Ju vetë po i largoni shqiptarët more zogj kurvash! More psikopatë!

2
Rama - votat

Arben Çokaj

Që nga viti 2004 jam kthyer e rri kryesisht në Shqipëri, në Malësi të Madhe. Mbi 20 vjet. Sapo u fikën dritat, moti i mirë, dita me diell! Jam si gjithnjë në kompjuter, po punoj! Fap, ikën dritat, kompjuteri fiket e ti rri si bole!

Si bëhet biznes kështu në këtë vend?! Në sfond më del kryebostani i vetëkënaqur për miliardat që i ka vjedhur këtij populli, e si Orwell 1984, me fushën e gjelbër në sfond, vazhdon dhe i rren shqiptarët me hyrjen në BE! Pa standarde nuk ka BE. Bëje BE-në këtu more spurdhjak, atëherë hyr! Por ti as ujin në zjarr nuk e ke vënë!

Më e keqja është se kjo psikopati ka fituar të drejtën e normalitetit…

Dritat po ua paguajmë, nuk po na i jepni falas! Rregulloni sistemin!

Dhe menjëherë amigdalja ime e irrituar nga fikja e dritave kot së koti shan: “Robtë ku t’i keni! Pse i fikni dritat kot?!” E njëjta histori tash 20 vjet, asnjë përmirësim! Kur doni të bëheni ju?! Apo mendoni se punët që duhet t’i bëni vetë, do ua bëjnë tjerët, OKB. A keni tru në kokë, apo mut?! Dritat nuk fiken, e aq më tepër kot së koti. A jeni në vete?!

Sa herë bie shi apo ka vetëtimë e erë na fiken dritat. Por ato fiken edhe kur moti është i mirë. “Për shkak të riparimeve” – thonë. Rrjeti është që në kohën e Enverit, nË 35 vjet kanë bërë përmirësime, por jo në gjithë vendin.

Kur u ktheva, kisha një kushëri te ndërmarrja elektrike dhe i thashë, “si kështu?” “Këtë miell kemi, e këtë brum bëjmë” – më tha. “Po ik o vëlla”, i thashë, “lëshoja një tjetri, që e bën!” Por e njëjta histori vazhdon… ‘Racat e ulëta nuk mësojnë nga përvoja’ – thotë Le Bon.

Këtë psikologji kanë edhe shumë vajza shqiptare, mendojnë se burrin e jetës nuk duhet ta gjejnë vetë, se ua gjen bota… e mbesin beqare, ose marrin kë t’u dalë në monentin e fundit! Pastaj fillojnë problemet… 90% e grave shqiptare nuk i duan burrat e tyre… I kanë marrë nga halli. As i respektojnë.

Shqipëria nuk bëhet duke e vjedhur e duke abuzuar, por duke filluar me radhë, me ato para e mundësi që kemi, rrugët, dritat, ujin, transportin publik, sigurinë, vendet e punës e promovimin e biznesit, e pastaj kur njerëzit shohin një normalitet këtu, kanë edhe pse rrinë, kanë arsye të jetojnë! Por jo me poshtërsi, me përndjekje, me gjueti shtrigash!

Çfarë mutin u duket vetja o psikopata?! Të përdorësh trurin e t’i bësh punët në rregull nuk është turp, por është dije, vetëdije, civilizim!

35 vjet ky avaz more papakë! A dini të bëni shtet ju? A dini të kaloni nga traumat te shteti normal, që funksionon, apo gjithë jetën me gropa në tru?! 350 vjet pa drita do na lini?! E labvdëroni veten nëpër ekraner se Shqipëria po përparon?! E latë Marta Kosin me gojë hapur duke ia fryrë xhepat për t’iu lavdëruar…


Shpërndan postimin tim në Facebook dhe reagion gazetari shkodran Klajd Kapinova:

Klajd Kapinova - Let's go... Klajd Kapinova

Respekte miku im i vjeter publicisti, perkthyesi dhe intelektuali i palodhur Arben Çokaj me banim ne Gjermani dhe Shqipni

Kur punoja redaktor dhe gazetar (staff writer), per gazeten shqiptaro-amerikane ILLYRIA (hemeluar ne vitin 1991), ne fillim ne Bronx dhe me pas Hotel New Yorker ne Manhattan, NY, cdo shkrim qe shkruaja per komunitetin tone ketu dhe ne shume shtete te SHBA-se, ku kam pas fatin dhe nderin per te udhetuar, jam takuar me emigrante nga trojet e ndryshme etnike shqiptare ku jeten dhe punen e tyre te perdishme e kam pasqyruar ne ne rubrikat e ndryshme.

Asokohe dhe sot te gjithe shkrimet e botuar ne gazete ia dergoja edhe mikut tim Benit dhe ai i botonte ne websitin e tij www.shkoder.net e cila asokohe dhe sot eshte nje tribune e spikatur e publicistikes shqiptare. Aty kishte dhe ka ende sot kritika per qeverite e mbrapshta qe kane sunduar ne emer te “demokacise” poskomuniste qe ne fakt jane 24 karatsh komuniste.

Edhe kur Beni erdhi per vizite ne SHBA, para disa viteve bashke me Dr. Dashin po keto ide dhe kendveshtirme kemi pasur dhe kemi edhe sot. Gazeta Illyria u mbyll si gazete fizike qe delte dy here ne jave dhe sot eshte online pa asnje peshe dhe respekt nga askush qe banon ketu, sepse eshte kthyer ne kopje online tewebsiteve, lajmeve, gazetave dhe revistave ne SHBA, Europe dhe trojet etnike shqiptare kudo ku ka shqptare, duke folur ne emer te tyre pa thene asgje nga vetja…

Ne teresi e ashtequajtura ose e vetequajtura “media” ketu prej disa vitesh ben rolin e b…ylepirjes ndaj qeverive per arsye te kockave pa mish, qe mbijne si kerpudhat pas shiut, qeveri dhe liber pa autoritet dhe respekt qe u japin nje pas nje dhe vit mbas viti regjimet dje personat ne Parlament te Shqipnise dhe Kuvend te Kosoves, qe ndryshojne si kameleoni tek pershtaten ne kushte te reja zhvatjeje, per vjedhje dhe grabitje te reja te popullit te vet ne vendlindje.

