POEZI E PAMBARIM

0
Hajdin Morina

Hajdin Morina

POEZI E PAMBARIM
(kushtuar Arifes, bashkëshortes sime)

Në të dy liqenet ku të kaltërohen netët edhe ditët
Në të dy ujëvarat e Drinit mbi floknajën e gjelbërimit
Në të dy sytë të shoh zgalem e pelikan e të shoh nosit

Të shoh varkë që mund valë e suvalë
Në secilin det të fëmijëve tanë
Që tash ngjiten vetë përpjetë
Shtigjeve të qiellit më afër diellit

Arblinda dhe Arbesa Arbiana Arblindi edhe Era
Nuk janë më si atëherë kur shkruanin në rërë
Mbi shpinën e nxehtë të ranishtës së Durrësit
E ti kishe frikë e drojë
Se mo ikin larg nga çadra jonë

Hyjnor është shpirti i nënave
Dhe fjalët që u dalin nga sytë
Veshur thjesht me dhimbjen
Veshur thjesht me dashurinë

Vetëm e nënave është heshtja e tyre aq e thellë
Më e fortë sesa gjëma e tërmetit
Nga të dridhurat e tokës kur del

Në faqet e qiellit të dy liqeneve që të rrëmbushen shpesh
Lexoj çfarë ka shkruar shpirti i shenjtë gurëve të vjetër
Në papirus e pergamenë e tash vonë në letër

NËSE

Nëse sot sikur dje nuk vë asgjë mbi atdhe
Nëse ti thua vetëm të rënët janë flamuri yt
Keopsi ta bën lavrën e t’i bën krojet gurishtë
Me krahët e kohës sime robinjë bën piramidë

ME PRUSH TË GALAKTIKËS

Me shpëtue nga skllavërimi lirinë
Prush duhet me marrë
Në zjarrin ku ngjizen yjet në galaktikë

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.