar i madh.”
Moikom Zeqo

1.

Kur mora në dorë dy librat e fundit të shkrimtarit Hysen Kobellari, provova një ndjesi të këndshme. Ndjesi e ndryshme nga ajo që provon njeriu kur merr një dhuratë çfardo. Ndjesi mirënjohjeje dhe obligative. “Qershia zemërbardhë” është një rrëfenjë kuptimplote për fëmijë dhe jo vetëm, ku sintetizohen ngjarje, personazhe, ndjenja e mendime të epërme të shkruara në dhe për “… një vend të bukur me emrin Shqipëri.”. Duket si një përrallë, por i kapërcen caqet e një rrëfimi skicor e tregimtar; është një deklaratë dashurie për jetën, nga fillimi, deri në fund të saj …

Ndërsa “Bukurzana dhe Vajzat e Qytetit” është një shportë e madhe me xhavahirë, e bukur dhe plot vlera, ku sëriten përralla dhe ndodhi gazmore, me burim krijmtarinë gojore të popullit tonë dhe me krijimin artistik të përrallas bashkëkohore me bukuri estetike pikante, me mesazhe filozofike të hapura dhe të fshehura …

2.

Pasi autori i këtyre librave të këndshëm, shkrimtari Hysen Kobellari më kërkoi të jepja ndonjë mendim apo përshtypje për to, pas leximit, unë u detyrova ta lexoj edhe njëherë librin “Bukurazna dhe Vajzat e Qytetit” dhe i dërgova shënimin e mëposhtëm :
“ Mirëmbrëma i nderuari Hysen…!

Mbarë, kjo Vjeshta e pare !… E rilexova për së dyti rrëfenjën- përrallë me titullin kuptimplotë “Bukurzana dhe vajzat e qytetit”. Nuk po nguroj të shpreh admirimin, duke shtuar, më pëlqeu. …ke një fantazi përshëndetëse…

E merr për dore fëmijën- lexues dhe e shëtit mal më mal, shteg më shteg duke i dhuruar mësime tejet moralizuese. …nuk ke rendur të shpikësh vende. Ke shfrytëzuar bukur toponiminë, që e njohim. Ke meritë,se gjuha është e kulluar, e pasur. Shumë herë si narator përpiqesh të jesh sa më pranë Botës së fëmijëve. Me shumë finesë ke evidentuar çka të bukur folklori ynë. Rrëfenja ka një bosht qendror, rreth tij vërtiten Zanat e malit, japin dhe marrin me njëra tjetrën, duke ruajtur individualitetin. Bukurzana. Emri, në fjalë i veçantë. Një fjalë e përbërë, togfjalësh, por bukuria qëndron, sepse ke nxjerrë ndajfoljen përpara emrit. Tingëllon si një melodi që ke dëshirë ta dëgjosh… gjithçka ndodh në natyrë. Përmendet një pjesë e Universit.

Gjithësia është pa anë dhe pa fund. I falemi Diellit, që është, jo vetëm burim dritë, por, që, pa të, bota do ishte tjetër gjë. Hera – herës, jep mësime edukative dhe moralizuese. Fjalë të urta të popullit tonë gjen shpesh dhe bukuria është se i përshtat me situat e ndodhura. Për ilustrim: “Gjithkush në këtë botë dyshon sipas mënyrës së vet.” ( Faqe 19). Figurat letrare të përdorura me kursim.

Lexoj: “Bilbilat prisnin prej ditësh, që të binte shi,se vera atij moti kishte qenë shumë e vaptë dhe se atyre po i thahej goja për një pikë ujë, që të vazhdonin këngën e tyre të pandërprerë ” Kisha dëgjuar për një Bilbil Gjyzar në mote e vite të shkuar… E ke bërë personazh të përrallëzës – rrëfenjë si të gjallë, të vërtetë, me shumë lezet. Të lumtë pena!

Pastaj. MUJI dhe ZANAT… Tek këngët e sotshme shqiptare. U mëkuam me ato legjenda të pavdekshme, pjesë e ashtit tonë jetësor… Por, ja që na i ke sjellë për t’i mbajtur mend, se janë vërtet p e r l a … Libri yt me përralla, skica e rrëfenja burimore vërteton edhe njëherë vitalitetin e folklorit tonë të mrekullueshëm, që përtërihet e ndriçon kur bije në dorë të mjeshtrit, i cili e dashuron fort atë …

Vini re bukurinë e kumteve të mëposhtëm, që të lidhur saktë semantikisht shfaqen me një brilantizëm të pashoq: “Zanat e malit janë bekuar nga Zoti, që të jenë shumë pjellore, të kenë shumë fëmijë; atje ku ka shumë fëmijë gjithçka shkon mbarë, gëzimi është i pranishëm kudo; natyra qesh,të gjitha gjallesat ngazëllehen, jeta merr kuptim të plotë…” (Faqe 15). Kënaqësi për sa shkrova.

Dita e parë. Vjeshtë e parë.
Nga Dash PUPA. Vendlindje

3.

Në thelb përralla është një manifestim i dëshirës së porsapjekur të një kulture për të emëruar dhe konceptuar vendin e saj në kozmos. Ajo kështë korrnizë narrative me vision të gjerë, me simbole të fshehta dhe të hapura; përrallat janë interkulturore, simbole të identitetit të vet. Të moshuarti u flasin fëmijve dhe të rinjve përmes përrallave, skicave, tregimeve. Këtë natyrë ka libri i ri i shkrimtarit H.Kobellari “Bukurzana dhe Vajzat e Qytetit”, me përralla dhe ndodhi gazmore.

Kemi të bëjmë me përtëritje të një tradite të pasur të shkrimtarëve tanë më të suksesshëm, që e kanë ngjyer penën në gjakun e pashtershëm të folklorit shqiptar, aq vital, të pasur e frymëzues.

I juroj shkrimtarit krijmtari të begatë e suksese; e pastë penën gjithmonë të blertë !

Dërgoi për publikim, Hysen Kobellari

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.