Kaltërina Meka
Shoqata e Artistëve Shqiptarë në Kroaci – DEA ka botuar Antologjinë ndërkombëtare “Me dashuri, Dea 6” për vitin 2024
Konkursi letrar ndërkombëtar, për antologjinë e gjashtë letrare të diversitetit kulturor, zgjodhi punimet letrare 140 autorëve në mesin e të cilve janë prezantuar edhe disa autor nga Shqipëria dhe Kosova.
Ndër autoret që janë përzgjedhur është dhe autorja e re nga Kosova Dea Halimi. Për Dea si pesëmbëdhjetë vjeçare ky është prezantimi i dytë në antologji ndërkombëtare, pas asaj në Mal të zi me 2019.
Dea Halimi (e lindur në Prishtinë me 04.10.2008), një talente e re merret me shkrime letrare që nga mosha pesë vjeçare. Librin e parë e botoi në moshën gjashtë vjeçare. Horizontet e saj nuk mbetën pa u hetuar në këtë libër i cili i tëri iu kushtohet shkronjave të alfabetit të gjuhës shqipe. Për secilën shkronjë ajo thuri nga një tregim të shkurtër nga jeta e saj e përditshme. Pikërisht kjo bëri që tregimet të janë të çarta dhe të kenë ngrohtësi të veçantë. Ky qe fillimi befasues të cilin ajo e dëshmoj edhe më bindshëm me librat që ajo i shkroi në vazhdim:
1. “ Yjtë farfuritës” tregime, botuar nga shtëpia botuese “FAD” Prishtinë, 2014
2. “Princesha e Dardanisë” tregime, botuar nga shtëpia botuese “FAD” Prishtinë, 2015
3. “Gishtoja” novelë, botuar nga shtëpia botuese “FAD” Prishtinë, 2016
4. “Lepuri lazdrak” novelë, botuar nga shtëpia botuese “FAD” Prishtinë,2017
5. ”Muzika e agut” poezi, (kushtuar alfabetit të gjuhës shqipe), botuar nga shtëpia botuese “FAD” Prishtinë, 2018
6. “Mbretëresha e Ishullit të Kaltër”, tregime, botuar nga shtëpia botuese “FAD” Prishtinë, 2019.
7. “Kroi me sy prilli” tregime, botuar nga shtëpia botuese “FAD” Prishtinë, 2020.
8. ”Kepi i Redonit” roman për fëmijë dhe të rinj, botoi, “FAD” Prishtinë, 2022
9. “Libri i Zanës së kuqe” Andrew Lang, tregime për fëmijë, përkthyer nga gjuha angleze, botoi “Asfodela” Prishtinë 2023
10. ”Guaca e artë” poezi, botuar nga shtëpia botuese “FAD” Prishtinë, 2023
11. “Tregime të lashta nga kodra” tregime përkthyer nga gjuha angleze, botoi “FAD” Prishtinë 2024
Ky projekt, për botimin e Antologjisë është mbështetur nga Këshilli për Pakicat Kombëtare të Republikës së Kroacisë dhe Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtat e Pakicave Kombëtare, që paraqet një festë unike të bashkëjetesës kulturore dhe tolerancës.
Veprat e autorit të botuara në 200 faqe pasqyrojnë bashkëjetesën, humanizmin, dashurinë dhe tolerancën, të cilat ishin kriteret kryesore të konkursit. Juria e ekspertëve, e përbërë nga Ljiljana Koci, Gentiane Lleshdedaj dhe Nera Karolina Barbarić, përzgjodhi me kujdes veprat për këtë antologji.