A po jemi të përçarë në momentet më delikate të ekzistencës si shtet?

0
Albini - Lumiri - Memli - Ramushi

Skënder MULLIQI

Kur një shoqëri e drejtojnë rrënuesit e politikes, ajo humb kuptimin, jumb vlerat dhe çdo stabilitet. Qe 25 vite në vend që të ndërtojmë sisteme të qëndrueshme, ku shteti mbahet mbi këto shtylla, sigurisht që vijmë në një dergje shumë të ligë. Këta njerëz të politikë po na rrezikojnë ekzistencen si shtet. Qe shumë kohë nuk po ndërtojmë të ardhmen, nuk pom kemi progresivitet. Nuk po vijmë deri të pika e ndryshimit, deri të realiteti i kërkuar. Nuk kemi marrvshje shoqërore dhe politike, për të bërë progrese në të gjitha sistemet e jetës dhe të punës. Kështu po kalohet nga zgjedhjet në zgjedhje më refrene të përseritura, më njerëz që nuk dinë dhe as që po dëshirojnë demokracinë dhe lirinë. Nuk ka ide të reja, nuk ka vizion dhe Kosova po futet në kriza përmanente ekonomike dhe institucionale.

Nuk po lejohen ndryshimet përmbajtësore të klasës se re politike nga klasa e vjetër e korruptuar, e cila luftën për pushtet nuk e ndali asnjëherë. Nuk po formohen organet e reja të shtetit edhe pas herës se katertë që është presedan i llojit të vet. Partia fituese e zgjedhjeve e ka të drejtën e nominimit për krykuvendar kënd të dëshiron, e jo kanditati të dalë sipas deshirës të humbësve të zgjedhjeve. Shtrohet pyetja logjike, çka po i pengon opozitën që për kandidate të jetë Albulena Haxhiu? Pse po humbet njerëzorja, në momentet kur mund të rrëshqasim keq si shtet. Të ngritet vetëdija që ti bashkojmë forcat për të krijuar institucione stabile aq të nevojshme në hapësirë dhe në kohë.

Kjo na kthen të ajo së mungon arsimimi dhe kultura politike të shumica e kuvedarëve, siç ka munguar krejtë pas luftën. Çdo pushtet duhet të vendos prioritetin e pergjithshem para çdo interesi përsonal, siç edhe po luftohet edhe tash. Arsimimi dhe kultura e mjaftueshme politike, po na mungojnë, dhe ko po bënë që një kategori e njerëzve të politikes mos t’i përmirësojnë gabimet. Nuk është kurrë vonë për një zgjim të ri, por po ekzistojnë dilemat, fuqia dhe dëshirat që vërtetë të zgjohemi. Të flakët logjika e sundimit mbi njeri-tjetrin dhe sundimit të përgjithshem. Nëse skena jonë politike vazhdon të mbetet e përçarë, nuk do të mbetet asgjë nga substance e shtetëndërtimit dhe të mirëqenjës. Po sillemi në rrethin vicioz, pa strategji të përhershme për dalje nga krizat institucionale.

Humbje e madhe është kur gjenerata të tëra po rritën në degradim konstant, në degradinm të çdo vlere. Ajo po jeton në frikë për të nesermën e saj. Po jemi të përqarë në momentet më delicate të ekzistencës si shtet, por edhe si komb. Populli nuk ka mundësi në pa kufij të qëndron indiferent apo spektator ndaj asaj që po ndodhë. Po i nënshtrohemi rrenave dhe manipulimeve. Këtyre opstrukcioneve politike duhet përfundimisht tu thëmi – Mjaft. Qytetarëve ju interesojmë zgjidhja e problemeve kruciale, që të mbajmë ezistëncen si shtet, e jo ringishpilli i kuvendarëver në Kuvend.

Nuk bënë të mbetemi në mëshirën e partikracive të cilët po marrin vendime për fatin tonë. Sikur po besojmë që ata ekzistojnë për ne, e jo që ata ekzitojnë për ne. Ndoshta kjo është rasti i fundit që që mos të lejojmë të nëpërkëmbëmi si shtet. Mjaftë është bërë të jetojmë në terrin kapadajive të politikës, të cilat në kanë bllokua edhe trurin më marrezitë e tyre opinionit public dhe para botës demokratike. Të shpresojmëe që të kalohet kjo hallakamë në Kuvendin e Kosovës, të cilin e kan shëndrruar në cirk. E kur të kalon e gjithë kjo, pa vonesë të mëndojmë mirë për rrugën tonë, se vazhdimisht me dështime nuk shkon më…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.