Bota intelektuale nuk duhet të “veshet” me kostumet partiake

0
Bedri Hamza

Në vend të debatit

Një popull që di të nderojë botën intelektuale të vetën, nuk ka arsye të brengoset për të ardhmen. Kështu është thënë në të gjitha studimet shkencore të fushës historike, socilogjike, politike e të diplomcisë në hapësirën e shkrimit në botë.

Për shkrimin tim, u bë si shkas T7 në Prishtinë me të ftuarin Bedri Hamza, kanditat i PDK-së për kryeministër të Kosovës, ku morën pjesë gazetarët Mirena dhe Syla, ku u shtruan në debat shumë çështje aktuale në dritën e slloganit të kësaj partie “Kosova mundet më mirë”!

Në emisionin “Pressing” dhe tema e përmendur më lartë,mugoi paraqitje e Sadri Ramabajes, i cili në të gjitha emisionet në këtë medium erdhi e debatoi me kravatën e kuqe për temat e përzgjedhura nga redaksia T7 në Prishtinë.

Pse nuk shkove në T7, Sadri Ramabaja dhe përballja me kanditatin për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza…?!

Kujtoj se nuk keni marrë “izë” nga kryepartiaku i VV-së Albin Kurti dhe, synimet tuaja që në këto zgjedhje të merrni “bakshish” trashtë e surles (fjala e popullit) për të zënë vendin e deputetit të dëgjuar të popullit në parlamentin e Kosovës(!).

Mos harroni, Sadri Ramabaja, poqese zgjidhet Bedri Hamza kryeministër, ai do të jetë edhe kryeministri juaj dhe i shtetit të Kosovës tonë…!

Bota intelektuale i takon tërë kombit shqiptar e, nuk duhet të “veshet” me kostumet e partive politike…!

Nëntor, 2024


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.