Shumë ka vuejt populli n’vorfni,
Hem pa tokë hem pa shtëpi
Tuj jetue qysh asht ma zi
Hem pa shkollë, hem pa liri.
Si për shëmbull për me i marr
Në Kosovë – popullin shqiptar
Sa ma larg me i largue
Për Turqi të gjithë me i çue.
Kur ka mbrrijtë shqiptarët në Turqi
I kan çue në Anadolli,
Kanë kujtue që po i çojnë n’Stamboll,
I rrou dreqi në Anadoll
Në shkretinat e Anadollit
I vraft bumja e atomit.
Ja u kanë dhanë ka nji kolibë t’keqe
E marueme prej teneqje,
Kah po rrëxohet dhe pa pastër
A jetohet n’kolibë me llastër?
Këtë e ka provue çdo shqiptar
Të gjithë ata që jan kon’ kosovar!
Nji familje, po e marrim shëmbull
S’ka nevojë m’i përmend me emër,
N’ Kosovë ju hupi krejt pasunija,
Shiten tokë e shitën shtëpija
Ju than’ shkoni se ja u jep Turqia.
O këta ishin çift o i ri
Vajzë ju lind i pari fëmij
U gëzun shumë, sa nuk dijtën,
Emnin vajzës Ajshe ia ngjitën,
U rrit Ajshja sa për nami,
Babs’ e nons’ ftyra drietë ju ban.
I bani vajza gjashtëmdhetë vjet
I shkojke shtati veç përpjetë,
Ju bâ trupi si pehrri,
Gojën e vogël, sytë e zi,
Ju bân vetullat por si shigjeta,
Flokt’ e saj ne dy gërsheta,
Babs e nons ju shtojke jeta
Ani se i kishin hallet e veta.
Kishin halle, e kijshin mall¨
Ju dokte Ajshja sikur djal’.
Nji ditë prindëve ju ka kallxue
Unë të axha po du’ me shkue
Shumë m’ka marrë malli për ta
Ka shumë vjet qe s’i kam pa!
Sa ju tha lamtumirë,
Baba i dha një amanet t’mirë:
Ec moj bijë rrugës, jo n’hendeqe,
Se dikund asht rruga e keqe
Rrugë e largët e ka shumë leqe,
Tymermeqi prindtt e mi
Do t’i veshi tirqit e zi,
Pa u martue unë do t’rri
Tybe n’marr naj tyrqeli
Me ta gjakun se përzi
M’i zatetë naj djal shqiptar,
Me pikë t’qejfit e kisha marr.
Lamtumirë ju prindet e mi,
Mos merziti do ditë do të rri,
Se nuk m’lshon axha me u kthy,
E ju rrini pa vezvese,
E muarr n’dorë vetëm nji qese.
Shkonte rrugës kryelartë
Nuk ju dukte Stamoli i largt’
Dikur mbrrini në Staboll,
Aty pau popull boll,
Ecte Ajsha si krenare,
Me kujdes nëpër trotoare,
N’rrugë plot kerre e automobile,
Po e ngucën do kopila,
E ja thanë do fjalë për marre,’
Ecte Ajshja si krenare,
Kur e pan’ se nuk po ndalet,
Ata dreqen s’ja ndalen fjalët,
E ja thanë do fjalë të ndyera,
Sikur gjaku ju bo ftyra
Atëherë Ajshja o trullue pak,
Gabim hini nji qorrsokak.
Qorr sokakun e shitoft shita
Shpejt ka has’ në do bandita
Prej veture t’katrit janë dalë
Jan mundue m’i bind me fjalë.
Ç’aq të poshtër turqelitë në veturë me zort e kanë qitë
Kur malësorja nuk koritet,¨
Gjaku im si ujë nuk shitet,
Në surrat e kqyr shoferin,
Me qellim e ndalen kerrin,
Po dojnë Ajshës me ia hyp nderin,
Pak ma ngat e afruen kerrin,
E shka Ajshes i shkojke mendja,
Me dhunë n’kerr e kanë shti mbrenda,
Menjiherë vetura treti,
Kur janë dalë jashta qyeti
Edhe nji herë e kanë mundue,
T’mjeren vashë me e çnjerëzu’,
Po kurqysh nuk o dorëzu’.
Kur Ajshja s’dijti çka asht frika – Kriminelat e therin me thika
Atëherë t’katërtit thikat i kanë nxjerrë
Për me thika po dojnë me therë!
Kur e kan pa se s’po b indet çika
I kanë ta katër herë me thika
Katër thika përnjiherë,
Në disa venda e kanë therë
E m’loi gjaku përnjiherë
Ja banë shoshë trupin e mjerë,
Ju dridh buza e lëshoi kokën,
Plot me gjak e lau tokën,
E lëshoi shpirti si tuj keshë
Vdiq malësorja o more beçareshë.
Ngjarjen e kanë pa shumë njerëzia,’
Pa u vonue erdh’ policija,
E kanë lajmërue familjen të shpija.
Prindve të vajzës ju kan lajmërue,
Nisen t’mjerën me e vajtue.
Qoftsh i poshtër, o tyrqeli
Katër vet m’i vra një pehrri!
E mjera nona Ajshe ti,
Menxi nona t’ka rrit tye,
Bija lokës, hajmede,
Ruejte nderin e shkove vet,
Hallall t’qoft ke bo gajret
Ke luftue me katër vet.
Hallall bona ti moj bi’
Pak fajtor jemi për ty,
Lam Kosovën si Engjëllushë
Turr armikut i kem’ hy n’gushë!
O gjithmonë duhet m’i dijtë,’
Ç’aq të poshtër janë turqelitë!
Shënoi: MH


![Hysen Ibrahimi[1] – Kritikë letrare mbi disa poezi të autorit Bahri Shyti, nxjerrë nga libri i autorit. Bahri Shyti - Kujt t'i besoj](https://fjala.info/wp-content/uploads/2026/04/bahri_shyti-kujt_ti_besoj-218x150.webp)





![Hysen Ibrahimi[1] – Kritikë letrare mbi disa poezi të autorit Bahri Shyti, nxjerrë nga libri i autorit. Bahri Shyti - Kujt t'i besoj](https://fjala.info/wp-content/uploads/2026/04/bahri_shyti-kujt_ti_besoj-100x70.webp)


