Kalimi nga monizmi në pluralizëm është ballafaquar me pengesa të ndryshme, ku veçohet me mentalitetin e trashëguar te strukturat udhëheqëse partiake me qasje autokratike, që ka ndikuar me formimin e fraksioneve e më pas edhe të subjekteve tjera politike, ku në këtë aspekt as shqiptarët në Mal të Zi nuk janë përjashtim, dukuri e cila është e dëmshme për subjektët politike, elektoratin votues dhe demokracinë pluraliste
Dr. Nail Draga
Në shoqërinë bashkëkohore në fjalorin politik përdorën terma të ndryshëm, ku veçohet autokracia, e cila është e pranishme në të gjitha vendet e ish kampit socialist. Autokracia paraqet formën e qeverisjes në të cilën i gjithë pushteti qëndron të një person apo të një grupi të vetëm.
Autokracia sinonim për diktaturën
Deri te autokracia arrihet kur individi shfrytëzon pozitën duke iu imponuar të tjerëve sundimin e tij, përkatësisht duke i detyruar në degjueshmëri grupin partiak apo ate qeverisës. Edhe pse thuhet se autokracia është pushteti i një njeriu, është e logjikshme se një funksion i tillë nuk mund të realizohet vetëm, pa pasur mbeshtetje nga të tjerët. Dhe janë të tjerët qe kryesisht janë militantët dhe servilet, duke mbeshtetur autokratin, sepse përmes tij realizojnë objektivat përkatësisht interesat e tyre.
Në praktikë është dëshmuar se kur pushteti kalon në formë absolute të një individ, duke pasur pushtet të pakufizuar, atëherë kemi të bëjmë me diktaturën e cila ka qenë e njohur në vendet e ish kampit socialit. Ne këtë aspekt shqiptarët e kanë përjetuar në mënyrë praktike, ku dallohet ajo në Shqipëri, duke qenë vendi me i veçantë në vendet e ish kampit socialist, me pasoja të mëdha shoqërore dhe kombëtare deri në ditët tona.
Mentaliteti i trashëguar
Duket paradoksale por edhe në pluralizëm në disa aspekte vazhdon mentaliteti i trashëguar nga monizmi. Fjala është për pikëpamjet dhe mendimet e ndryshme të prezantuara në lidhje me subjektet politike apo individet në strukturat e tyre udhëheqëse. Në raste të tilla madje edhe kritika më konstruktive dhe e argumentuar nga individet e ndryshëm është e papranueshme për liderët apo pjesëtarët e stafeve të tyre drejtuese.
Madje qasjet e tilla cilësohen të rrezikshme sepse nuk janë në favor të vizionit të tyre, ku nga një qëndrim i tillë janë paraqitur fërkime të brendshme të subjektet politike. Dhe nga një mosdurim i tillë të gjithë jemi dëshmitarë të krijimit të fraksioneve politike të cilat më pas kanë çuar në formimin e subjekteve të reja politike. Pavarësisht së një numër i subjekteve të tilla janë minore dhe pa ndonjë ndikim në jetën politike, ata janë bërë pjesë e mozaikut të përgjithshëm politik në mjediset përkatëse.
Autokratët pengesë e ndryshimeve
Një veprim i tillë nuk ka dilemë se krijon huti të elektorati duke e dobësuar ate, por edhe zvogëlon potencen politike të subjekteve më të mëdha. Nga ana tjetër, veprimi i tillë i legjitimitetit të këtyre subjekteve minore i mundëson gjithnjë veprimin autokratik i individëve udhëheqës. Kështu me largimin e individeve të tillë të cilët quheshin si të padëgjueshëm i hapnin mundësi liderit partiak të vepronte në mënyrë autokatike pa shqetësime. Nëse një veprim i tillë është shpëtimtar për liderin e tillë duke mbetur aty ku ishte më parë, ai është i dëmshëm për qytetarët, proceset demokratike dhe elektoratin votues në veçanti.
Rënia e mbeshtetjës politike nga qytetarët duhet të jetë dëshmi e mjaftueshme për të kuptuar se liderët e tillë autokrat janë shkaktari kryesor të humbjes së subjektëve politike ku ata drejtojnë, ku rasti i LDMZ është shëmbull tipik i dështimit politik, të shqiptarët në Mal të Zi.
Fatkeqësisht ky formulim vazhdon gjithnjë të jetë prezent për lideret autokratik, që janë bërë pengesë reale e ndryshimeve pozitive në skenën politike pothuaj në tërë hapësirën etnogjeografike shqiptare.
Klasa e re politike
Me vendosjen e pluralizmit në Mal të Zi nga viti 1990 u mundësua që në skenën politike të paraqiten individë të rinj të cilët filluan të jenë sinonim i klasës së re politike. Por, në mungesë te përvojës politike dhe joshja ne pozitat qeverisëse dhe qendrimi autokratik në subjektët politike ndikoj në formimin e frakcioneve dhe formimin e partive të reja politike. Shqiptarët në Mal të Zi, ndonëse janë numërikisht të pakët, për kah numri i partive politike veçohen në regjion, që nuk është në favor të shqiptarëve në këtë mjedis. Mos arritja e koalicionit të përbashkët me një list zgjedhore në zgjedhjet parlamentare, jo vetëm në zgjedhjet e fundit parlamentare është dëshmi e animozitetit dhe interesit personal e jo të elektoratit votues shqiptar.
Mandati i kufizuar
Angazhimi në politikë me mandat të kufizuar paraqet hapin e parë të demokracisë pluraliste duke iu mundësuar edhe të tjerëve të jenë pjesë e politikës vendore apo qendrore dukuri e cila duhet të praktikohet edhe në vendet e ish kampit socialist, e jo duke mbetur peng i mentalitetit autokrat qe është i pranishëm edhe të shqiptarët me pasoja shoqërore.
Pikërisht nga një qasje e tillë, udhëheqja e partive politike me individë të njëjtë apo grupe individësh rreth tyre dekada me radhë, dëshmon privatizimin e tyre dhe pengesë për ndryshime ne avancimin e çështjeve që kanë të bëjnë me barazinë qytetare e nacionale të shqiptarëve në Mal të Zi.
Frigë nga konkurrenca
Nga ana tjetër jemi dëshmitarë se angazhimi i individëve të përgatitur profesionalisht, të guximshëm dhe me autoritet shoqëror ka qenë refuzues nga udhëheqësit e partive politike, sepse iu janë friguar konkurencës dhe autoritetit të tyre.
Ne këtë aspekt pengesë vazhdojnë të mbesin udhëheqesit partiak autokrat, të cilët nga individë të tillë shohin rrezikun e tyre, andaj angazhohen që pranë vetës të kenë të degjueshmit si me të përshtatshëm, duke eliminuar vlerat profesionale e meritokracinë dukuri e njohur në spektrin e gjerë politik.
Askush nuk është i përhershëm
Përfundimisht politikën, përkatësisht angazhimin politik duhet trajtuar si dukuri të përkohshmë me mandat të kufizuar, sepse në sajë të zgjedhjeve ndryshojnë raportët në skenën politike e me te edhe në qeverisje, ku çdo individ i përgjegjshëm duhet të reflektojë se askush nuk mund të jetë i përhershëm, andaj duhet ti rikthehet e përkushtohet profesionit, si kudo në vendet demokratike europiane. Ndërsa e kundërta ndodhë me vendet me demokraci të pakonsoliduar, që nuk është në favor të demokracisë pluraliste.
(Gusht 2023)