Demontimi i Shtetit

0
Skënder Mulliqi

Skënder MULLIQI

Shumë do të dëshironim të kemi “Ditën e të Ardhmës Shqiptare”, apo “Ditën për një Shtet Stabil të Kosovës”, por të cilat aktualisht nuk po i përceptojmë sa duhet. Pse e thëmë këtë, sepse ende nuk po luftojmë të kemi shtet demokratik dhe të zhvilluar ekonomikisht. Akterët tanë të politikës në vend të ndërtimit të shtetit, shumë e demontuan ate, nga mos dija, duke mos ndërtuar institucione kurrë stabile. Jo që nuk është bërë asgjë në Kosovë, por është fakt që ka mundur të bëhët për këto 22 vite, të shtegtimit në liri, shumë më shumë.

Mbetem pa Shengen viza, mbetem të varfëruar dhe të pa evropizuar edhe pse Kosova është në zemer të Evropës. I gjithë aparati shtetëror ra në duar të atyre që e rrezikuan seriozisht edhe statusin politikë të shtetit. Kjo po na përplasët fuqishem për koke. Ne optikën e gjithë kësaj, në kuptimin politik të fjalës kemi dy grupe themeltare: në ata që e drejtuan shtetin, e nuk e mbrojtën mirë, dhe në grupin e dytë kemi, shumicën të cilët po kërkojnë më ngulm që mos të rrënohet shteti. Secili prej nesh duhet të kemi qëndrime pozitive nese vërtetë e duam shtetin.

Shteti nuk duhet të na vjen si metafoforë, të na bëhët për një çast banane, për një rast tjetër mish tryeze, dhe ndonjë rast të tretë – leshë i Marisë?! Nga pa shkathësitë tona, shumë çka po shkatërrohet në vend që të ndërtohet edhe atë mirë. Makinacionet e ndryshme korruptive, kan bërë që jeta të bëhët jo e mirë për shumicën, e disa fatkeqë edhe po merren më kontenjera. Ne çdo shtet demokratik ku ka një gjendje të tillë, qeveritë shkojnë në shtëpi. Ne Kosovë po të shpërthen flaka të shprehem në mënyrë figurative për të katër anët, pesë para si jap kush?!

Qeveritë e deritashme ishin më shumë qeveri të pa afta për t’i avancuar proceset përpara. Asnjë formacion politike nuk e dha provimin e shtëtndërtimit dhe mirëqenjës si duhet. Sikur u orkestrua gjithëçka për përfitime përsonale, që është jashtë çdo logjike të shëndoshë! Nuk kemi guxuar të luajm bixhoz më vlera, nuk kemi guxuar të luajmë më gjakun e mijëra dëshmorëve të kombit, të cilët sot pushojnë gadi në çdo cep të Kosovës. Sikur po vjenë në shprehje një thënje e huaj ”Shteti është fatkëqësi kur ekziston”. Kjo logjikë ka ardhur koha të ndryshohet pozitivisht në Kosovë, e që shteti të gjithëve të na bëhët Krenaria dhe Lumturia Jonë…!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.