4.5 C
Tirana
E shtunë, 28 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj TË GJITHË DUAN TË BËHEN KRYEMINISTËR

TË GJITHË DUAN TË BËHEN KRYEMINISTËR

0
Rama - protesta

Arben Çokaj

Duke parë Ramën – një piktor i dështuar, që vizaton piktura psikotike – që është bërë kryeministër dhe e mban pushtetin me blerje e vjedhje votash, vjedhë e abuzon paratë publike – shpërdoruesi më i madh i fondeve publike në histoerinë e Shqipëerisë, i lind e drejta secilit të pretendojë të bëhet kryeministër në Shqipëeri, duke harruar se megjithatë, për t’u bërë kryeministër i Shqipërisë duhet ë jeshë drejtuesi i një partie të madhe, PS ose PD dhe të marrësh shumicën e votave të popullit. Kjo në parim, se përjashtime ka.

Prandaj për kryeministër aspirojnë:
1. Tik Laspaj, me 1 deputet në Kuvend, ai vë edhe kushte.
2. Arlind Qori – me një deputet në Kuvend, edhe ky vë kushte.
3. Nik Spahiu, pa asnjë deputet, por me formulën e Batonit, e largojmë Ramën, duke larguar Saliun, mendon se mbërrin larg.
4. Agron Shehaj, me dy deputetë në Kuvend, ai ka thënë e nuk ndryshon mendje: “nuk rri me partitëe vjetra”.Të rejat kanë 4-5 deputetë gjithsejt, në 140 deputetë. E sa reale janë pretendimet e tij?! Apo furçë e Ramës?!
5. Barbara Doda – me Shehajn në parti, synon edhe kjo për kryeministre, përderisa merret me politikë. I thua se çfarë shkolle ke? Të thotë se ka kryer shkollë në Kinë… Në fund të fundit, çfarë shkolle ka Rama?!

Pra, këta e të tjerë, që nuk po i fus në listë, nuk po them se ngjajnë si Don Kishoti në pretendimet e tyre, por më afër i afrohen Lumir Abdixhikut, kur me 5 deputetë donte të bëhej kryeministër i Kosovës…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.