E Beni ishte dhe eshte krahu i djathte i kritikeve me sens, kunder tyre dhe kembeve (tentakulave) te oktapodit, qe ne fakt ne Shqipni dhe ketu jane servilet dhe telperdredhur te ashtequajtur shoqata me hije dhe gazetarucet, duke filluar nga qerdhja e komunisteve pas vitit 1991-2024 kur fatmiresisht ajo u mbyll, qe ishte dhe mbeti Zeri i Ameirkes (VOA) deri tek fletushka e murit “Dielli” (1908) te peshkopit te kuq leninist, kleriku ortodoks gjysmak dhe intelektuali perves i rubairave te Omer Kajarmit njifar Fan Stilian Noli, i cili e ka lane me shkrim, se “…nese do te mbes ne histori do te jene vetem përkthimi i Rubairave te O.K.”.

Ja pra kush ishte dhe eshte shtypi komunist dhe gjoja “antikomunist” prej disa dekadash ne SHBA. Te vetmit intelektual solid dhe antikomuniste te vendosur ketu ishin Domenik (Faik) Komica dhe Profesori i Meritur prof. Arshi Pipa, i cili per nga kultura dhe vizioni largpames ishte nje enciklopedi qe ecte me dy kembe…

Beni beri shume per popullin e tij ne Shkoder, duke u hapur mendjen dhe zemren permes www.shkoder.net me Rubrika Fjala e Lire…, por mundi dhe djersa i shkoi dem, sepse ai popull nuk behet sikurse ka thene Fishta, Konica, mendjebrinalti Pipa dhe intelektuali i shquar dhe themeluesi i kishes se pare katolike shqiptare Zoja e Keshilllit t’Mir (sot Zoja e Shkodres ne New York) imzot dr. Zef Oroshi (1912-1989)…

Asht krenar me ken amerikan 🇺🇸

2 KOMENTE

  1. z. Çokaj!

    Ju përpiloni dhe publikoni shkrime relevante (të rëndësisë së veçantë), të cilat – neve lexuesve na zgjojnë kërshërinë për lexim dhe KOMENT.
    Lexova shkrimin e juaj, të ilustruar edhe me foto…
    Nuk dija cilën fjali të veçoja për ilustrim të KOMENTIT, ngase secila është e ndërlidhur me tjetrën m’u si hallkat e zingjirit.
    Ju lumtë mendja dhe ju lumtë dora! Por, mbi të gjitha ju lumtë për guximin!
    Populli ynë i mençur e ka një urti: “Frikacaku vdes përditë, trimi vdes vetëm njëherë!”
    *
    Nuk po mund të ndali mendjen dhe dorën, e të mos e shkruaj edhe këtë: Mendoj se:
    Njeriut, domosdo i nevojitët drita, ndërsa urithit terri!
    Njëherë urithi i vogël e takoj nënën e vet dhe po i thotë:
    – Më beso nënë, po i shoh ngjyrat e krejt botës! Nëna, duke ditur se vogli i saj është i vërbët
    po ia bën:
    – Biri im, më vjen keq që je i bërbët e nuk sheh, por edhe më keq po më vjen që s’po e thua të vërtetën!
    *
    Personazhi i shkrimit t’uaj (në foto) i thotë vetes se tij se është “politikan”- e politikani mendon vetëm për VOTA, ndërkaq burrështetasi mendon për brezin e ri…

    Respekt i veçant’
    për Juve, dhe
    për ata që i konsideron miq të vërtetë!

  2. I respektuari Arben!
    I respektuari Klajd Kapinova!

    z. Arben!Ju feleminderit për publikimin e KOMENTIT!
    Duke shiquar për KOMENTIN tim vërejta se shkrimit ia keni shtuar:

    Shpërndan postimin tim në Facebook dhe reagon gazetari shkodran Klajd Kapinova:

    Nga reagimi i z. Kapinova, veçova këtë pjesë:

    1. Ne teresi e ashtequajtura ose e vetequajtura “media” ketu prej disa vitesh ben rolin e b…ylepirjes ndaj qeverive per arsye te kockave pa mish, qe mbijne si kerpudhat pas shiut, qeveri dhe liber pa autoritet dhe respekt qe u japin nje pas nje dhe vit mbas viti regjimet dje personat ne Parlament te Shqipnise dhe Kuvend te Kosoves, qe ndryshojne si kameleoni tek pershtaten ne kushte te reja zhvatjeje, per vjedhje dhe grabitje te reja te popullit te vet ne vendlindje.

    2. Beni beri shume per popullin e tij ne Shkoder, duke u hapur mendjen dhe zemren permes http://www.shkoder.net me Rubrika Fjala e Lire…, por mundi dhe djersa i shkoi dem…”
    Ju lumtë z. Kapinova
    *
    Sa i përket Parlamentit të Shqipërisë nuk di ç’të thëm, e sa i përket Kuvendit të Kosovës i njejti është SHPËRBËRË më datë 19 nëntor 2025, ndërkaq Presidenjtja e Kosovës znj Vjosa Osmani, më datë 20 nëntor 2025 – në takimin me të gjitha partitë politike, i KA SHPALLË ZGJEDHJET (Votimet) që do MBAHEN MË 28 DHJETOR 2025.
    *

    Respekt,
    IMH

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.